•33• ○ Do të jetë e tij

1.5K 161 279
                                    


                   》Ndonjëherë duhet të    
                       pranosh faktin se    
                       brenda një bombe
                       shkatërrimtare, fitili
                       është i pafajshëm edhe 
                       pse pergjegjës si pjesë
                       përberëse e asaj
                       bombe masakruese .
                                         - kurtjani__

Ne kohen qe Sara me degjoi te bertisja, ndaloi se qari, por filloi t'i mbahej fryma vazhdimisht duke e bere te dukej sikur kishte frike edhe pse ne te vertete mund te ishin lojerat e saj, per te shpetuar nga ajo situate e veshtire qe i ishte krijuar.

- Follll ! Kush eshte Andrea? C'lidhje ka ai shke*dhate me Emilyn? - fola une, duke e kapur ate prej nofullave per t'i ngritur koken qe po e mbante ulur dhe per ta bere qe te me shikonte ne sy.

- Nuk e di. - tha ajo, duke me pare ne sy, me nje ze qe po i dridhej.

- Nuk ke shpetim ketu. Nese nuk tregon gjithcka tani, do torturohesh pak e nga pak per t'i treguar te gjitha, nje e nga nje.  - fola une serioz dhe i vendosur, nderkohe qe po e shikoja ne sy egersisht, ashtu i perkulur siper karriges ku ajo po qendronte e ulur bashke me friken qe e mbizoteronte.

- Ai eshte ... ish i dashuri i saj. - tha ajo duke me pare ne sy, me zerin qe vazhdonte t'i dridhej gjate gjithe kohes.

Ne momentin qe degjova te thoshte ato fjale, largova duart prej karriges se zeze ku ajo ishte ulur, duke u larguar prej saj dhe duke u drejtuar drejt dollapit nga i cili mora nje puro dhe e ndeza.
Mora karrigen tjeter qe qendronte mbeshtetur me murin e zi dhe e vendosa perpara karriges ku qendronte e ulur Sara.
Pasi u ula ne te, fillova te flisja duke e pare serioz fytyren e saj te pushtuar prej loteve, teksa thithja here pas here puron, qe po me qetesonte paksa prej lajmit te papritur dhe shke*dhate qe ajo kishte nxjerre nga goja para pak minutash.

- Vazhdo ! Po te degjoj. - thash une, teksa u ula ne karrige dhe po e shikoja serioz.

Ne momentin qe degjoi fjalet e mia, e hoqi shikimin prej duarve te saj qe po i kerciste prej frikes dhe po shikonte drejt meje duke folur me nje ze te frikesuar.

- Ai me tha se do me paguante me nje shume te madhe parash nese e ndihmoja qe te shpetonte te dashuren e tij. Si fillim nuk pranova, por me detyroi duke me kercenuar. Isha e detyruar ta beja kete. Kjo eshte e gjitha ... - fliste ajo shume avash, sepse ne disa momente i mbahej fryma dhe pasi mbushej me fryme, fliste serisht gjera qe po me benin sa do edhe me shume te acaruar.

Teksa e degjova te perfundonte rrefimin e saj, u ngrita prej karriges ku isha ulur dhe pasi hodha puron e mbaruar ne toke, e shkela me kembe dhe u drejtova drejt deres se zeze te cilen pasi e hapa, e mbylla serish me force dhe vazhdova te ecja drejt korridorit duke folur serioz kundrejt bodyguardit qe po qendronte tek dera pa levizuar.

- Coje tek dhomat e sexyt. - fola serioz drejt tij dhe me pas vazhdova te ecja ne korridoret e erreta te katit Dark.

Pas  nje casti, pashe Lauren teksa po vinte drejt meje duke folur.

- Boss. Duhet te perzgjidhni vajzat qe keni blere. - u degjua zeri i saj.

- Vazhdo me regjistrimin e tyre. Perzgjedhjen do e bej per tridhjete minuta. - fola une serioz gjate kohes qe po vazhdoja te ecja pa ndalur drejt jashte katit Dark.

Vazhdova te ngjitja me shpejtesi shkallet e kateve te mesiperme, per te arritur sa me pare ne katin e katert ku ndodheshin suitat vip.
U drejtova drejt suites vip numer gjashte, i nevrikosur ashtu sic Sara me kishte bere me fjalet e pakuptimta dhe te pavlera.

Pasi hapa deren ndalova, sepse pashe Emilyn teksa qendronte e shtrire ne shtratin e stermadh me zinxhirin qe i varej rendshem ne kemben e majte.
Po flinte gjume dhe syte po i mbante te mbyllur, teksa floket qe gjithmone i mbante leshuar, kete here i kishte kapur, duke mos lene as nje fije perpara fytyres se saj engjellore.

Vazhdova te ecja ngadale drejt saj, duke e pare teksa flinte dhe merrte fryme lehtazi.
Pasi i shkova prane, u perkula dhe perkedhela lehtazi me dore fytyren e saj duke ndjere keshtu lekuren dhe ndjenjat qe nuk duhet te ishin ato qe ne te vertet po krijoheshin brenda meje.

- Je e imja edhe pse njeriu yt me i dashur eshte armiku im me i madh. Tashme me perket mua dhe do te jesh pjese e imja deri ne frymen time te fundit. - pasi thashe keto fjale me nje ze te ulet, e putha ne balle duke mos harruar per asnje cast se ajo qe ndodhej perpara meje duke me rrembyer ndjenjat, ishte vajza e nje shke*dhate qe kishte sjelle shkaterrimin e jetes sime.

Te gjitha keto po i beja per t'i marre atij shke*dhate gjithcka kishte.
Per t'i marre se pari vajzen qe ishte thesari i tij i vetem dhe me pas per ta shkaterruar, ashtu sic ai kishte shkaterruar dikur te vetmen gje qe une kisha.

Pasi largova buzet prej ballit te Emilyt, u ngrita ngadale dhe u largova prej suites qe po me bente te cmendesha, prej historise se hidhur qe lidhte jeten time me ate te sajen .....

▪Cfarë mendimi keni për fjalët e Sarës?

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now