•40• ○ Dashuria e vërtetë

1.5K 159 260
                                    


》                   Fri (end)
                      Boyfri (end)
                      Girlfri (end)
                      Bestfri (end)
           Everything has an "end"
                      except Family,
           Fami (ily) has 3 letters ,
           that says , I Love You
                                - Smart mind

Pas disa oresh ...

- Emily zgjohu, erdhem ne shtepine tone ! - degjova zerin e Andreas, teksa po hapja syte ngadale prej drites se diellit qe pasqyrohej verbueshem brenda makines ku me kishte zene gjumi para disa oresh. 

Ne ato momente pashe Andrean te dilte nga makina dhe te hapte deren time duke folur serisht.

- Eja se kam nje surprize te vecante, ... per driten e syve te mi. - pasi foli embelsisht, buzeqeshi lehtazi dhe me pas po me shikonte ne sy duke me percjelle nje ndjesi pozitive.

Sapo degjova fjalet e tij, buzeqesha lehtazi, e detyruar per te buzeqeshur dhe me pas dola nga makina, duke ndjere ajrin e fresket qe po servirej nga ai agim i zbehte.

Ne ato momente u shtanga sepse pashe serisht, rrugicen e heshtur te asaj qyteze, vilen ku kishim jetuar para disa kohesh te lumtur me mamin dhe babin.

Buzeqeshja false qe me ishte afishuar ne fytyre, mu tret pakuptuar duke i lene vendin seriozitetit.

- Ky vend nuk quhet me shtepi Andrea ! - fola une qetesisht, nderkohe qe po ndjeja lotet te me rridhnin prej kujtimeve qe ajo rrugice, ai oborr dhe ajo vile me ringjallen papritur ne mendje.

Pasi thashe ato fjale me nje ze te mekur, degjova Andrean te fliste serisht i vendosur kundrejt meje.

- Familja jone nuk shuhet aq lehte saç duan te tjeret. Fundi i saj nuk eshte e tashmja ... - dhe per nje moment nderpreu fjalet duke kthyer shikimin drejt viles dhe duke folur serisht.

- Mbreti do te qendroj gjithmone ne mbreterine e tij ...

Pasi degjova keto fjale, ktheva syte drejt viles teksa pashe babin te vinte ngadale drejt nesh.

Ishte po i njejti, trupmadh, i vrenjtur ne fytyre, esmer, floket e zeza qe mbanin midis tyre shume pak thinja te bardhe dhe i veshur me nje nje veshje serioze si gjithmone.

U shtanga sepse per nje cast mendova se ishte vegim apo halucinacion.
Fryma po me mbahej, dukej sikur po me shteronte pak e nga pak, sa do qe ai afrohej.
Nuk po ju besoja syve edhe pse realiteti ndodhej midis nesh, duke me bere te papermbajtshme me lotet qe po me rridhnin si ujvare.

- Ba..ba. Baba ...

Fillova te vrapoja drejt tij, duke bertitur e pushtuar nga lotet dhe fryma qe po me bllokohej prej nje boshlleku qe me ishte formuar ne gryke.
U hodha ne krahet e tij dhe e perqafova duke ndjere serisht aromen e tij te perhershme dhe te pazevendesueshme.
Zemra filloi te me rrihte papushim, teksa syte vazhdonin te me leshonin lote akoma dhe me shume, duke shprehur mungesen e tij gjate gjithe ketyre muajve, diteve, oreve, sekondave dhe minutave.

- Me mungove shume babi ! - thashe une, teksa e kisha perqafuar dhe vazhdoja te qaja si femije me zerin e mekur qe i bente fjalet e mia te dilnin me nderprerje.

- Edhe mua me mungove shume princesha ime. Tani kaloi gjithcka ... Mos qaj me, sepse nese te kujtohet dikur me ke thene qe ju princeshat jeni me te forta se ne princat. - ishte duke u munduar te me pushonte se qari, duke permendur nje bast te vogel qe une kisha bere me te perpara disa vitesh.

- Te dua me shume se gjithcka babi. - thashe une, teksa tashme po e shikoja ne sy me lotet qe vazhdonin te me rridhnin neper faqe.

