15 ~ Takimi (2)

1.5K 141 129
                                    

Klientët e restorantit kishin lënë ushqimin në mes dhe e kishin përqëndruar shikimin tek ajo, tashmë e shtrirë në dysheme.

- Kushedi, do të ketë thyer hundën, lumadhja. Sa gjynah!

- E me, ka plot fshatarë që u ndodh e njëjta gjë.

- Mos duhet të lajmërojmë ambulancën?

- Po ajo s'e pa derën? Sa e trashë!

- A je mirë? - e pyeti Loni me një shikim të shqetësuar.

- Po për mrekulli jam! Ç'e kishe këtë pyetje? - u përgjigj ironikisht.

- Ma jep dorën!

- Jo, s'ka gjë. Lëre më mirë, se po më pëlqen kjo dyshemeja goxha! Kisha nevojë për pak freski, më në fund e mora. Hoh...

- Epo... ç'të them unë? Në rregull atëherë, meqë qenke rehat, po shkoj sërish në tavolinë. Hajde vetë ti!

- Prit! - kërkoi me siklet. - Po bëja shaka. Më ndihmo që të ngrihem!

U kthye drejt saj dhe e ndihmoi.

- E kishe të vështirë të gjeje dallimin mes derës së hapur dhe asaj të mbyllur?

- Epo... të pashë ty nga larg unë dhe ma more mendjen fare! - ia ktheu me një shikim tallës.

- I paska nja ca vida mangët kjo! - pëshpëriti me vete Loni, në mënyrë që të mos e dëgjonte.

- Do të m'i mbërthesh ti me kaçavidë? - si duket, s'kishte folur edhe aq me zë të ulët.

- Ëh... shkojmë në tavolinë tani? - u përpoq të ndërronte muhabet ai.

- Në rregull, shkojmë.

Sa u ulën, Ivora ngriti dorën sa më lart për të thërritur kamarierin.

- Kamarieri vjen vetë. S'është nevoja të bësh skena të tilla.

- Skena të tilla? Pse, ç'po bëj unë? Mos ndoshta, po thua që jam e padalë?

- Nuk thashë atë, thjesht...

- Sa tip acarues qenke! E thërras kur të më dojë qejfi kamarierin unë. Në rregull? Nuk kam përse të pres kot.

- Kamarier! - ngriti dorën Loni për të ndërprerë bisedën me të.

- Përshëndetje! Çfarë do të porosisni?

- Keni tapa veshësh? - pyeti ironik.

- Ha, ha, ha... - qeshi shtirshëm Ivora.

Ky piruni... sikur po ma bën me sy mua, po hë... se ta rregulloj unë, po vazhdove më tej kështu. Do të ta ngul në... uff! - tha me vete.

- Përtej shakave... do të marr fileto pule me sallatë. - vendosi shpejt e shpejt ai.

- Po ju zonjë?

- Jam zonjushë!

- Më falni... Po ju... zonjushë?

- Nuk e di. Prit të lexoj njëherë menunë. Ëëë... Më bëj një rizoto me karkaleca mua!

- Pije? Çfarë preferoni?

- Për mua verë. S'e di për zonjushën.

- Verë do të pimë, të dy. Na sill nga më e shtrenjta, se ka lek zotëria! - iu drejtua atij.

- Bëje mesatare, më mirë! S'kam ndërmend të harxhoj 1500 euro sa për të njomur buzët unë.

- Nga 150 euro e poshtë, besoj se dakord je, apo jo? - pyeti Ivora e bezdisur.

Nuse për djalin tonëOnde histórias criam vida. Descubra agora