•55• ○ Re

1.4K 156 1K
                                    


          》Keqardhja e të pamundurës,
             për dashurinë e tyre të
             tejskajshme, i shtyn
             ata të vazhdojnë të ecin mbi
             një re dhe të vazhdojnë te
             lidhin kompromis me
             ëndrrat për një gënjeshtër
             më shumë.
                                      - kurtjani__

( Emily )

Pas disa javesh ...

Ditet kaluan shume shpejt, te mbizoteruara nga lumturia ..., nga shetitjet e shumta ne bregun e detit qe lagte lehtazi kembet tona teksa ecnim te perqafuar me njeri tjetrin mbi ate rere te njome dhe te lagesht, ndonjehere duke vrapuar teksa sterkalat e detit shoqeronin lojrat tona te rremujshme ..., nga oret e tera duke qendruar mbi shkembin gjigand per te pare madherishem perendimin e diellit duke shprehur te gjitha ato ndjenja qe na mbizoteronin teksa qendronim perballe njeri tjetrit ..., nga oret e vona te nates teksa shikonim yjet dhe erresiren qe mundohej t'i perpinte thelle ato drita te vogla qiellore me negativitetin dhe finesen e saj.

Ato dite kishin qene te paharrueshme. Ai mocal kishte qene i dorezuar ne duart tona ne ate stine te thjeshte dhe te bukur vjeshtake.

Teksa po kujtoja te gjitha keto, ndodhesha e shtrire prane Omerit, ne bregun e detit duke pare yjet si cdo nate tjeter qe kishim kaluar ne ate vend, teksa nje muzike e lehte po shoqeronte ate heshtje qe prishej cdo pese sekonda prej valeve te lehta te detit.

- Sa shpejt qe kaluan keto jave ! - u degjua zeri im, teksa shtrengova krahun e tij dhe u mundova te mbulohesha me batanien qe ndodhej prane meje, prej ftohtesise qe mbizoteronte vendin ne ato ore te vona te nates.

Pas fjaleve te mia te fundit, ne magnetofonin e vogel qe qendronte disa hapa larg nesh, u degjua te fillonte kenga "Cloud - Elias", e cila shprehte mes vargjesh mjaft mire te verteten e hidhur qe jetojne njerezit kur dashurohen marrezisht me njeriun e gabuar.

- Omeri te lutem eja, dua qe te vallezoj me ty. - u degjua zeri im, teksa u ngrita ne kembe dhe kapa doren e tij nxitimthi.

Ne ato momente e pashe te me shikonte serioz per nje cast dhe me pas te ngrihej ne kembe duke vendosur duart e tij rreth belit tim, teksa une vendosa duart e mia mbi shpatullat e tija te gjera.
Teksa po degjonim vargjet prekese te asaj kenge, pashe Omerin te me shikonte me nje mimike ndryshe nga ajo qe me kish pare deri perpara atij momenti, qe po me bente te flisja e pushtuar nga nje emocion i thelle dhe i rende.

- Ne po ecim vertet mbi nje re me dashuri.  Ndonjehere e ndjejme veten te tunduar prej nje ndjenje dyshimi. Ajo na ben te kuptojme se po ecim mbi nje genjeshter edhe pse perpiqemi gjithmone e me shume te bere kompromis me endrrat. Ne po vazhdojme te ecim mbi dicka abstrakte...  I degjon keto vargje? Duket sikur jane krijuar posaçerisht per ne. - u degjua zeri im, teksa ai nuk ktheu pergjigje, por vazhdoi te qendronte ne heshtje duke shoqeruar mes levizjesh ato vargje te verteta per realitetin pasiv qe po vazhdonim te jetonim cdo sekonde edhe me shume.

Pas nje momenti ndjeva Omerin te ndalonte dhe te fliste i nervozuar nga mendimet e shumta qe i kishin pushtuar koken prej vargjeve te asaj kenge :

- Mbylle tani ! Eja te shkojme lart, se shkoi vone ...

- Omeri dua te te them dicka. - u degjua zeri im papritur duke e bere ate te ndalonte dhe te me shikonte i shqetesuar me nje mimike dyshuese.

