•17• ○ I etur për hakmarrje

1.8K 185 306
                                    


                 》Kur dikush të prek pikën
                   tënde të dobët, shpirti të
                   shkërmoqet në copëza të
                   vogla duke vendosur mbi
                   piedestal dhimbjen dhe
                   urrejtjen hakmarrëse.
                                  - kurtjani__

( Emily )

Ajo puthje ishte aq e papritur .
Fjalet me ngelen ne goje sepse ai erdhi me nje shpejtesi te madhe drejt buzeve te mija duke me bere te ndaloja dhe duke me detyruar t'i puthja gjithashtu buzet e tij te egra.

Ndjeva buzet dhe gjuhen e tij te bashkohej me timen dhe te leviznin me shpejtesi si te etura per tu takuar me njera tjetren.
Ndodhesha e ulur mbi ate shtrat te stermadh me syte e mbyllura teksa shtrengoja carcafin me duar nga emocionet dhe dritherimat qe me kishin pushtuar.
Mbrapa kokes ndjeja doren e tij e cila nuk me lejonte qe ta vazhdoja puthjen ashtu sic une dija, por mundesonte nje puthje te shpejte dhe te eger sipas menyres se tij, qe krijonte disa tinguj te vecante prej gjuhes sime dhe gjuhes se tij.

Ne nje moment e kuptova qe puthja po zgjaste shume, prandaj e shtyva me duar duke prekur trupin e tij muskuloz dhe duke e larguar prej meje.

Pas atij momenti nuk thashe asnje fjale sepse isha mjaft e shokuar nga ai verprim i papritur.
Ndersa ai i nervozuar u drejtua drejt garderobes, ku rrebeu nje bluze te zeze te cilen e veshi me nxitim ne kohen qe doli nga suita dhe e terhoqi deren fort duke me bere te trembesha paksa.

Nuk po kuptoja se cfare po ndodhte mes nesh.

"A nuk isha une ajo qe e urreja me gjithe shpirt ate njeri perpara disa oresh ? Pse e lash te me puthte? Pse e vazhdova ate puthje duke i levizur buzet nderkohe qe ishin te takuara me te tijat ? Po ai? Ai me puthii..."

Duke menduar keto fjale u ngrita nga krevati e nervozuar dhe mora pjaten me fruta qe e kisha vendosur ne tabaka perpara disa oresh.

Ashtu e shtrire ne krevat duke ngrene frutat mendohesha per keto pyetje qe me vrisnin ndergjegjen me plumba qorre.
Per nje cast mu kujtua para disa ditesh momenti kur ndodhesha tek shtepija e vjeter ne mal, e zhytur ne mllef duke perqafuar jastekun, duke qare dhe duke u menduar ne vetvete.

"Emily duhet te veprosh mencur. Luaje lojen. Shijo aventuren, vidhi zemren dhe mbathja nga ketu duke e shkateruar ate plehre."

Ishte e njejta fjali qe me pershkroi mendjen ne keto momente, por tashme qe po e mendoja mire po kuptoja se jashte kesaj vile nuk kisha askend per te cilin mund te ikja.
Nuk kisha askend per te cilin mund te qaja dhe te sakrifikoja per te dale jashte kesaj vile, ashtu sic isha munduar deri me tani.
Kjo fjali ishte ajo qe po me bente te dukesha e forte dhe terheqese ne syte e tij sepse ne vetvete e urreja me gjithe shpirt edhe pse ishte aq simpatik dhe aq terheqes me ate egersine dhe ate seriozitetin e tij te pandashem.
E urreja nga ajo cfar po me bente mua dhe te gjitha vajzave te tjera qe ndodheshin ne ate vile.
Ne fakt edhe pse e urreja bota humbi kur po puthesha me te sepse prezenca e tij me mbytte ne ndjenja simpatie.

Vazhdova te qendroja ulur duke ngrene frutat dhe duke u menduar se si do te vazhdoja te qendroja me të, gjate se ardhmes se vrazhdet .

***

( Omer )

U largova nga suita i nervozuar dhe i inatosur prej puthjes qe i dhashe Emilyt.

