•57• ○ Hiraeth

3.2K 201 761
                                    


"Hiraeth" përshkruan një
ndjenjë të thellë dhe të
lindur të dëshirës së
zjarrtë për një ndjenjë
apo person që është
përtej këtij plani të
ekzistencës.
- anonim

~ Final episode ~

( Emily )

Para disa oresh ...

U zgjova ne mengjesin e dites se sotme, teksa ndjeva nje ze mashkullor te bertiste ne katin e pare te viles.
Duke menduar se ishte Omeri u ngrita nga shtrati e pergjumur dhe me pas dola nga dhoma duke zbritur shkallet me shpejtesi per te shkuar tek dera kryesore prej xhami dhe per te pare se kush ishte.

- Omer... Omer... - degjohej te bertiste nje burre rreth te dyzetave, qe ishte i veshur me kostum dhe po i binte deres me force deri ne momentin qe me pa mua te zbrisja shkallet dhe te shkoja drejt tij.

E frikesuar hapa deren dhe fillova te flisja me nje ze te qete duke mbajtur ne fytyre nje buzeqeshje te lehte plot medyshje :

- Po zoteri. Cfare po kerkoni?

- Omeri me kerkoi tju marr dhe tju coj diku tjeter. - u degjua ai te thoshte keto fjale duke me pare serioz, pa mbajtur mbi fytyre ndonje shprehi te cuditshme.

- Pak me pare po kerkonit Omerin dhe jo mua. - fola une, teksa po e shikoja cuditshem prej dyshimeve qe po me pushtonin ne ato momente mendjen.

- Me falni zonjushe, por nuk e dija emrin tuaj ndaj po therrisja ne emrin e Omerit. - u degjua ai te fliste, teksa po kthente pergjigje te mire menduara.

- Ne rregull me prisni ketu, te behem gati.

- Zonjushe me falni, por duhet te vini keshtu sic jeni. Eshte urdher i prere nga Omeri.

Teksa degjova fjalet e tij te fundit, e shtangur prej kushteve te cuditshme, vesha nxitimthi atletet e bardha qe po qendronin ne cepin e deres dhe me pas hipa bashke me te ne makinen e zeze qe po qendronte ne oborrin e viles.

Udhetuam per disa ore, teksa une qendroja konfuze dhe here pas here hidhja shikimin drejt dritares se xhamte per te pare se ku dreqin po me conte ky i panjohur bashke me informacionet e tij te padetajuara.

- Edhe sa ore kemi per te udhetuar? - pyeta une me nje ton ironik, teksa mezor po prisja te shihja Omerin dhe te kuptoja se cfare ishte duke ndodhur ne kete mes.

***

- Mberritem zonjushe !- u degjua ai te fliste, ne kohen qe ndaloi makinen dhe doli jashte saj, teksa u drejtua drejt meje per te me hapur deren.

Dola dale ngadale prej saj, teksa u shperqendrova nga vendi ne te cilin i panjohuri me kishte sjelle.

Perpara meje servirej nje magazine e madhe, e rrenuar, me mure te cara e te zhgarravitur me vizatime te panevojshme, me xhama te krisur e te thyer, e cila ndodhej ne nje kenete te vjeter e te thate ku ne token e saj te plasaritur e te pluhurosut prej tymit, nje pjese e te cilit tashme po lekundej ne ajer, zvarriteshin zhapike qe dukeshin si te etur per pakez ushqim. Disa hapa me tutje shfaqeshin pemet e thara e koke ulura qe dukeshin sikur qanin prej acarit qe po afronte, e posht tyre qendronin disa pellgje te pushtuar nga myshqet dhe barishtet e thara te cilat tregonin mosmirembajtjen e ketij vendi te varfer.

- Ketej zonjushe ! - u degjua i panjohuri te fliste, teksa me kishte prekur krahun dhe njeren dore e kishte drejtuar drejt hyrjes se magazines, per te me treguar rrugen qe duhej te ndiqja.

Hiraeth (shqip)जहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें