24 ~ Ajo nuse, ai dhëndër

1.4K 141 105
                                    

- Kush të lan, kush të ndërron, o dhëndër bej... mamaja që e ka zakon, o dhëndër bej!

Këndonin gratë në kor. Fatma qante nga gëzimi.

- Të keqen mamaja ty, o biri i nënës! Sa të shkon kostumi i dhëndërisë, o biri i nënës! T'u bëftë nëna ty kurban, o biri i nënës! - filloi të këndonte edhe Fatma.

Loni shfrynte sa andej, këndej.

Dhoma i ishte mbushur vetëm me gra. Gratë e lagjes, gratë e fisit, gra kudo...

Mirë që këndonin, e toleronte këtë pjesë, se e kishin zakon. Po ta latërzyenin nëpër faqe... e kishte zët. Gjëja më e urryeshme.

- O pasha, more pasha, të gjithë të bëjnë temena, ç'të bëjë fukara mavria, i ka sytë nga perëndia! - filloi me të sajën Xhevrija.

- Naa moj, ça këngësh më këndon e ti! - ia ktheu Fatma. - Kam gëzim unë këtu. Gëzimin e parë dhe të vetëm. Pasha po! Po, të keqen, po! Po fukara? Jo! Jo! Shporru andej! - ngriti zërin duke hedhur përpjetë gratë nga frika.

- Mos ia vini re, se duket që është e stresuar! - tha e motra, Sandra.

- S'do mend për t'u kuptuar. - shtoi Luzja, kunata.

- Hë, se e njohim Fatmën ne e s'ia marrim për keq. - tha Nazua.

- Të na trashëgohesh more Loni! - Qerimeja e puthi katër herë fort.

Mirë okën e pështymës po e po që ia hodhi, po edhe faqet ia lëndoi.

- Faleminderit teta! - ia ktheu zorshëm e me vrap shkoi drejt banjos të gërryente mirë faqet.

- Kush më martohet mua sot, shoku më i mirë në botë! - tallej duke kënduar si gratë Dritani.

- Aman, boll edhe ti, boll! Se ma kanë sjellë në majë të hundës, ma kanë sjellë! Zakon pordhe! Kur do të dal nga kjo shtëpi, se po më duket mbytëse, sikur më kanë zënë muret nën të! - shfryu i acaruar.

- S'ta kuptoj hallin. - ia ktheu Amiri.

- Po s'e kupton ti o jo. Si ta kuptosh kur ke atë hallin tjetër? - qeshi Kleo.

- Qepe gojën! Se isha i dehur.

- Një shprehje thotë se... fëmijët dhe të dehurit... thonë të vërtetën. - ia ktheu ai.

- Përralla me mbret! - tha i inatosur.

- Nuk shkon vërtetë ajo shprehja, - e mbështeti Dritani. - Si kanë ardhur këto kohë, yhy, edhe çilminjtë e djepit të mashtrojnë!

- Oburra, rreshtohuni me radhë! Shpejto! - ngriti zërin Fatma.

- Teta Fatma, a je mirë? - e pyeti Tani.

- Si kokrra e mollës! Pse? Të zuri meraku ty?

- Jo, jo. Thjesht thashë se mos...

- Hajde tashi, numëro sa veta jemi! E lamë 13 kësaj here. Unë fol, ti bëj hesap! Loni, kryesori, 1 thuaj! Hë re fol! Ça më rri si hubab?

- Oh po, Loni 1.

- Rafaela e vogël dhe Deni që do i japin lulet nuses?

- 3.

- Nazua?

- 4. - rrotulloi sytë Dritani.

- Mos m'i rrotullo sytë mua!

- Mirë teta Fatma, mirë!

- Tinka me Harrunin?

- 6? - po bënte me gishta. - Po, po, 6 janë. Teta Fatma, pse nuk i thua më mirë që të gjithë? Dhe e bëj hesapin më kollaj ashtu.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now