- Te kujtohet nata e se henes? Javen e pare qe erdhem ketu. - teksa degjoi fjalet e mia, po me shikonte heshtur duke rikthyer ne mendje edhe nje here castet e erreta te asaj nate, qe ne mendje po i rishfaqeshin mjegullt prej gjendjes se dehur ne te cilen kishim qene qe te dy prej pijeve te shumta alkoolike qe kishim pire dhe prej gjendjes tone qe e kishim leshuar ne doren e ndjenjave te dehura duke shijuar aventurat e pavetdijshme.

- Ç'do te thuash me kete? - u degjua ai te pyeste me medyshje, teksa po me shikonte i nervozuar sikur te parashikonte ate qe do i thosha.

- Me duket se jam shtatzan... - teksa degjoi fjalet e mia ngrysi vetullat, qendroi pak sekonda duke me pare i shokuar dhe me pas filloi te bertiste i nxehur kundrejt meje.

- Ç'dreqin po thua? Ke harruar te pish pilulat? E ke pranuar te gjithe kete, duke mos ma treguar me pare?
- Jo... Omeri une...

- Mos fol ! Nuk jam i gatshem as ta mendoj se e gjitha kjo eshte e vertete ! - teksa tha keto fjale duke bertitur, ndaloi per nje moment duke ruajtur heshtjen dhe duke u menduar se si do te vepronte tani, teksa po shikonte i nxehur detin qe ndodhej perpara tij dhe mbrapa meje.

- Omeri une...

- As mos e mendo se ai do te qendroj per shume kohe brenda teje.

Pasi tha ato fjale duke bertitur, u largua i nxehur, teksa shkoi drejt makines se tij qe qendronte ne oborrin e viles dhe pasi hipi ne te, u largua me shpejtesi si i marre prej lajmit trondites.

E lodhur prej fjaleve te tij ndjeva faqet te me pushtoheshin prej loteve, teksa shkova drejt magnetofonit per te fikur ate muzike qe me vargjet e saj po me bente te ndjeja akoma dhe me shume lodhje brenda vetes. 

Per pak caste u ula ne rere duke qare dhe me pas u ngrita prej saj, teksa fillova te mblidhja te gjitha sendet qe ndodheshin mbi ate rere te ftohte, teksa ndjeja eren e fresket te freskonte faqet e mia te lagura prej loteve. 

E pushtuar prej asaj gjendjeje te vaket u drejtova drejt viles duke pyetur veten se pse ai reagoi ne ate menyre kur e dinte mjaft mire qe as une nuk mbaja mend asgje prej asaj nate te cuditshme qe kishim kaluar perpara dy javesh nen petkun e nates egoiste.

E pushtuar nga merzitja u futa ne vile, teksa mbylla deren me celes prej frikes qe po fillonte te me pushtonte dhe ashtu e frikesuar me ndjenjat e merzitjes fillova te ngjitja shkallet per te shkuar ne dhomen e gjumit dhe per tu shtrire e lodhur ne shtratin e stermadh te asaj dhome madheshtore tek e cila kishin ndodhur mjaft ngjarje gjate ketyre diteve te fundit.

Teksa u shtriva ne ate shtrat ndjeva melankoli, sepse ne mendje po me kujtoheshin te gjitha ngjarjet e diteve te se shkuares qe pushtoheshin nga te qeshurat dhe gjalleria.
Per nje cast ndalova se menduari per ato momente qe po me benin te ndjeja akoma me shume erresire brenda vetes.
E pushtuar nga ajo ndjenje melankolike vendosa duart mbi bark dhe fillova te flisja duke qare.

- Me falllllll ! Ishe kaq i papritur ne jetet tona. Eshte gati e pamundur te jem nena jote ne mes te kesaj rremuje. Por do perpiqem... Te premtoj...

Pasi thashe keto fjale vazhdova te qaja duke i lene fjalet pergjysem sepse nje lemsh boshlleku me bllokoi frymemarrjen duke mos me lejuar me te flisja, teksa gjumi po me perpinte avash avash me lotet qe po vazhdonin te me rridhnin neper faqe .....

▪Pres komente jo vetëm për pjesën por edhe për këngën zyrtare të librit tim "Hiraeth" (Elias - Cloud).

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now