14 ~ Takimi (1)

1.7K 157 132
                                    

- Të keqen mami, o shpirt i mamit! Si yll më je bërë, shkëlqen i tëri!

Loni kishte veshur kostumin, e po merrej me flokët.

- Hë re Adi, e sheh se ç'djalë kemi?

- Po e shoh moj, si nuk e shoh! I ka ngjarë babës së vet ai. Ja, më duket sikur përballë kam veten time, në kohën e rinisë, e jo Lonin.

- Ti mirë e ke o Adi, po Loni... është tjetër nivel Loni. Ta ka kaluar me të tëra, me bukuri e, me zgjuarsi e, ohu... - lëkundte dorën Fatma.

- Po kështu kam qenë edhe unë moj grua. Apo s'mban mend ti? Më vinin vetë çupat nga pas, unë para, ato pas, kudo... më hidhnin fjalë, dhe shkruanin numrat në fleta të vogla. Kanë qenë të poshtra, që atëherë.

- U më raftë pika, Adi. Ty kështu?! Të vinin shumë ë? Mavria ti!

- Posi jo! Madje edhe ti, Fatma dora vetë, më ke ngacmuar. Më shihje me bisht të syrit. Më kishe qejf.

- Aman, të shihja unë ty?! Po unë s'ta varja hiç more. Madje, kur të shihja, ndërroja rrugë, se aq i shpifur ishe.

- Po po... Ashtu të leverdis të thuash tani ty, se zbor më ke punuar derisa t'i hodha sytë.

- Si ishte ky llaf, si?

- Po ja...

- Mama, i rregullova mirë flokët? - donte t'u ndërronte muhabetin Loni.

- Marshallah, t'u bëftë nëna! King më je bërë, si Bred Piti!

- Opo lëre! - pëshpëriti me vete Adi. Ishte xheloz për të birin.

- Çfarë the, Adan Gashi?

- Të keqen babi ty, o Loni! Gjithë ky luan dymetrosh je! Të të varë babi ndonjë hudhër në qafë, se të duhet... për syrin e lig.

- Uaa, sa më dhemb. A të q*fsha robt! - bërtiti e acaruar Ivora.

- Duro pak moj, duro! - i kërkoi Marsela.

- Dhe pusho! - shtoi Mira. - Ç'janë këto fjalë turpi kështu? Do të të dëgjojnë komshinjtë, Hajria ngjitur. Apo s'është e llapaqëne ajo!

- Po si të duroj moj? Më ke vënë edhe ndërshalë pale. S'lëviz dot, uff. S'marr dot frymë. Dhe ti Mira... as që më kërcet fare, po fare ama për komshinjtë. Thefshin qafën andej!

- Marselë, mendoj se mjafton. Ia ke drejtuar super! - tha Mira.

- Pa ngrihu pak, të të shikoj!

- Po shyqyr, se plasa!

- Flokët janë... presh! - dha pëlqimin e saj Marsela.

- Hajde tani të të lyej unë! - Mira mbante në duar një kuti të madhe makeupi.

- Ika nga shiu, do të hidhem nga breshëri tani. Bravo!

- Ec moj, mos bëj llafe! Do të bëhesh si kukull.

- Avash moj çupka, mos ma shkarravisni shumë vajzën! - foli Matilda, e cila po nderte rrobat në ballkon.

- Epo tani... pak makeup duhet, teta Matilda. - ia ktheu Mira.

- Duhet moj të keqen, duhet! - ia ktheu tërë inat. - Duhet se... do e shikojë bandilli, domosdo. - shkundi fort një bluzë. Ishte me nerva.

- Më duket se është prekur tezja, ngaqë do i ikë vajza nga shtëpia. - qeshi Marsela.

- Po prit, të bëhet njëherë ajo punë, se... - shkundi rrobën tjetër, - s'i dihet asaj pune. Edhe s'puqet muhabeti!

- Aman Mira, vetëm mos më suvato shumë! Se kam inat. - shfrynte Iva.

- O Zot, sa e mirë!

- Po ti ku paske qenë moj! Për kaq gjë, dole në dritë.

- Mos e bëni kaq të madhe, vajza! Mjaft më patë në këtë mënyrë! Po më trembni.

