•48• ○ Pika e saj e dobët

1.4K 152 299
                                    


           》Nëse dikush prek pikën
              tëndë të dobët, lotët të dalin
              instiktivisht dhe fjalët e
              nxehura plot negativitet
              hipin mbi piedestal pa
              marrë lejen tëndë.
                                   - kurtjani__

( Emily )

Po shikoja syte e Omerit qe po percilleshin per te mos i lene ata lote te dilnin jashte kufijve.
Gjendja ne te cilen ndodhej po me bente te kuptoja se edhe ai si gjithe te tjeret kishte ndjenja, por me te zbehta dhe me te egra.

Nuk dija se cfare t'i thosha per te shembur ate heshtje kreshnike, ndaj i shtrengova doren ngadale per ta qetesuar me qetesi dhe ne ato momente pashe ate te me shikonte heshtur me syte qe i ishin skuqur paksa.
I heshtur me shtrengoi doren gjithashtu, teksa shikimin e largoi ngadale prej meje dhe nderkohe te dy filluam te ecnim drejt deres se suites, per te dale sa me pare ne korridoret e atij hoteli te thjeshte e luksoz.

Ashtu te heshtur zbritem shkallet e kateve te hotelit dhe dolem jashte tij me hapa te shpejte, teksa po perballonim shikimet dhe vemendjen e njerezve qe buzeqeshnin teksa na shikonin te shtengonim doren e njeri-tjetrit dhe ne trup te mbanim veshur veshje qe iu krijonin pershtypjen se sot do te kurorezonim lidhjen tone, qe per ta dukej kaq reale dhe e besueshme edhe pse ne realitet per mua kjo do te mbetej nje enderr e keqe qe nuk do te ndodhte kurre.

E stresuar prej mendimeve te pasigurta qe po me pushtonin koken, kalova ne anen tjeter te rruges bashke me Omerin qe e kisha kapur perdore dhe fustanin e bardhe qe e mbaja me doren tjeter, sepse nje pjese e tij zvarritej paksa mbi siperfaqen e ashper te tokes.

Pasi kaluam rrugen, pashe Omerin te me drejtonte drejt nje makine te zeze qe po qendronte perballe me hotelin.

- Hip ! - u degjua te fliste ai, teksa po qendronim prane saj.

Pasi hipem ne te, u degjua telefoni i tij te binte ne kohen qe filloi t'i jepte makines me shpejtesi.

- Alo Lekol... Tani u nisa. Per tridhjete minuta jam aty... Rrofsh Vlla . - pasi i tha keto fjale, mbylli telefonin, e hodhi ne kroskotin e makines dhe me pas ndezi nje cigare, teksa hapi njekohesisht xhamin ne anen e tij.

- Omeri ... - teksa degjoi zerin tim te permendte emrin e tij dhe heshtjen qe u krijua pas asaj qe thashe, ktheu shikimin drejt meje, thithi cigaren e sapo ndezur per pak caste dhe me pas foli serioz dhe bindshem kundrejt meje :

- Fol !

- Ku po shkojme? - u degjua serisht zeri im qetesisht dhe pas kesaj u pasua me nje tjeter heshtje, deri ne momentin qe zeri i tij doli serisht ne skene.

- ... Po shkojme qe te behesh pergjithmon e imja, sepse shke*dhata qe ti e quan baba, sot me beri te kuptoj se erdhi koha te me perkasesh mua pergjithmone. Dije, se kete po e bej per babane tend. Per mua je e imja edhe tani qe nuk mban statusin si gruaja ime. Po martohem me ty per t'i mbushur mendjen atij shke*dhate, se je dhe do te mbetesh pergjithmone e imja. Per t'i thene se pjesen e mbetur te jetes ai shke*dhate do e kete te mbushur me vuajtje dhe dhimbje ... - ne momentin qe po degjoja keto fjale, po percillesha mezor per te kaluar fjalet qe me ishin ngaterruar ne gryke, prej asaj qe po degjoja dhe prej ofendimeve te njepasnjeshme qe ai po i bente tim ati, me nje ton te flakte.
Po ndihesha e pafuqishme per te ndaluar fjalet e tij qe po dilnin plot zjarr edhe pse ne nje moment nuk durova dot me, por bertita me sa fuqi te kisha, teksa syte po i ndjeja te me pushtoheshin gjithmone dhe me shume prej loteve.

- Mbylle ate dreq goje ! Kjo nuk do te ndodhe kurre. Te urrej ! Te urrej me gjithe shpirt, sepse je nje plehre ...

- Boll ! - u degjua ai te bertiste fuqishem dhe egersisht, duke ndaluar fjalet e mia qe po dilnin te acaruara, teksa syte i kisha te mbushura me lote dhe te drejtuara drejt tij e nervozuar me shume se kurre.

- Ndalo makinen tani ! Ndalooooo ! - u degjua zeri im te dilte fuqishem, teksa po vazhdoja te ndjeja lotet e nxehte te me rridhnin neper faqet e ftohta dhe teksa po shikoja ate te me shikonte egersisht dhe te vazhdonte t'i jepte makines edhe me shpejt, per te treguar se nuk do te vepronte kurre sipas deshires sime, por do te behej ashtu sic ai donte.

Pas nje casti ndjeva shpejtesine e makines te ulej dhe me pas te ndalonte plotesisht prej semaforit qe kishte ndezur driten e kuqe dhe kishte detyruar Omerin te vepronte ne kete lloj menyre.
Ne ato momente e acaruar dhe e nervozuar me lotet qe me rridhnin papushim, hapa deren e makines dhe dola prej saj me shpejtesi, teksa fillova te ecja me hapa te shpejte me fustanin e bardhe e te lehte qe filloi te flakeronte nga nje ere e fresket e dritheruese qe kishte pushtuar vendin.

- Emily !!! Ejjjj. - degjoja zerin e Omerit te me ndiqte mbrapa me hapa te shpejte, teksa makinen e kishte lene ne mes te rruges, me dyert e hapura, ne krah te semaforit, qe vazhdonte te mbante ngjyren e kuqe.

Pas disa hapash ndjeva doren e tij te me kapte dhunshem krahun dhe te me kthente me shpejtesi perballe, duke me perplasur me trupin e tij muskuloz dhe duke detyruar syte e mi te shikonin drejt fytyres se tij te nxehur.

- Ku dreqin po shkon? - pyeti ai me nje ze te nxehur dhe te ulet prej kalimtareve qe po na shikonin te cuditur, teksa ai me kishte kapur fort krahun dhe po fliste i nxehur ne maksimum prej veprimit tim te pamenduar mire.

- Zhduku ! Mos me prek ! Te urrej ...

- Shhhhhh. Po na shikojne te gjithe. Ruaj qetesine dhe futu ne makine. I di shume mire pasojat nese nuk ben ate qe po te them. - u degjua te fliste i nxehur, teksa po perplaste frymen e tij te ngrohte mbi fytyren time qe ishte e pushtuar prej loteve dhe prej nje flladi te lehte e te fresket qe frynte, teksa bente floket e mi te fluturonin lehtazi ne ajerin e athet.

E nxehur terhoqa krahun prej dores se tij, qe po vazhdonte te ma shtrengonte edhe me shume pas atij veprimi injorues.
Fillova te bertisja duke harruar se kalimtaret ishin duke na pare dhe duke u cuditur prej te bertiturave te mia, qe po me dilnin pakursim dhe plot dhimbje ne formen e pyetjeve.

- Cfare dreqin do me besh nese nuk veproj ashtu sic do ti? Do vrasesh babain tim apo mua? Follll !!! - teksa degjoi fjalet e mia, u shtang dhe ne fytyre u zbeh, sepse nuk e kishte parashikuar kete veprim aktiv plot negativitet nga ana ime.

- Babai im pesoi infrakt prej teje kete mengjes dhe une nuk e di nese eshte gjalle apo jo. Ndersa ti, ndersa ti vazhdon te thuash se do qe t'i marresh gjithcka dhe ta shkaterrosh. Ai ndoshta ka vdekur tashme. Ai ndoshta nuk jeton me. Aiii... - teksa po thosha koto fjale duke bertitur dhe duke qare, dale ngadale fryma po me bllokohej prej loteve qe po grumbulloheshin si nje lemsh boshlleku ne gryken time.
E pafuqishme ndalova se foluri per nje moment, teksa vazhdova te qaja duke e pare ate ne sy e acaruar.
E pashe te me afrohej, por u largova dhe fillova te bertisja serish e nxehur, prej asaj qe ai me kishte thene pak minuta me pare.

- Mos me prek me kurre ! Ta thashe shume qarte besoj. Te urrej me gjithe shpirt ... - kur degjoi keto fjale, u zbeh ne fytyre dhe dukej mjaft qarte qe acarimi qe po i buronte nga brenda ishte teper i madh dhe dukej mjaft qarte qe nga momenti ne moment do bente ndonje veprim shokues.

Ne ato momente qe shikimi i tij po me sulmonte egersisht, u degjuan te shperthenin disa borie makinash, te cilat po ulerisnin si te cmendura prej makines se Omerit qe ju kishte bllokuar rrugen, nderkohe qe semafori kishte ndezur ngjyren jeshile .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now