•54• ○ Perëndim i ethshëm

1.4K 155 426
                                    


           》Agimi dhe perëndimi i jetës
              sonë është i skalitur në
              zemrën e dikujt tjetër.
                                   - kurtjani__

( Omeri )

Dhoma ishte pushtuar nga nje heshtje e plote, e cila po ndihmonte shikimin tim dhe te Emilyt te perplaseshin mes tyresh heshtur.
Ndryshe nga gjendja ime e brendshme, qe ishte e pushtuar nga nje ndjenje e zhurmshme, krejtesisht antonim i asaj te jashtmes.
Teksa po e shikoja Emilyn, i papermbajtshem vendosa duart e mia pas te pasmeve te saj, teksa po i flisja qete dhe teksa po e terhiqja dale ngadale drejt vetes.

- Me ka marre shume malli. Kane kalur kaq shume kohe nga hera jone e fundit. A mundem ? - i thashe keto fjale, teksa pozicionova duart e mia mbi zinxhirin e fustanit te saj te bardhe dhe teksa po nisja ta zbertheja ate ngadale, deri ne momentin qe Emily u degjua te pergjigjej dhe te nderpriste gjithcka me zerin e saj te embel e te qete.

- Omeri cfare po ben? Plaga jote...

- Shhhhh... Do jete gjithcka ne rregull ...

- Jo nuk do te jete. Plaga jote mund te perkeqesohet, ndaj te lutem as mos e mendo. - u degjua ajo te fliste e vendosur duke nderprere fjalet e mia dhe duke u munduar te largohej prej meje deri ne momentin qe e kapa prej krahut dhe e ktheva drejt vetes i pushtuar nga deshira per te ndjere serisht trupin e saj pran tim.

- Po refuzon ate qe nuk eshte refuzuar kurre me pare. - fola une duke e pare me nje mimike serioze.

- I parefuzuari duhet te dije që "gjithcka e ka nje here te pare". - u degjua ajo te thoshte keto fjale, te cilat ne mendje me rikthyen nxitimthi te njejtat fjale qe une i kisha thene asaj perpara disa javesh.

Pas ketij casti, qendruam pak sekonda ne heshtje deri ne momentin qe u degjua ajo te fliste serisht, teksa po me shikonte hidhur me syte qe i kishte gati ne te qare prej asaj qe po mendonte.

- Ajo plage u shkaktua per fajin tim. Andrea te qelloi apo jo?

- Shhhhh ... Mos fol me per ate qe ndodhi. Ajo iku. U be tani... Eja ! Me ndiq ! - u degjua zeri im, teksa e kapa ate prej dore dhe po e terhiqja ngadale neper korridoret e viles deri ne momentin qe dolem jashte saj dhe ndjeme flladin e fresket te eres te perkedhelte lehte lekuret tona, nderkohe qe syte tane u shperqendruan nga perendimi madheshtor i diellit qe kishte pushtuar qiellin dhe detin me ngjyrat e flaketa dhe me peizazhin harmonik qe pajtohej mjaft mire me gjithcka qe i dilte para.
Ashtu sic po pajtohej me syte, ndjenjat dhe gjithcka tonen.

Teksa po shikonim ate pamje madheshtore, ndjeva Emilyn te me shtrengonte dore edhe me shume dhe me doren tjeter ndjeva te me rrethonte krahun, teksa koken po e mbeshteste lehtazi ne supin tim dhe ngadale po fillonte te fliste qete duke e mbajtur shikimin drejt peizazhit hipnotizues qe po qendronte i afishuar perpara nesh :

- E di cfar me kujton dielli?

- Mhhë ?...

- Me kujtohet hera jone e pare. Mbaj mend gjithcka nga ai agim. Nga ai muzg i ethshem ... - pasi tha keto fjale, ndaloi pak sikur te rikujtonte dhe nje here ato momente dritheruese qe kishte kaluar prane meje ate mengjes dhe me pas vazhdoi te fliste serisht :

- Ate nate per ditelindjen time... U largova prej teje duke menduar se do te ishte e lehte te te harroja, por ndodhi krejt e kunderta ... Edhe pse shkova aq larg prej teje, serisht te ndjeja ne cdo veprim qe beja... Teksa te kujtoja syte me mbusheshin me lote dhe gjithmone filloja te qaja furishem, teksa pushtohesha nga nje ndjenje e erret te cilen nuk mund ta shpjegoj dot me fjale... - nderkohe qe tha keto fjale, ndaloi per pak momente dhe mori fryme thelle sikur te pushtohej serisht nga ajo ndjenje boshe.

