•35• ○ Errësirë përcëlluese

1.5K 167 236
                                    


                       》Ëndrrat ndonjëherë   
                           janë fytyra e
                           shëmbëllimit të një
                           ndodhije në një të
                           ardhme të afërt.
                                         - kurtjani__

( Emily )

Vrapoja zbathur ndermjet pemeve te thara dhe te rrenuara qe formonin ate pyll te cuditshem, i cili po lundronte ne erresire nen frymen e athet te nates.
Fryma po me mbahej dhe kembet i ndjeja te me percellonin sa do edhe me shume, prej degeve te keputura dhe gjembave qe qendronin te hedhura dhe te djegur ne token e zhytur ne balte.
Vrapoja me ndjenjat dhe boshlleqet qe me mbanin frymen pezull, ne ate labirint pemesh te erreta.
Vrapoja sa te mundja dhe ndjeja pranine e hapave te dikujt tjeter te me ndiqnin dhe te me tmerronin duke me dhuruar frike dhe ankth qe here zbehej dhe here me sulmonte me dhimbje.
Te qeshura mashkulli. Fjale te ngjyera me llum, qe as mund t'i kisha menduar ndonjehere. Mendime te ngaterruara dhe haluçinacione te shumta formoheshin ne ate erresire helmuese qe po me kuronte me nje dhimbje te madhe shqirtin, prej fytyres se tim ati qe shfaqej vazhdimisht ne imazhin e trurit tim dhe perseriste te njejtat fjale si dikur

"Gezuar ditelindjen princesha ime".

Fjale qe po me lodhnin gjithmone dhe me shume.
Mendoja se si dreqin do te ishte ditelindja ime pa pranine e tij, teksa vazhdoja te vrapoja me ndjenjat e frikes mbi token e zhytur ne balte  dhe teksa ndjeja balten te pushtonte sa do edhe me shume lekuren e kembeve te mia.
Ajo erresire po me bente te vrapoja dhe pas nje momenti e ndjeva te me shtynte dhunshem ne toke duke me rrezuar ne gjunje dhe duke me bere te bertisja fort per te cliruar dhimbjet dhe plaget e shumta qe beheshin akoma dhe me te medha pas shfaqjes se portretit te tim ati me fjalet e tij rrengjethese qe veniteshin ne ate mjegull erresire ...

Hapa syte nxitimthi, teksa po merrja fryme mezor mes djerseve qe me kishin pushtuar te gjithen.
U ula ne shtatin ku pak me pare po qendroja e shtrire dhe ne mendje kisha akoma ato momente te erreta, qe tashme ishin bere monotone per mua.
E njejta enderr serisht kishte pushtuar mendjen time per te treten here.
Tashme ishte bere e pamundur te vendosja gjume ne sy pa pasur pranine e Omerit, te cilin mund ta perqafoja per te mos ndjere erresiren e perçuar pas perfundimit te kesaj endrre plot dhimbje.
Kete here ishte ndryshe sepse ne dhome ndodhesha e vetme duke perjetuar akoma ndjenjat e erreta te asaj endrre grabitqare, qe kishte vendosur te shfaqej gjithmone ne endrrat e mia ne formen e nje makthi te vertete.
Ndihesha e zhytur ne frike prej asaj endrre qe po behej e perhershme, dhe mjaft e dhimbshme per ndjenjat e mia te shkateruara ne ditet e veshtira te se sotmes.
Ndryshimi i vetem nga hera e fundit qe e kisha pare kete enderr te erret, ishin fjalet e tim ati qe vazhdonin akoma te mbizoteronin koken time.

- "Gezuar ditelindjen princesha ime ."

Fjale qe per ditelindjen time te nentembedhjete nuk do te dilnin prej gojes se tij ne kete realitet te hidhur.
Kete here ishte ndryshe nga ditelindjet e tjera qe pregatitesha shume ore me perpara per te festuar ditelindjen time pasi akrepat e ores te shenonin mesnaten.

Kete here oret po kalonin dhe une as qe doja ta kujtoja qe pas mesnates ishte ditelindja ime.
Ne fund te fundit askush nuk e dinte dhe nuk kishte pse ta dinte qe e nesermja ishte e tille per mua.
Duhet ta mendoja te nesermen si nje dite normale, per te eleminuar kujtime mjaft te munguara dhe te vyera qe do te me benin te qaja pafund.

Mendime te erreta vazhdonin te me shfletoheshin ne mendje teksa qendroja e ulur ne shtatin e stermadh dhe teksa qaja dhe shrengoja jastekun e bardhe, qe tashme ishte bere ne disa pjese te tij me rimelin e zi, qe kisha vendosur perpara disa oresh ne syte e mi, te cilet tashme qendronin te mbytur ne lote.
Qaja dhe shtrengoja jastekun e  bardhe duke nxjerre jashte trupit friken dhe terrin e perftuar prej asaj endrre te erret me plot dhimbje dhe dashuri per babin qe nuk i perkiste me te sotmes ...

E ulur ne krevatin e stermadh, shikoja nga dritarja qiellin te pushtohej nga ngjyra e erret e nates.

Kercitja e deres me beri te trembesha dhe te shikoja drejt saj, teksa po vazhdoja te shtrengoja jastekun e bardhe drejt vetes.
Pash te hynte ne suite Brusli, ai esmeri qe zbatonte cdo urdher te Omerit  me perpikmeri.
Po vinte drejt meje pa folur, por thjesht duke me pare teksa qendroja e ulur ne ate shtrat te madh dhe teksa shtrengoja jastekun e bardhe drejt vetes.

Pas nje momenti e ndjeva te me prekte kemben, gje qe me beri te trembesha dhe ta largoja prej duarve te tij te ftohta.

- Duhet te te heq zinzhirin. - u degjua ai te fliste, duke drejtuar serisht doren drejt kembes sime dhe duke shkycur drynin qe mbante te lidhur zhinxhirin.

Pas nje casti u degjua serisht timri i zerit te tij te dilte.

- Bossi po te pret. Behu gati shpejt... Kur te mbarosh trokit tek dera ketu, sepse do jem mbrapa saj. - foli Brusli me seriozitetin e nje punonjesi dhe me pas u largua duke mbyllur deren e suites, qe tashme ishte shnderruar ne shtepine time te vogel.

Kembet nuk po me benin qe te ngrihesha, sepse isha e lodhur prej asaj endrre qe tashme me dukej sikur e kisha perjetuar ne te vertete.

-Duhet te tregohem e forte. Endrrat duhet te ngelen endrra. -peshperita nen dhembe dhe me pas u ngrita me pertese duke u drejtuar drejt pasqyren nga ku rrembeva nje leter te lagur per te fshire syte, qe me ishin bere perqark me rimelin e zi.
I fshiva dhe me pas i lyeva serisht me rimel, duke i bere me te gjate dhe me te dendur.
Floket qe i kisha te kapura, i leshova duke i pare teksa mbanin akoma ate drejtesine e tyre ne vetvete dhe ate ngjyren e perhershme, kafe.
Vendosa serisht mbi buzet e mia nje shkelqyes dhe me pas u drejtova drejt garderobes per te pare se cfare mund te vishja.

Pasi provova disa prej rrobave qe garderoba permbante, vesha nje pale jeanse te gjata ne ngjyre te zeze te cilat me qendronin pas trupit, nje bluze te bardhe me menge te shkurtra dhe siper saj nje xheke te zeze.
Pasi vesha atletet e bardha, u pashe serisht ne pasqyre dhe cuditerisht floket qe po i mbaja leshur po me dukeshin jo aq te drejta saç duhet te ishin ne te vertete, ndaj i kapa ne nje topuz te cfaredoshem, qe si fillim me pelqeu por me pas me acaroi duke me bere te leshoja floket serish dhe te trokisja ne deren e suites sime .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now