•13• ○ Lumturia e së shkuarës

1.7K 178 158
                                    


                》Njerëzit fillojnë të
                   largohen prej teje, vetëm
                   kur në lojë futet leku dhe
                   e terheq drejt vetes atë
                   që dikur për ty mund të
                   jepte gjithçka.
                                       - kurtjani__

( Emily ) (Momenti kur ndodhen ne zyre)

- Emili po te them qe nuk ndodhi gje ate nate. - me tha keto fjale duke u afruar serioz drejt meje.

- Mos u afro ! - fola une me lotet qe me kishin pushtuar faqet teksa po e shikoja ate te me afrohej ngadale.

- Cfare do me shume prej meje? Kam kaq shume dite qe jam e rrembyera jote dhe akoma nuk di arsyen se pse ndodhem ketu.

- Se shpejti do i marresh vesh te gjitha. - foli ai i nxehur teksa s'kishte ndermend ta shkepuste shikimin e tij te eger prej meje.

Ne ate moment u degjua te trokiste dikush ne dere duke ndaluar ate perplasje shikimesh teksa nje mashkull esmer u fut ne zyre.

- Po Brusli !- u degjua Omeri te fliste kundrejt tij .

- Boss, per njezete minuta vijne te gjashta vajzat qe keni blere.
Dhomat vip duhet te boshatisen .
Vajzat qe jane ne gjashte dhomat vip ka ardhur koha qe te kalojne posht ne katin Dark per tu zevendesuar me ato te rejat.

- I rregullojme me vone keto.

- Vlla duhet ti mbyllim tani...

- Flasim me vone po te them !- foli Omeri i vendosur duke e bere esmerin te dilte nga dhoma me fjalet qe i ngelen pergjysem.

Pas atij momenti po mendoja ce ç'drreqin do te ndodhte me mua tashme.

- Edhe un do kaloj posht me vajzat e tjera? - u degjua zeri im teksa po fshija lotet dhe po shikoja Omerin ne sy.

- Jo ... Do vish me mua tek suita ime.

- Si ??? Jo nuk dua . Dua te qendroj vetem.- u pergjigja une e shqetesuar prej fjaleve te tij qe dolen bindshem .

- Nuk ka vend tjeter ku te qendrosh. Nese do mund te shkosh edhe me vajzat e tjera aty posht, ku shitet droge dhe ku... Pastaj kush drreqin je ti qe vendos se ku do te qendrosh? Mos me acaro kot tani ! Do qendrosh ne suiten time dhe mbylle gojen .- foli ashtu i vendosur dhe u drejtua drejt meje i nxehur teksa me kapi nga krahu dhe me bere te ndjeja aromen interesante te parfumit te tij .

Per nje cast ndaloi duke nxjerre telefonin per te telefonuar dike teksa me njeren dore vazhdonte me shtengonte akoma krahun.

- Alo Darvin, lajmero ndonje pastruese te shkoje tek suita ime dhe te pastroje cdo gje.
Thuaji t'i heqi te gjitha mjetet teknologjike dhe mos lere asgje te rrezikshme per nje te rrembyer.

E degjova t'i thoshte keto fjale pa ndaluar.
Me pas ashtu sic me kishte kapur nga krahu, me nxorri ne korridorin ku po qendronte pa levizur bjondi qe me kishte sjelle ne zyren e tij.

- Ejjj Leo . Merre vajzen dhe coje ne suiten time . - duke thene keto fjale me leshoi ne duart e tij.

- Ne rregull Boss.

Pasi bem dy tre hapa u degjua Omeri te fliste serisht kundrejt bjondit.

- Leo... Sot nuk do shkoj ne mense per te ngrene.
Sille ushqimin per 2 persona ne suite.

- Ne rregull Boss .

Pas fjaleve te tij te fundit u larguam nga korridori duke shkuar ne katin e dyte dhe duke kaluar disa dyer te ngjyrave te ndyshme.
Gjate rruges nuk fola fare me bjondin qe po me shoqeronte sepse e dija qe nuk do kthente asnje pergjigje edhe nese do e pyesja per dicka.
Ndaj lashe heshtjen te mbizoteronte mes hapave te shpejta qe benim.

Teksa ndodheshim ne katin e dyte po shihja tri vajza bjonde qe ishin te veshura me te njejtin model fustani, mjaft ekstravagant ne ngjyre roze.
Kuptova se po merreshin me pastrimin e katit te dyte duke mos folur per as nje cast me njera tjetren por duke bere punen e tyre ne nje qetesi te plote.

Pasi arritem para deres se suites qe mbante mbishkrimin " Boss ", bjondi po hapte deren duke perdorur disa kode dhe te njejten karte ngjyre gold qe perdori dhe per suiten vip ku kisha qendruar gjate ketyre diteve.

Sapo dera u hap, pashe nje dhome shume madheshtore dhe ashtu e perqendruar mbi objektet qe mbante brenda, ndjeva kercitjen e deres qe u formua kur bjondi e mbylli ate dhe me la vetem ne ate suite aq te pa pershkrueshme.

Kishte nje krevat te stermadh, te rrumbullaket, i cili ishte i mbuluar nga nje batenie kafe prej pellushi dhe shume e bute.
Perballe krevatit ndodhej nje televizor shume i madh i vendosur ne mur me ekranin e tij te erret sepse ishte i fikur dhe jashte funksionit.
Gjithashtu nje vemendje te madhe terhiqte edhe garderoba e stermadhe tek e cila qendronin brenda gjera te cilat i nevojiteshin Omerit.
Suita karakterizoj gjithashtu nga disa divane shume te shtrenjte ngjyre ari, nje tapet madheshtor i cili qendronte ne mesin e dhomes dhe shume e shume gjera te tjera te lezetshme.
Edhe tualeti ishte goxha madheshtor, kishte nje vaske te stermadhe dhe gjithashtu kishte dhe nje dush te rrethuar nga te katra anet me xham.

Ne fakt kjo ishte dicka normale per mua sepse isha mesuar ne kushte me te mira ne vilen madheshtore ku jetoja para disa kohesh me babin, mamin dhe vellain tim me te madh qe kohen me te madhe e harxhonte ne pune .
Kurre nuk e kisha kuptuar se cfare pune bente sepse kjo ishte nje teme e cila nuk ishte prekur ndonjehere ne syrin tim.
Ne pune qendronte me dite te tera. Mund te them se ne shtepi vinte vetem ne fundjave .
Kishte dhe raste qe qendronte nje muaj pa ardhur.

Pas vdekjes se babait u largua i tronditur nga shtepia dhe qe ne ate moment nuk e kisha pare me.
Me kishte marre malli per ate qe para se te fillonte punen e pakuptimte isha drita e syve .....

Hiraeth (shqip)Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin