1 ~ Kandidatet

2.7K 217 740
                                    

- Jam një vajzë e përkushtuar. Hobi im është pilates. E ndershme dhe nuk kërkoj shumë nga jeta. Kam mbaruar për veterinere. Emri... Farushe, mosha... 33 vjeçe, gjatësia... 1 e 54, pesha... 38 kile, flokët... ngjyrë ulliri, sytë... si kakao... - ndaloi së lexuari me zë, vendosi gazetën mbi tavolinë dhe thërriti entuziast gruan. - Fatma moj! Moj Fatma! Ku je?

- Çfarë ke o i uruar? Ma le byrekun në mes. - shkoi me pec në dorë në dhomën e ndenjies.

- Hiqe atë moj grua tashi! - shikimin e mbante nga peci. - Shikoje pak këtë, është kandidate e mirë, s'ke ç'i shan.

- Pa prit njëherë! -mori gazetën. - Farushe? U më marrsh të keqen, më marrsh. Pëllumbi im Marlon e ti Rushe, keq se s'dashke moj! 33 vjeçe? Po Loni është 29, apo do ta bëjmë si Gjinua me Marigonë tani? 1 e 54? Po skifteri ynë është 1 e 80 re qyq, si i bëhet kësaj pune? Apo të më tallin komshiet pastaj, të thonë 'ja, erdhi xhuxhja e Fatmës'. 38 kile? Po kjo s'ka fuqi të dhjesë o Adi e jo më tej!

- Po hë moj grua, si bën edhe ti! Me gjithë këto pretendime do të na ngelë në derë.

- Loni im nuk është burrë për të ngelur në derë!

- Po hë de, ku e ke?

- Ku e gjete këtë basurreten njëherë?

- Çdo fund gazete e ka një rubrikë të tillë. - shpjegoi.

- Dhe ti e dije?

- Po? - u përgjigj po me pyetje.

- U të shplaftë mortja! Po pse s'the më parë ti, apo kullosje sytë për vete? Unë kam një jetë të tërë që kërkoj nuse për djalë, ti s'tregon.

- E mirë o mirë, më fal! Shiko se ka një tjetër aty! - bëri shenjë me kokë.

- Jam një vajzë nga fshati, gomarëroj shumë mirë. Di ç'është puna. Ngrihem që në pesë, mjel lopët e nxjerr kopenë me dhi. Hobi im është të bëj kurora me lule. Emri... Qanie, mosha... 28 vjeçe, gjatësia... 1 e 60, pesha... 78 kile, flokët... pisk të zinj si nata pa yje, sytë... si lajthi nazelie.

- E mirë m'u duk.

- Hë?! E mirë t'u duk? Po ç'i ke këto o Adi? Emër të tillë s'ka patur as stërgjyshja ime, Lule e kishte, rahmet pastë! Na bëka si poete kjo, nata pa yje, sytë nazeli! Kjo do të ma vdesë çunin mua, do e improvizojë si gomar, se edhe i pëlqeka pale! 78 kile? Jo të keqen, jo, kësaj s'i dalin katër bukë në vakt, do të na shkatërrojë ekonominë e familjes. Në dhe do të më fusë Tefta me këtë, shtatë pashë. Do të thotë 'gjithë ai çun mori lopçarkën në shtëpi'.

- Ohu gjeje vetë, kot që të thashë! - shfryhu i lodhur.

- Po sigurisht që do ta gjej vetë!

- E ç'ke ndërmend të bësh?

- Ah more burrë, sot ka ikur koha e gazetave, s'ka më. Do e provojmë këtej tani, nga teknologjia.

- Dhe?

- Kokëtrashë je, a bën vetë? Fejsbuku Adi, fejsbuku!

- S'kuptoj.

- Do të hapim fejsbuk pra.

- Mirë, ne do të hapim fejsbuk, po prapë s'kuptoj.

- Ik andej, ik! - e shtyu e mërzitur.

Pas 1 ore...

- Hë moj, çfarë katranose? - e pyeti teksa gjerbte kafenë e përgatitur me makineri.

- Nuk e di fare o Adi, po shtypa këtë opsionin install aty ku lexon fejzbuk. Tani s'di ç'të bëj. E di çfarë? Po marr fare Lonin në telefon.

Nuse për djalin tonëOnde histórias criam vida. Descubra agora