~ Epilog ~

1.8K 132 304
                                    

- Ah mor çun, të paçim sa malet! - tha Adi teksa lundronte në botën e internetit.

- Po ti të kishe thënë më parë o lumadh, paske vdekur për çik ajfon, pse s'thua! - ia ktheu Fatma.

- Po ç'të thoja unë mavria, të linte radhë gruaja? Jo, s'të linte!

Ivora qeshte me ta.

- A sa gjynah kjo Kaderi, a! - tha Fatma, tashmë e përqëndruar në ekranin e televizorit.

Po shikonin "Lule të Vetmuara" te Klani.

- Na preku. - fshiu lotët Ivora.

- Në shpirt na preku. Po pse, moj e uruar, pse e helmove veten ashtu? Apo kishe qejf të shihje sa do të vinin në varrim e kush do të qante më shumë? Jallah, si e bëjnë edhe këta, aq prekës... turq hesapi!

- I qajnë telenovelat!

- Po pas kësaj, kush fillon, t'u bëftë nëna?

- Më duket se u mësuam keq me telenovela ne, Fatma! - qeshi nusja.

- Epo ç'ti bëjmë karantinës moj bijë? Na zuri. S'ke ç'i bën! Virusit mbyllja derën e karantinohu!

- Meqë ra fjala, mos e luani nga Klani, se fillon Rudina tani, me udhëzimet e saj! - foli Adi mjaft serioz.

- Po, të keqen, po. Aty mbahu ti, po na fillon Aisheja neve!

- Pak informacion s'do të na bënte keq moj grua! Lëre Aishenë në hallin e vet, se s'do të na shpëtojë Aisheja bashkë me shokë nga virusi!

- Po pse ore burrë, do të na shpëtojë Rudina sipas teje?

- Hajde baba, e ke radhën ti pas meje! - tha Loni i sapodalë nga dushi.

- Të keqen nëna, çoje prapë dushin në prizë, se do të lahesh edhe vetë pastaj!

- Po unë sa u lava moj mama. Pse të lahem prapë? Mos e tepro me përkujdesjen tani! Kemi gati një muaj pa dalë, nuk kemi patur kontakt me botën jashtë dhe s'kemi si ta marrim virusin. Mos u bëj merak hiç!

- Epo ja t'u bëftë nëna, e the vetë, kemi një muaj në shtëpi dhe po na mbarojnë ushqimet more bir. Dikush duhet të dalë për psonisje. Adi jo e jo, se është pensionist i shkreti dhe e ndalojnë policat te dera, unë kam sëmundje kronike dhe bie top në vend, Ivora ka imunitet të dobët... ty të mbetet ajo punë.

- Pa merak, se dal unë, sa të vishem.

- Ja, ta ka bërë nëna gati maskën, dhe qëndro dy metro larg nga njerëzit e tjerë, se janë qen bir qenër ata, nuk tregojnë se çfarë kanë, e kanë për turp dhe ecin mes turmës si pa të keq. U shofshin jallah!

- Sa të vishem unë, bëni gati listën ju, ça ju duhet, ça s'ju duhet, se po dola sot, muajin tjetër dal prapë, kur të na mbarojnë.

- Mirë, të keqen nëna!

Ivora mori laps e letër.

- Shkruaj aty bijë e nënës, mollë jeshile, mollë të kuqe, nga dy kile secila, banane, pesëdhjetë copë, se m'i ha Loni shumë!

- I shkruajta.

- Tetë kile mish viçi, dy kile mish qengji dhe gjashtëmbëdhjetë bërxolla gici, nga katër secili na bie.

- Mos harro edhe një pulë Radostine! - shtoi Adi.

- Portokalle, dy arka, se kanë shumë vitaminë C ato dhe reduktojnë rrezikun, shtoji edhe tre kuti me lëng portokalli!

- Një thes miell, pesë pako maja. - shtoi Adi.

- Mirë e ke ti Adi, shyqyr që të vajti mendja, se po na mbaronte. Bëj aty, spinaq dhe sallatë jeshile, nga gjashtë tufa, katër kile tranguj, dy kile karota!

Nuse për djalin tonëWo Geschichten leben. Entdecke jetzt