"Pse duhet ta puthja aq papritur?"

Teksa po ecja ne korridorin e katit te dyte, ndjeva ne xhepin e tutave telefonin qe kishte filluar te dridhej dhe pasi e mora ne dore pash qe po me telefononte nje numer i pa njohur.

- Alo Omer. - degjova zerin e Barinit te pergjigjej.

- Po vlla.

- Kam dal nga burgu dhe sot po qendroj tek nje shoqe. Do vi pas disa ditesh ne vile se do shkoj dhe tek nena.

- Mire vlla .

- Omer ... Vella ... Marku nuk ka vdekur. - u shtanga pasi degjova Barinin te thoshte keto fjale me nje ze te qete qe brenda mbante nervozizem.

- Cfare k*rin po thua?

- Omer qetesohu !

- Si shpetoi shke*dhata?! Ai vdiq, e vrava me duart e mia. E pash me syte e mi kur ra ne kembet e mia i vdekur. - fola une i nxehur ne maksimum prej lajmit te papritur.

- Omer ... Vlla mos u shqeteso, se ai shke*dhate nuk do jete i gjalle sa te jemi ne te dy ne kete jete. A e ke vajzen e tij ne duart e tua ? Mos i shkaterro jeten vajzes sic e kishe planifikuar ne fillim, por perdore ate per te shkaterruar Markun.

- Si k*rin shpetoi biri i ku*ves? - bertisja une gjithe nerva teksa vazhdoja te ecja plot inat ne korridorin e katit te dyte.

- Nuk e di vella. Por do e marrim vesh shume shpejt. Tani qetesohu...

***

Nuk durova dot me, por e perplasa telefonin ne toke dhe po ecja me hapa te shpejte ne koridorin e katit te dyte, duke menduar se si dreqin do veproja tani per te marre hak ndaj nje shke*dhate qe me kishte marre para disa vitesh njeriun me te dashur te jetes sime.

Ne ato momente po mendoja per të, per të njejten fytyre qe me kishte dale ne mendje edhe kur isha tek ish-apartamenti im .
Mu shfaq perseri portreti i saj i zbehte, qe kisha disa dite pa e pare ne mendjen time.
Mu afishua nxitimthi ne mendje bashke me fjalet ne momentin kur Emily shkeputi puthjen tone. Gjithcka mu rikthye ne tru dhe me beri te dilja i nxehur jashte suites ku tashme po qendronte Emily e habitur prej gjendjes sime.

Pas telefonates se Barinit e kisha te nevojshme te ngushelloja ne mendje portretin e njeriut me te shtrenjte per mua, qe tashme ndodhej pertej ekzistences .

"Mos u shqeteso shpirti im. Te gjithe do te shlyejne nje e nga nje te gjitha ato qe te kane bere. Ai shke*dhate do te vuaje dhe do te vritet si plere per te gjitha dhimbjet qe na ka shkaktuar."

Mendoja keto fjale me vete duke ju drejtuar asaj qe dikur kish qene preja e atij shke*dhate.

U drejtova drejt palestres sime personale dhe sapo hyra brenda pa vendosur dorezat e boksit nxitova plot inat drejt njerit prej thaseve te boksit .
Fillova t'i gjuaja me te gjithe forcen qe mbaja perbrenda .
Nxirrja jashte cdo energji negative qe me kishte pushtuar.
Ne mendje vazhdonte te me afishohej portreti i saj dhe kujtimet qe nga femijeria dhe deri ne ate moment shke*dhate qe na ndau, po me shfletoheshin ne mendje deri ne detajet me te vogla duke me bere te nxirrja te gjithe fuqite e mia mes grushtave.
Nuk arrija te pushoja as nje sekonde por vetem godisja thesin dhe ndjeja djerset te me pushtonin te gjithe trupin nepermjet negativitetit.....

▪Pres me padurim mendimin tuaj rreth pjesës së sotme .☺☺☺

▪Kush mendoni se e ka shpetuar babain e Emilyt nga vdekja?

...

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now