- Me mungove shume ! Te lutem mos u largo prej meje ashtu sic bera une. Une nuk do ta bej serisht nje gje te tille. Te premtoj ! - u degjua ajo te fliste me nje ze te qete dhe pas nje casti e ndjeva te me puthte doren teksa po ma shtrengonte fort nga frika se une nje dite do te largohesha prej saj.

Pas fjaleve te saj, po qendroja i mpire duke mos bere asnje veprim, sepse gjithcka qe do t'i thosha do te ishte genjeshtern, ndaj u mundova te ruaja heshtjen per te mos prishur ndjenjat qe ajo po me percillte me zerin dhe veprimet e saj, teksa po vazhdonte te fliste sinqerisht per ato qe ndjente duke qendruar e mbeshtetur prane meje.

- Sa e cuditshme eshte jeta ! Ne mengjesin e dites se sotme mendoja se te urreja me gjithe shpirt, ndersa tani ndodhem prane teje dhe ndjej ate qe kam ndjere gjithmone pas atij agimi. Ndjej nje ndjenje te cuditshme qe ndonjehere me bllokon frymemarrjen, teksa te shoh dhe mendoj e detyruar plot dhimbje se je armiku i babait tim. Do doja me gjithe shpirt qe nje dite gjithcka te merrte fund dhe te mos kishte me trazira ne jetet tona...

- Shhhhhhh... Per ne, tashme gjithcka duhet te mendohet sikur ka marre fund. Duhet ta mendojme qiellin sikur nuk ka me re. Ne fund te fundit, as une dhe as tij nuk vendosem per ato qe ndodhen dhe nuk do te vendosim dot per ato qe do te ndodhin. E ardhmja deshi qe ky te ishte fati yne dhe ne duhet ta harrojme kete per nje fare kohe. Nuk do te ta kerkoj kurre te harrosh te shkuaren tende, sepse atje jane rrenjet e tua, por te pakten perpiqu ta largosh nga mendja ashtu sic do perpiqem edhe une per aq pak kohe sa do te qendrojme ketu. Do te te kerkoj te mendosh sikur ekzistojme vetem une dhe ti ne kete vend te bukur e magjepses. Dua ta jetojme ne maksimum ate enderr te shurter, per te cilen me flisje dikur. Ashtu sic bejne edhe njerezit e varfer me jeten e tyre te shkurter. Te jetojme duke e harruar te ardhmen dhe duke shfrytezuar minutat dhe sekondat e te tashmen.

Ne ato momente po shikoja Emilyn ne sy qe po qendronte gati e perlotur prej fjaleve te mia qe rralle e benin te ndihej ashtu.

Dhe pas atij momenti nxorra ngadale prej xhepit te pantallonave kutine e kuqe brenda se ciles qendronte unaza e argjendte qe karakterizohej perreth nga djamantet e vegjel ne ngjyren gri.

- Omeriiiii !!! - u degjua ajo te fliste e surprizuar, teksa duart i vendosi perpara fytyres, pak me posht syve prej loteve qe po i dilnin nxitimthi dhe buzeqeshjes qe po i mbizoteronte fytyren, teksa po degjonte fjalet e mia dhe po shikonte ate qe une po mbaja ne duar.

- Per te qene plotesisht e imja duhet qe te mbash ne gisht me plot vullnet edhe unazen time. - u degjua zeri im, teksa nxorra unazen prej kutise se kuqe dhe pashe doren e saj te drejtohej drejt dores sime, teksa po qendronte e perlotur perpara te papritures dhe ndjenjave qe po e pushtonin.

Pasi ja vendosa unazen ne gisht, e pashe te shikonte per disa sekonda doren e saj dhe me pas e lumtur duke qare u afrua drejt meje, teksa i vendosi duart e saj mbi shpatullat e mia dhe shqiptoi nxitimthi disa fjale.

- Te dua ! Je lindja dhe perendimi i jetes sime !

Pas fjaleve te saj te fundit nuk rezistova dot me, por e ngrita ne krahe dhe fillova te puthja buzet e saj qe filluan te leviznin mjaft mire mbi ato te miat, teksa dielli po vazhdonte te zhytej dale ngadale, bashke me pasqyrimin e tij te arte, ne detin e kalter duke i lene vendin erresires .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now