•29• ○ Xheloze

1.5K 162 174
                                    


                》Kur një njeri mohon atë
                  që dikur e ka thënë me
                  plot goje dhe entuziazem,
                  do të thotë se ne vetvete e
                  pranon sërisht, por
                  thjesht ty do te të genjejë
                  sy për sy me devijime të   
                  pavlera.
                                       - kurtjani__

Po qendroja ulur ne shtrat dhe po shikoja e shtangur bjonden qe ndodhej cuditerisht ne suiten e Omerit.

- Akoma ketu ti? - tha Omeri, teksa po qendronte pa kemishe me trupin e tij muskuloz dhe i habitur prej asaj qe po shikonte.

-  Me fal Boss, por kur ju u larguat prej suites, dera u mbyll dhe nuk dilja dot sepse nuk kisha karten gold... - po fliste bjondja, e cila me zerin e saj engjellor dhe mjaft acarues po mundoj te justifikohej kundrejt Omerit.

- Domethene ke dy ore ne suiten time? - foli Omeri, teksa po qendronte pa bluze duke lene muskujt te dukeshin mjaft qarte.

- Une po largohem. - thashe une, ne shenje ironie, duke u ngritur prej shtratit te stermadh qe isha ulur perpara se te mesoja qe bjondja kishte qene ne suiten e tij gjate gjithe kesaj kohe.

- Emily. Qendro aty!- degjova Omerin te fliste nervoz, teksa une isha ngritur prej shtratit dhe po drejtohesha drejt deres se suites.

Sapo e degjova te fliste, ndalova dhe u ktheva drejt tij e nxehur.

- Omeri keto jane pune personale mes teje dhe saj. Nuk dua te qendroj as edhe nje sekonde me shume...

- Bollll! - degjova ate te me ndalonte se foluri duke bertitur.

Pas shume pak sekondash heshtje, u degjua serisht ai te fliste kundrejt bjondes.

- Shko ne katin e trete dhe me prit jashte zyres sime. -  dhe pasi tha keto fjale, u drejtua drejt deres se suites per ta hapur me karten gold qe e nxorri nga xhepi.

- Ne rregull Boss. - u degjua bjondja dhe me pas u largua prej suites duke me lene ne pranine e Omerit.

Pasi bjondja u largua, Omeri mbylli serisht deren dhe u drejtua drejt shtratit ku mori kemishen e bardhe dhe filloi ta vishte, teksa une po e shikoja qe po me shikonte gjithashtu.

- Mos me shiko me! - u degjova une te flisja e nxehur kundrejt tij dhe me pas te ulesha ne shtratin e stermadh qe ndodhej shume prane meje.

Teksa vazhdonte te mberthente kopsat e kemishes, foli qetesisht disa fjale kundrejt meje.

- E prisja te ishe xheloze, por jo kaq shume. - tha ai, duke folur me seriozitetin e tij te pandashem.

- Kush? Un? - u cudita duke pare drejt tij e shtangur.

Teksa ai degjoi pyetjen qe i bera, nuk beri asnje veprim, por thjesht vazhdoi te mberthente kopsat e kemishes, teksa priste serioz te degjonte akoma me shume prej meje.

- Per ty as qe kam ndermend te behem xheloze, sepse ne fund te fundit ... nuk te njoh fare. Dhe mesa te kam njohur, mendoj se perderisa ben gjera kaq te rendomta me vajzat, per mua je thjesht nje njeri pa karakter. - i thashe keto fjale shume shpejt prej inatit qe me karakterizonte perbrenda dhe me pas e merzitur prej tij dhe akoma me shume prej kujtimeve te vyera qe mu kujtuan tek menca, u ngrita prej shtratit ku isha ulur, per tu drejtuar drejt deres se suites por ne ate moment ndjeva doren e tij te me kapte krahun dhunshem dhe te me terhiqte me force drejt trupit te tij muskuloz.

Me shterengoi fort pas trupit te tij dhe filloi te bertiste duke perplasur frymen e tij drejt syve te mi, qe mbanin lart tyre disa vetulla te ngrysura.

- Qenkam kaq pak i rendesishem per ty?! Atehere pse dreqin pranove aq shpejt te kaloje naten tende te pare me mua? - bertiste ai teksa ne fytyre qendronte i vrenjtur nga ato qe une i kisha thene.

Isha e nxehur dhe e acaruar prej asaj qe ai po thoshte, sepse nuk doja ta pranoja dicka te tille edhe pse ne te vertete fjalet e tij tregonin realitetin.

- Me lesho sepse po me lendon! - thash une duke pare doren e tij qe po me shtrengonte dhunshem krahun.

Teksa degjoi keto fjale me leshoi dhe pasi shkoi tek dera e suites, e hapi me karten gold dhe foli kundrejt meje.

- Eja te te coj ne suiten vip!

I shkova prane duke mbajtur qetesi dhe pasi dolem jashte suites, vijuam te ecnim drejt kateve te mesiperme.
Gjate kohes qe po ngjitnim shkallet nuk folem fare, por vetem qendruam ne qetesi dhe nderkohe qe une ecja pak me perpara tij si nje e burgosur idjote ndjeja, pranine e tij jo shume hapa larg vetes.

- Leo eja ktu! - per nje cast, degjova Omerin t'i therriste Leos qe ndodhej disa hapa larg nesh.

- Çoje vajzen tek suita vip numer gjashte dhe ... - vazhdoi Omeri te fliste dhe t'i jepte disa urdhra te tjera, teksa une nuk ndalova por vazhdova te ecja e vetme ne korridorin e katit te katert, duke mos e degjuar qarte ate qe Omeri vazhdoi t'i thoshte Leos.

Pas nje casti ndjeva pranine e Leos t'i shtohej hapave te mia.
Pas disa minutash, mberritem perpara deres se suites vip numer gjashte.
Sapo e pashe qe dera te hapej, u futa nxitimthi brenda saj dhe me pas ndjeva pranine e Leos brenda suites.
Teksa po ecja drejt dritares qe mbante hekura te kryqezuar, ndjeva ate te mbyllte deren me ane te kartes gold dhe me pas te fliste kundrejt meje.

- Eja ketu! - sapo e degjova te thoshte serioz keto fjale, u ktheva drejt tij duke e pare qetesisht .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now