6 ~ Ata thanë po

1.6K 167 122
                                    

- Dritan, rrofsh që na shoqërove me makinë, se për Zotin, duke bredhur spitaleve do të ishim tani. - tha Adi.

- E pse spitaleve? - pyeti Fatma.

- Po ja... ose mua do të më binte tensioni nga lodhja, ose ti... do të përlesheshe me ndonjë llapaqëne tjetër, me shumë mundësi. Prandaj e falenderoj Tanin, se do të na binte bretku me fugona.

- Nga njëra anë... ke të drejtë, se lëviz rehat kur ke makinën tënde. Ohohoz, për shtatë palë qejfe! Makina është plaçkë. Njëmijë herë të kam thënë, 'mëso makinën o burrë', se mundësitë i kemi, na e blen djali. Po jo, s'dëgjon ti, je kokëmushkë!

- Unë të mësoj makinën për pleqëri?! Po kam dalë në pension tani moj grua, s'kam takat më. Ku kam durim unë? Pastaj, na mjafton makina e Lonit, ç'i duam dy ne, si familje biznesmenash!

Qeshte me ta Tani.

- Ku ta parkoj makinën?

- Ja aty, pranë thertores, ku është ajo biçikleta! - i shpjegoi Fatma.

- Rrofsh sa malet, o çun!

- Nuk është asgjë, xhaxhi Adi. Për mua është kënaqësi t'ju ndihmoj. Jeni si një familje e dytë për mua.

- Ashtu është, more bir. Edhe ne... të kemi si çun të dytë. - ia ktheu Fatma. - Sa shpejt ikin vitet! Më kujtohet si të ishte dje, kur ti dhe Loni luanit shah e hanit bukë me reçel fiku. Loni hante gjysmën e fetës, ndërsa ti e doje një furrale buke të tërë. Nuk ngopeshe. Bëja reçel kastile për ty unë.

- Fajin e ka reçeli! Lija kokën pas reçelit që përgatisje ti, teta Fatma.

- E di more bir, e di. Se mamaja jote, edhe sot e kësaj dite e bën të lëngshëm, si marmalatë. Unë e bëja topa-topa, të fortë, ia bënte kërrtap kokrra, kur e fusje në gojë. Prandaj e pëlqenit ju, se nuk latërzyheshit.

- Më të mirë se ajo e bën. Ia kam thënë Ritës unë, 'mama, mos u mërzit, po Fatma e qan'.

- Tashi, që ta di unë... për çfarë po flisni ju? Ku e keni muhabetin, me pak fjalë? - tha i çuditur Adi.

- Pa merak Adi, se për fikun po flasim. I kam duart flori, jo vetëm reçelin, po të gjitha i qaj, jam nikoqire unë! Më thoni një gjë që s'e bëj dot!

- Ashtu je moj grua, ashtu. Po sikur po devijojmë çik nga plani më duket.

- Oburra, - u kthye në vete ajo, - hajde se... u morëm me muhabet ne dhe e harruam fare për çfarë kemi ardhur.

- Epo na shkoftë mbarë!

- Ishallah, kthehemi me buzën vesh më vesh, o burrë!

- Amin, teta Fatma! Amin, xhaxhi Adi!

- O Tani, shiko se mos ke lënë ndonjë punë përgjysëm ti! Edhe ne... mbase të kemi bezdisur pak... po pleqëri hesapi!

- Jo, jo. Ç'e ke këtë llaf, xhaxhi Adi? Është kënaqësi për mua!

- Ashtu? Aaa, epo mirë!

E mori pak më tutje Fatmën.

- Moj grua, çfarë do i bëjmë këtij ne? Na solli këtu, me makinën e tij. Na duroi gjatë gjithë rrugës, na ndaloi në një lokal, pagoi edhe kafetë... shumë mirë, po tani ç'do? Të vijë me ne te krushku a si?

- Ore Adi, sikur kemi ndërruar rolet më duket, po sillesh si unë! Ku di unë ç'ka! Të them të drejtën, s'di as si ta përzë. S'kemi sy e surrat ta përzëmë.

- Epo një gjë duhet bërë.

- Dritan, shiko se mos ke ndonjë punë ti e s'na tregon neve! Mos u ndje fare në siklet. Jemi të tanët ne. Thuaj, të keqen teta! Mos ki turp!

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now