~ Prolog ~

3.9K 232 841
                                    

- Epo urime, do të bëheni prindër të një vajze. - konfirmoi gjinekologu pasi kishte zmadhuar për të disatën herë imazhin e ekos, që të mos gabonte.

- Ua, vërtet? - vendosi dorën para gojës, i befasuar babai, dhe si përgjigje mori një pohim me kokë, që në çast i krijoi një buzëqeshje të madhe në fytyrë. - EC ATY! - bërtiti shumë i gëzuar për atë lajm, duke i trembur dy të tjerët.

- Çfarë?! - e kundërta ndodhi me gruan e tij, e cila mund të shpërthente nervash nga momenti në moment. - Ka dalë gabim ekoja, s'ka si të jetë ndryshe. - tha me bindje të plotë.

- Zonjë... është e saktë. E kontrollova disa herë.

- Unë e doja djalë. Dhe... dhe duhet të jetë djalë! Kontrolloje prapë, se s'të gjen gjë! - kërkoi e zhgënjyer.

- Zonjë... unë jam profesionist në këtë fushë, kam 30 vjet eksperiencë dhe është e pamundur që...

- Do e provosh edhe njëherë thashë! Lëri 30 vitet ti! - lartësoi zërin kërcënueshëm.

- Patjetër! Patjetër! - qeshi në siklet duke ngritur të dyja duart, për t'i treguar se çdo gjë ishte në rregull. - Hormonet bëjnë të vetën, kështu që... le ta provojmë edhe njëherë, ose... sa herë të na duhet për t'ju bindur. Gratë shtatzëna kanë gjithmonë të drejtë.

- Bëje tani, lëri llafet e tepërta! - e ndërpreu e paduruar ajo.

- Haa, atë do të thoja edhe unë, do e bëj. Le ta provojmë sërish, zonjë!

- Zemër, po kalon një krizë nervore tani, por të lutem, pranoje që është vajzë! Nuk mund ta ndryshojmë.

- Mbylle ti, se atë do ti, të jetë vajzë. Por do e shikojmë sërish, për inatin tënd. Dhe kushedi, mbase e ka parë gabim herën e parë. Njerëz janë, gabime bëjnë, si gjithë të tjerët.

- Prapë femër më del. - tha doktori pas rishikimit të ekos dhe fiku menjëherë aparatin para se të merrte ndonjë kërcënim tjetër për ta rishikuar prapë.

- Jo! Do e provosh edhe njëherë tjetër!

- Ka probleme aparati zonjë, u fik. - gënjeu doktori sa për ta hequr qafe.

- Na paska probleme aparati? Po ja o Adi, aparati paska probleme. Nuk është vajzë.

- Doktor, na falni! Gruaja ime ka nevojë të qetësohet pak. Hajde zemër, largohemi tani!

- E doja djalë... - tha me vete e mërzitur, teksa dilnin nga spitali. Lëvizte këmbët pa dëshirë, sikur t'i tërhiqte zvarrë.

- Fatma, - ndaloi së ecuri i shoqi, - nuk ka ndonjë rëndësi të madhe gjinia, mos bëj kështu tani! Fëmija është një engjëll gjithsesi. - i buzëqeshi dhe e puthi në ballë.

Ajo u mbështet në kraharorin e tij, por më pas e shtyu menjëherë tutje.

- Qesh nga gëzimi ë? E fitove bastin budalla.

- Epo... e kisha një lloj parandjenje. - qeshi sërish.

- E marrtë e mira, e doja vajzë! - dëgjuan pas tyre një nënë të dëshpëruar.

- Hah, a të thashë shpirt? - qeshte bashkëshorti i saj.

5 muaj më vonë...

- Aaahh, po vdes! - dhimbjet e lindjes ishin të tmerrshme, nuk i duronte dot. Kishte lexuar se ishin baraz me dhimbjen e thyerjes së kockave, dhe në ato momente po e vërtetonte më së miri.

- Zemër, merr frymë thellë, nxirr frymë thellë... Mundohu të qetësohesh!

- E si të qetësohem more? Unë po vdes këtu, ti thua 'qetësohu'! Ohu, ti nuk kupton. Unë po e vuaj këtë, ti je për shtatë palë qejfe!

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now