7 ~ Zënka

1.5K 164 67
                                    

Po?! Ajo tha po?! Apo më bënë veshët? Fliste me vete Fatma.

- Ajo pranoi, teta Fatma. Ajo tha po. - konfirmoi Tani.

Papritur iu mjegulluan sytë dhe kaloi si në gjendje të fikëti.

- Grua, ndihesh mirë?

- Teta Fatma!

- Ah, e kam nga emocionet. Nuk po më besohet. - i rrëshkiti një pikë lot nëpër faqe. - Mos ma vini re!

- Epo besoje! Së shpejti... ne do të lidhim krushqi. - tha Bilali i qeshur.

- Po... Ne do të lidhim krushqi. - përsëriti me gjysmë zë ajo.

- Por teta Fatma, si? Loni tha...

- Meqë nusja pranoi, le të caktojmë datën e fejesës! - propozoi Adi.

- Kemi kohë deri atëherë. Është akoma shpejt. - dukej qartë se Matilda nuk e kishte me qejf punën e fejesës.

- Jam dakord... me krushkën.

Adi e pa i çuditur. Fatma që njihte ai, tashmë duhet të hidhej përpjetë nga gëzimi e jo të rrinte kaq e ngrysur.

- Na, more çun, se ti di nga teknologjia. Shkruaje pak numrin e Adanit këtu! - i kërkoi Bilali Tanit.

- Shënoje edhe tek i imi! - tha Adi.

- Patjetër!

- Shkruaje aty 'Adan'!

- Edhe tek i imi, po shkruaje 'Bilo' dhe bëje 'krushku' në kllapa. Se kemi një Bilo tjetër, është shofer. - i shpjegoi krushkut.

- Sa me hov e more, o Bilo! Më shumë gëzon ti sesa vajza.

- Matilda, vajza jonë e vetme do të fejohet. Sigurisht që jam i lumtur. Më në fund, pas njëmijë e ca lajmësish, Ivora pranoi.

- Babi!

- Shikoni se... emocionet bëjnë të vetën e i harruam fare zakonet ne. Ç'pret moj bijë? Çohu, takoji!

- Vajzë flori je! - tha Adi i buzëqeshur, pasi e takoi.

Më pas ajo shkoi pranë Fatmës, e cila akoma s'e kishte marrë veten.

- Vjehrrë... e dashur vjehrrë! - qeshi shtirshëm duke e përqafuar.

- Si dritë je! - tha me gjysëm zëri vjehrra.

Ishin në makinë. Po ktheheshin sërish në Tiranë.

- Fatma, çfarë ke? Nuk m'u duke shumë e gëzuar. Pse? Ëndrra jonë po realizohet, grua. Vajza pranoi. Nusja që ti aq shumë dëshiroje, pranoi.

- Po ç'të bëj o Adi? Ç'të bëj? Dua shumë të gëzoj, por s'mundem! Ai djalë... ma mbylli gojën brenda pak minutave.

- Si?! Ç'thua kështu? Çfarë ka ndodhur?

Fatma filloi të qante.

- Dritan, di ndonjë gjë ti? Mos ka të bëje me atë telefonatën e gjitha kjo? Flisni, ta marrë e mira!

- Po ç'të të them o burrë? Loni më shkatërroi ëndrrat.

- Moj, nuk po të kuptoj hiç!

- E ke idenë se ku po na çon Tani? E ke?

- Në shtëpi ndoshta?

- Jo. Te restorant "Juvenilja" po na çon.

- E pse?! Ç'duam ne atje?

- I tha Loni.

- Po pse? Mori vesh muhabetin tonë dhe do që ta festojmë? - Fatma s'u përgjigj. - Po çfarë pastaj? Ma thuaj! - shtoi pas mohimit të saj.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now