Po shikoja syte e tij qe po duronin aq shume per te mos u perlotur nga buleza te kripura loti.
Ne momentin qe degjoi fjalet e mia me puthi ne balle dhe pas nje casti u degjua Andrea te nderpriste ato momente mallengjyese.

- Eja futemi brenda. Baba duhet te shtrihesh dhe te pushosh pak. Nuk duhet te sforcohesh kaq shume. - teksa degjova keto fjale, nuk po kuptoja se cfare dreqin donte te thoshte Andrea, ndaj ktheva shikimin e cuditur drejt babit qe filloi te fliste duke e pare ate ne sy i nervozuar prej fjaleve te tij.

- Jo jo jam mire.

- Cfare ka ndodhur baba ? - fola une sepse nuk po kuptoja situaten qe po krijohej.

Pergjigjja e pyetjes sime nuk erdhi, sepse ne ato momente u degjua te kumbonte zeri i ngrohte i Maries, sherbetores sone te moshuar brune , e cila kishte qene perpara disa vitesh njekohesisht edhe dadoja ime e femijerise.

- Emily zemer. Shpirti im. - tha ajo, teksa erdhi dhe me perqafoi fort, duke pasur gjithmone me vete aromen e gatimeve te shijshme qe bente ne kuzhine.

- Maria.

- Zemra ime, si je ? - tha ajo, pasi me perqafoi dhe me shtrengoi doren qe e kisha te prangosur dhe te care thelle prej gjembave te trendafilit qe Omeri me kishte dhuruar ne naten e djeshme.

- Zemer. Cfare te ka dora?

- Asgje. Nje gervishtje e vogel. Tani jam shume mire. -  thash une, teksa ktheva shikimin drejt babit qe po me shikonte serioz dhe ne ato momente e pashe, teksa vendosi doren ne anen e zemres, sepse mbi bluze po i dilte gjak prej dhimbjes qe ajo plage po i shkaktonte.

- Baba ! - bertita e shokuar prej asaj qe po shikoja dhe ne ato momente pashe Andrean ta kapte prej krahu, nderkohe qe Maria filloi te fliste e shqetesuar.

- Zoti Markus, doktori ju tha qe nuk duhet te ngriheni prej shtratit edhe per pak dite.

- Maria telefono doktor Pjetrin ! Sa me shpejt te jete e mundur. - u degjua Andrea te fliste i shqetesuar, teksa po ndihmonte babin te mbante ekujlibrin, duke ecur ngadale drejt viles.

- Baba, je mire ? - perserisja une e stresuar te njejten pyetje, teksa kishim hyre ne vile dhe po drejtoheshim drejt dhomes se tij.

Pasi u shtri ngadale ne shtrat, i shkova prane dhe i shtrengova doren duke e pyetur serisht :

- Baba si je?

Pasi degjoi pyetjen time, qendroi disa sekonda duke me pare dhe me pas foli qetesisht :

- Eshte thjesht nje gervishtje e vogel. - u pergjigj duke buzeqeshur, perdori fjaline qe kisha perdorur une para disa minutash, per te fshehur dhimbjen qe i shkaktonte ajo plage, ashtu sic bera edhe une.

Pasi qendroi disa sekonda ne heshtje, foli serisht duke vendosur doren mbi floket e mia.

- Mos u shqeteso per gjera te vogla princesha ime. Une do te behem mire tani qe ti je perkrahe meje. Sot duhet te jesh me e lumtur se kurre, sepse eshte dita jote. Gezuar ditelindjen princesha ime. - degjova zerin e tij qe dridhej, teksa lotet e mi vazhdonin te rridhnin.

E kisha harruar fare qe ishte ditelindja ime dhe ne fakt nuk kisha ndermend te flisja per te, sepse ajo situate ne te cilen ndodhesha me kishte pushtuar negativisht.

- Si te ndodhi kjo, baba ? - e pyeta une e trishtuar dhe e shokuar prej gjendjes se tij.

- Emili, duhet te dalim jashte. - ishte Andrea qe nderpreu ato momente prekese, sepse ne dhome u ndje pranija e doktorit.

E perlotur i putha doren qe po i shtrengoja dhe me pas u largova nga dhoma bashke me Andrean, duke e lene te shtrire ne krevatin e bardhe me djerset qe i kishin pushtuar ballin .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now