- Dil njëherë në pasqyrë e do të trembesh edhe vetë. Për atë Zot, Ivora, s'do ta njohësh veten. Uaa, sa e mirë! Dua vetëm të të shoh!

- Pa hë njëherë! - shkoi të hapte kanatën e dollapit.

- Prit! - bërtiti Marsela.

-Çfarë ke moj? - e pa e çuditur.

- Mblidh veten njëherë! Je gati?

- Ju lutem vajza! - hapi kanatën, të cilën e mbylli menjëherë. U kthye drejt tyre, me sytë e zmadhuar si topa llastiku.

- Unë isha... ajo?! - bëri me gisht drejt pasqyrës së dollapit.

- PO! - u përgjigjën njëzëri Marsela dhe Mira.

- Mos u tallni! Keni ngjitur ndonjë poster në pasqyrë dhe ma bëni kastile. Jo o jo! S'ka mundësi të jem unë.

- Je ti moj vajzë... Ivora Hoxha!

- E tëra dhe e bëra!

- Ah... epo mirë... Qenkam unë.

- Femrat dhe vonesa! - rrotulloi sytë Loni. Kishte rreth dyzetë minuta që priste në restorant. - Mos ka ngatërruar adresë? - kruajti kokën.

- Zotëri, do të porosisni tani? - e pyeti për të tretën herë kamarieri.

- Jo, jo. Do të porosis më vonë. Jam duke pritur dikë.

- Në rregull. - shkoi te klientët e tjerë.

- Ç'them edhe unë... Jemi në Elbasan. Lokalin ma sugjeruan vetë ata. Madje është pranë lagjes së tyre, më thanë.

S'kishte ç'të bënte, do e priste edhe ca. Mori një nga pecetat e filloi ta shikonte me vëmendje.

- Filloi edhe shiu tani. - shtoi kur dëgjoi pikat e shiut të përplaseshin në xhamin e dritares.

Përballë restorantit, nga ana tjetër e rrugës, ishte ajo.

- Prapë të dredhura u bënë. - preku flokët, tashmë të kthyera në gjendjen e tyre të përhershme. - Epo, vari leshtë! - vazhdoi të ecte çalë-çalë. Shiu filloi të dendej, por ajo ecte ngadalë nga halli i takave.

- Ah, ç'mu desh mua shushkës që vesha këpucë me taka! Përfundimisht, s'jam unë për këto gjëra... as për flokë të shtrira, as për makeup, as për këtë fustanin e ngushtë pas trupit, as për taka dhe sigurisht që... as për një takim idiot me një palo burrë! - vendosi t'i hiqte fare këpucët, sa për të kaluar rrugën.

- S'më bëhet vonë. Shi është, njerëzit hallexhinj në punën e vet. Eh... s'do të më vënë re. - filloi të bridhte këmbazbathur.

Por edhe ata që s'e kishin mendjen tek ajo, e kthyen shikimin drejt saj, që në momentin kur hoqi këpucët.

- Ç'keni që shikoni? Po bie shi. Është mëse normale të vrapoj! - filloi të vraponte më shumë, derisa u gjend përballë restorantit. Kishte tetë shkallë për të ngjitur.

- Ja ku jemi. Paç fat, Ivora Hoxha! - veshi sërish këpucët.

Lonin po fillonte ta zinte gjumi nga momenti në moment. Më pas, instiktivisht ngriti kokën për të parë drejt derës.

- Të paktën, paskan hapur derën. Shyqyr që ditkan të bëjnë diçka!

Mos harro... trupin drejt, shpatullat drejt, rregullo ndonjë fije të pabindur, buzëqesh dhe para gatitu!

Iu kujtua këshilla e Marselës.

- Para gatitu! - hodhi hapat me një buzëqeshje fallco në fytyrë.

- Kjo duhet të jetë? - tha Loni teksa e shikonte me vëmendje, herë atë e herë foton që kishte në telefon. - Me pak ndryshim, po kjo qenka. - konfirmoi.

- Aaahh! - fytyra e saj u bë njësh me derën transparente.

Loni u ngrit menjëherë për ta ndihmuar.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now