•45• ○ Ndjenja të ngurta

1.4K 166 518
                                    


          》(...) nuk di t'i mbaj njerëzit,  
             veçse atëhere kur ata kanë
             ikur.
                 - Dider VAN CAUWELAERT

Kishte kaluar rreth nje ore qe po udhetonim nga Cambridge per ne London, me makinen time te zeze dhe vazhdimisht gjate kesaj kohe ne momente te ndryshme degjoja shushurimat e vogla qe vinin nga pjesa e pasme e makines, prej te qares se Emilyt.

Kishte disa minuta qe nuk ishte ndjere te bertiste apo te qante, sic kishte bere pothuajse ne te shumtat e minutave qe kishim udhetuar.
Nderkohe, une vazhdoja te pija cigare sic kisha bere gjate gjithe udhetimit, per te shtyre heshtjen, qe mbizoteronte minutat ne caste te ndryshme.

Ne ato momente u degjua telefoni im te tringellonte dhe te thyente ate heshje pershperitese, teksa mbi ekranin e tij u afishua emri i Barinit.
Nuk e hapa, por e lashe te vazhdonte ajo telefonate, qe me siguri Barini po e bente per te me pyetur se ku ndodhesha.

Dale ngadale po ulja shpejtesine e makines, sepse kishim hyre ne London dhe po afroheshim  drejt "Bulgari hotel", nje prej hoteleve me te mire te vendit, i cili ndodhej ne zonen e "Knightsbridge".

Pasi parkova makinen ne nje rrugice qorre, qe qendonte perballe hotelit, rrembeva xhupin e zi qe e kisha hedhur ne sendilen e pasagjerit dhe me pas dola prej makines me shpejtesi, duke u drejtuar drejt bagazhit te saj.
Pasi e hapa, pashe Emilyn teksa qendronte shtrire me veshjen e saj ekstravagante, nje bluze te bardhe me nje zemer te verdhe ne mes dhe nje pale tuta shume te shurtra, te cilat po me benin nervoz qe ndodheshin ne trupin e saj, sepse pamja qe i dhuronin ishte mjaft eksituese dhe i vetmi problem ishte se ndodheshim ne rruget e mbipopulluara te Londonit.

- Hajde, dil qe aty ! - teksa degjoi fjalet e mia, po me shikonte e acaruar me syte e skuqur prej te qarit, dhe pas nje casti, e pashe te dilte ngadale prej bagzhit, duke pare e cuditur vendin ne te cilin ndodhej, teksa po rregullonte floket dhe po mundohej te ngrohej prej klimes se ftohte qe mbizoteronte vendin ne ate dite te ftohta.

- Vishe kete ! - thashe une me nje ze serioz, teksa i hodha mbi supe xhupin tim te zi prej lekure, qe po mbaja ne duar dhe pas keti veprimi, mbylla me force bagazhin e boshatisur te makines.
Ne ate momente e pashe ta hiqte ngadale prej supeve xhupin qe i vendosa dhe ta leshonte lehtazi ne toke, duke u perpjekur te tregonte se s'kishte nevoje per ndihmen time.
Pas veprimit te saj femijenor, i nxehur e kapa prej krahut dhe vazhdova te ecja drejt hotelit, teksa po ndjeja hapat e saj te beheshin sa do edhe me te ngathet prej asfaltit te ftohte dhe percellues.

- Ejjjjjjj. - u degjua pasthirma e saj, prej shpejtesise se hapave dhe djegjes qe po i dhuronte ftohtesia e asfaltit, kembeve te saj te zbathura.

Pa ezituar e mora ne krahe, teksa ndjeva nje dhimbje te vogel ne anen e zemres dhe vazhdova te kaloja ne anen tjeter te rruges, duke pare makinat qe ndaluan dhe duke degjuar fjalet e saj qe po me shqetesonin akoma me shume se veprimet arrogante qe po bente.

- Ç'dreqin po bejme ne mes te Londonit?! - teksa tha keto fjale me nje ze te heshtur, vedosi duart mbi supet e mia per te mos u dukur keq nga kalimtaret qe po shikonin te cuditur drejt nesh.

- Shhhhhhh. Mos fol me ! - fola un bindshem me nje ze serioz, teksa po futesha ne hyrjen e hotelit bashke me të, qe po vazhdoja ta mbaja ne krahe.

- Mireserdhet Z.Omer. - u degjua te me pershendeste njeri prej punonjesve te hotelit, i cili me njihte prej neteve te shpeshte qe kisha kaluar dikur ne kete vend.

- Kati i trete, dera nentedhjete e shtate. Urdheroni cipin Zoteri.

Pasi degjova udhezimin e tij dhe mora cipin ne dore, vazhdova te ecja bashke me Emilyn drejt ashensorit, qe qendronte disa hapa larg nesh.

- Me lesho ! - u degjua Emily te fliste me nje ze te heshtur dhe te acaruar, teksa po vazhdonte te me shikonte plot nerva.

Veprova sipas deshires se saj kete here, e leshova prej kraheve dhe i kapa doren teksa po vijoja te ecja drejt ashensorit, qe per momentin ndodhej ne katin e shtate.
Zhurmat dhe shikimet qe njerezit po i dhuronin Emilyt po me benin te padurueshem.

- Prit se po vjen. - u degjua ajo te fliste, teksa une e terhoqa drejt shkalleve, duke mos i perfillur fjalet e saj te ngurta.

Vazhduam te ngjitnim shkallet me shpejtesi prej padurimit tim, teksa duart i kishim te lidhura me te njeri tjetrit dhe mbizoteroheshim nga nje heshtje qe thyhej prej shushurimave te njerezve, qe mbizoteronin hollin e hotelit.
Gjate kohes qe po ngjitnim shkallet nuk foli fare, vetem me ndoqi me hapa te shpejta, teksa dukej qarte qe ishte e pushtuar prej nervozizmit.
Teksa shkuam ne katin e trete, u drejtuam drejt deres me numrin nentedhjete e shtate dhe pasi e hapa me çipin e bardhe qe me dha punonjesi i hotelit, doli ne pah nje suite e thjeshte, me ngjyra te lehta dhe kushte komode per te kaluar nje dite te qete.
Pasi hapa deren, u futa brenda suites, teksa terhoqa ngadale Emilyn qe qendronte gjate gjithe kohes me vetullat e ngrysura.

- Vishi rrobat qe jane mbi shtrat dhe behu gati per gjysem ore. - fola bindshem kundrejt saj, teksa i leshova doren dhe u drejtova drejt deres se suites per te dale jashte.

- Nuk kam ndermend te vij me ty ne asnje vend. E di çfare? Te urrej me shume se çdo gje tjeter ne kete bote ! - teksa degjova fjalet e saj te dilnin me nje ton te larte dhe te nervozuar, ndalova dhe pasi i shkova prane i nxehur, e kapa i acaruar nga krahu, duke e terhequr me force drejt vetes.

- Nese do sado pak, qe yt ate te jetoje, bej ate cfare te them. - ne kohen qe i thashe keto fjale, po me shikonte me syte e saj qe i kishte gati ne te qare dhe nuk po nxirrte ze prej nje lemshi boshlleku qe i ishte formuar ne gryke vrullshem prej fjaleve te mia.

Pasi e pashe te stepej, e leshova dhe me pas u drejtova serisht drejt deres se suites, prej se ciles pasi dola e mbylla me çipin e bardhe, duke lene brenda suites Emilyn te tronditur prej kercenimit serioz, qe u shpreh me nje nervozizem total nga ana ime .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now