•46• ○ E kriposur me të bardha

1.3K 159 361
                                    


             》Të jesh i detyruar për të
                bërë diçka të caktuar do
                të thotë të jesh i pllakosur
                me mërzitje dhe i kriposur
                me frikë.
                                      - kurtjani__

( Emily )

Omeri u largua nga suita e hotelit duke e perplasur deren me force, i acaruar prej fjaleve te ftohta qe i degjoi prej meje.

Po qendroja ne kembe e mpire prej kercenimit te hapur qe ai me beri perpara syve.
Tashme arsyen e rrembimit tim nuk po arrija ta kuptoja.
Deri dje kisha menduar se isha thjesht e rrembyera e tij, por tashme dicka po me tundonte te kuptoja se mbas gjithe kesaj kishte gisht edhe babai ose vellai im.
Ndoshta kjo me shkonte ne mendje prej fjaleve qe Omeri i kishte thene tim ati kete mengjes, teksa kishte hapur valixhen ne te cilen ndodhej Sara e katandisur ne nje gjendje te tmerrshme.
Ndoshta mendoja keshtu sepse fjalet e Barinit mbanin te njejten esence brenda tyre.
Apo largimi i menjehershem i Andreas nga vila per ne Rome, me bente te dyshoja per nje arsye jokonkrete dhe nje arsye te erret.

Ndihesha mjaft e lodhur prej te gjitha  ngjarjeve te erreta te ketij mengjesi fatkeq, prej gjendjes ne te cilen kisha lene tim ate ne ate vile vrastare, prej fjaleve te Omerit, qe po vinin gjithmone dhe me dhimbshem, si thumba te erret drejt meje.

U ulua e lodhur me gjunje ne pllakat e asaj suite te thjeshte hoteli, teksa ne mendje po me fluturonin fjale te lodhshme si aureola deshtimi.
Disa minuta i kalova ulur, duke qare serisht, ashtu sic kisha bere gjate gjithe rruges per ne London.

Pas atyre castesh u ngrita ngadale prej tokes, teksa po shikoja veten ne pasqyren qe ndodhej perpara meje.
U afrova ngadale drejt saj, teksa po fshija lotet qe me kishin pushtuar faqet dhe pas atij momenti, u shperqendrova nga pasqyrimi i shtratit te suites ne pasqyren gjigante qe qendronte perpara meje.

U ktheva mbrapa ngadale, duke hedhur syte mbi shtratin bezhe te asaj suite, ku qendronte nje fustan i bardhe, i gjate, i holle dhe i thjeshte.
Ne krah te tij qendronin nje pale taka te bardha, te thjeshta dhe mjaft te lezetshme, por qe ndodheshin pakuptim ne ate suite, ku po qendroja paarsye edhe une.

Teksa pashe ate veshje, rrudha vetullat, sepse s'po arrija te kuptoja se cdreqin do te ndodhte me mua pas pak minutash.
Ju afrova shtratit avash, teksa po vazhdoja te shikoja fustanin dhe takat e bardha qe karakterizoheshin nga nje finese e tejskajshme.

Ne ato momente shkeputa shikimin e acaruar prej asaj veshjeje te pakuptimte, teksa po filloja te kerkoja si e cmendur, nje pale gershere per t'i dhene fund kesaj idjotesije qe po me cmendte dhe po me bente te mendoja gjera qe nuk mund te ndodhnin kurre mes meje dhe Omerit.
Teksa po vazhdoja te kerkoja gershere ne garderoben e bardhe te viles, u degjua dera e suites te hapej dhe te me bente ta mbyllja me shpejtesi garderoben dhe me pas te ngrija ne vend me zemren qe po fillonte te me rrihte si e cmendur.

Ne ato momente pashe te futej ne suite Omeri, teksa kishte veshur nje kemishe te bardhe, nje pale pantallona te zeza serioze dhe nje pale atlete te zeza lekure.
Ishte veshur serioz si gjithmone, per te treguar autoritetin qe e karakterizonte denjesisht ne cdo sekonde.
Teksa u fut ne deren e suites, tiparet e erreta te fytyres iu egersuan edhe me shume sec i kishte zakonisht, teksa filloi te ecte drejt meje i nevrikosur dhe po fillonte te bertiste i acaruar :

- Pse dreqin nuk je bere akoma gati?

- Sepse ... Sepse veshja eshte e grisur.- u pergjigja une me nje medyshje, prej genjeshtres qe me erdhi spontane.

- Vishe shpejt ashtu sic eshte dhe mos bej naze ! - u degjua ai te fliste kete here me me qete se heren e pare, teksa kishte ardhur shume afer meje dhe po me shikonte ne sy egersisht, teksa zilja e telefonit te tij e nderprehu se foluri.

- Per pese minuta te jesh gati ! - u degjua te fliste serisht bindshem kundrejt meje dhe me pas e pashe te largohej prej suites duke folur ne telefon.

- Alo... Jo mos e dekorini vendin Lekol. Mjafton te jete i thjeshte dhe te gjesh dy deshmitare per ceremonine ...

Teksa ai u largua nga suita duke folur ne telefon, une u drejtova ngadale drejt shtratit, teksa po ndihesha e pavlere prej faktit se tashme do isha e detyruar te beja gjithcka qe ai do deshironte qe une te beja per te.

Fillova te hiqja ngadale prej trupit bluzen qe mbaja veshur, per te veshur e detyruar fustanin e bardhe e terheqes, qe po e merrja ne duar ngadale me plot delikatese .....

Hiraeth (shqip)Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora