10 ~ Shefush Zizi

1.4K 155 32
                                    

- Ç..çkemi L..Loni, si... si kalove në punë ti, m..mirë?

- Dritan?! Ti këtu?! - e shikonte i habitur në kulm.

- Loni dëgjo... unë... kjo... Nuk është ajo që ke në mendje... aspak! Të betohem o Loni... Nuk kisha zgjidhje tjetër.

- Dritan, ç'do ti këtu? - ngriti zërin i acaruar. - Ç'është e gjitha kjo?

- Vëlla, mos u acaro me mua! Do të të tregoj gjithçka, vetëm më lër pak kohë të shpjegoh...

- Loni, bir...

Në vilë hynë Adi dhe Fatma.

- Po ju?! Hah, - nënqeshi i nevrikosur, - po patjetër, si të ndodhte ndryshe? Të tre të pandarë. S'kishte tjetër mundësi!

- Epo tashi... ç'të bëjmë? - tha Tani kokëulur.

- Prapë... Prapë i keni futur hundët atje ku s'duhet, në punët e mia? Prapë me plane? - asnjë prej tyre s'i përgjigjej.

- Flisni, dreqi ta marrë! Po pres! - ulëriti fort. - E dua tani përgjigjen!

- Opo lëri këto, se s'ka kohë për shpjegime! Aty brenda... ndodhet e dashura jote Ela, bashkë me dashnorin! - tha nxitimthi duke treguar me gisht drejt dhomës së gjumit Fatma.

- Çfarë?! Mama, për atë Zot, ç'thua? Edhe kjo të kishte mbetur pa shpikur. Si s'u lodhe njëherë? Si dreqin nuk u lodhe vallë?

Fatmës i rrëshkitën lotët nëpër faqe.

- Unë... unë thjesht po them të vërtetën. - e pa të birin me keqardhje.

- Gënjeshtër! - s'e besonte dot.

- Të lutem Loni...

- Deri në këtë pikë ke arritur? Të krijosh gjithë këtë skenar filmi?

- Nuk është krijim... Është e vërtetë, e gjitha kjo.

- Sinqerisht, ia vlen për skenariste apo rregjisore, Fatma Gashi! Bravo të qoftë, hallall! Po harroje që ke një djalë, tani e tutje! Le të pretendojmë sikur s'më ke lindur kurrë!

- Marlon, jo! T'u bëftë nëna, jo! - filloi të qante më shumë Fatma.

- Dhe akoma vazhdon? - i nevrikosur, ktheu shikimin nga i ati.

- Mamaja ka të drejtë Loni. S'të gënjen. Ajo... epo ajo Ela të tradhton pak ty.

- E bëni me qëllim, doni që t'ju dalë e juaja. Kastile ma bëni, të marr për nuse atë tjetrën!

- Jo o bir, jo. Nuk e bëjmë për atë. Thjesht... donim të të hapnim pak sytë, se boll i verbër paske qenë këto kohë.

- Pak qorr le të themi. - shtoi Adi.

- Të më hapnit sytë? Seriozisht?!

- Po! - thanë të tre njëzëri.

- E si dreqin t'ju besoj unë juve? Shikoni si e keni katandisur Tanin, vetëm e vetëm që të dukej si tradhti!

- Marlon, e bëmë për ty këtë... e marrtë e mira, duhet të reflektoje! Ajo buça e rrugëve të mashtron, ta fut pas shpine.

- Epo tashi... sa të merreni vesh ju... më mirë po hap derën unë, e ta vërtetojë me sytë e tij ky! - tha Tani duke ulur bravën.

Dhe kështu, në sytë e të tradhtuarit u shfaqën bashkë-tradhtuesit... e dashura e tij dhe njeriu për të cilin gëzonte një respekt të paparë... shefi i tij, Hazizi.

- Ja ku është, shikoje vetë! Apo as syve të tu nuk i beson? - tha Fatma e trishtuar për të birin.

- Ela?! Zoti Haziz?!

- Ishin pak si shumë të lëvizshëm, m'u desh t'i lidhja. - kruajti kokën Tani.

- Ke bërë një punë të përsosur. Të lumtë o çun! - i rrahu shpatullat Adi.

- Loni, zemër, mund të ta shpjegoj... ne të dy...

- Ç'dreq shpjegimi thua? Mendon se ka vend për shpjegim e gjitha kjo? Më thuaj! Ka vend për shpjegim?

- Jo. Nuk ka. - uli kokën.

- Hah... dhe shiko kë paskemi këtu, zotin Haziz... - e pa me një neveri të madhe, - njeriun me virtyte... të ndershmin... fisnikun... më të respektuarin... liderin... Seriozisht?! Lider?!

- Pusho! Mua mos më fol në këtë mënyrë! Dhe po, e pranoj, të dashurën tënde, e kam edhe unë dashnore. Kemi pesë muaj që ta fusim pas shpine. Sa kishit bashkë ju? Ah po, tre muaj... i bie që je ti dashnori në këtë mes. Ça ndryshimi ka? Punë e madhe!

- S'e di pse s'më bëri edhe aq përshtypje kjo që the për pjesën e muajve, pa për ndryshimin... ndoshta për mua mund të ketë ndonjë ndryshim të vockël, po për ty ama, ta siguroj që për jetën tënde personale dhe profesionale do të ketë jashtëzakonisht... shumë ndryshim! - nxori telefonin nga xhepi.

- Marlon, jo... Ç'do të bësh? Të lutem Loni, mos e bëj! - filloi të qante Ela.

- Ç'po përpiqesh të bësh, Marlon Gashi? Do të të jap çdolloj gjëje që të kërkosh... para, pushtet, çdo gjë... vetëm mos e vazhdo këtë që po përpiqesh të bësh!

- Tepër vonë! Ta kishe thënë më parë, se tani s'ka më vlerë. Gruaja jote e mori vesh! - i tregoi fotot e dërguara në numrin e së shoqes, në WhatsApp. Ajo sapo i kishte parë.

- Jeta ime mori fund! - qante me të madhe Ela.

- Dritan, u lodha. Postoji në rrjete sociale këto! - i la telefonin dhe u largua njëherë e mirë nga ai vend.

- Menjëherë vëlla! Me gjithë qejf!

- Si guxove ti mor bir...

S'e përfundoi dot fjalinë, pasi Fatma hoqi këpucën e ia ngjeshi fytyrës.

- Mendohu mirë, para se të matesh me familjen Gashi, shefush Zizi! Kaq po të them unë!

- Kam dashur shumë ta bëj një gjë të tillë! - tha Adi duke hequr çorapet dhe ia futi në gojë.

- Të erdhi mundësia burrë. - qeshi Fatma.

- Po unë? Prit ta mendoj se ç'kam dashur të bëj... Uu, e gjeta! - tha Tani duke vrapuar drejt frigoriferit të merrte salcën e domateve.

- Ndërsa ti...

Fatma iu afrua Elës, e cila dridhej nga frika.

- Ti s'e ke patur kurrë djalin tim! Ajo që do e ketë vërtetë është Ivora Hoxha. Ajo po që do të jetë nuse për djalin tonë! - i shtypi hundën si të ishte një lilipute para saj. - Mos guxo t'i afrohesh më djalit tim, se do i kemi punët edhe më keq bashkë. S'besoj se ke qejf të futesh në listën e zezë të Fatma Gashit. More vesh? Mora thuaj! Hajde Adi, ikim tani! Plani u krye me sukses! Dritan, bëj ç'ke për të bërë me salcën, edhe hajde!

Me buzëqeshje fitimtare, u larguan nga vila.

Nuse për djalin tonëTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang