4 ~ Krushka

2K 184 215
                                    

- Thuaj diçka! Pse nuk flet? Më shaj mua, shaji djemtë! Vetëm fol, mos rri kaq e heshtur!

- Boll, se nuk kam shumë nerva.

- Po çfarë bëra unë tani?

- S'jam në humor dhe ti e di shumë mirë si përfundon e gjitha kjo, po më bezdise edhe njëherë. Kështu që mjaft, më lër të qetë!

- Po s'e kam fajin unë që humbën ata. Thjesht... s'dua të të shoh kështu, turivarur. Çfarë të bëj unë? Dua të qeshësh. Kur ti je e lumtur, jam edhe unë i lumtur.

- Ooo, vërtet? - puliti disa herë sytë, gjoja e emocionuar.

- Po. - qeshi ai, i gënjyer nga reagimi i saj.

- Ec para, ec! Lëri romancat! - e shtyu pak dhe kaloi përpara tij.

- Oho, mendjen për t'u tallur e ke ti. Pse nuk më merr seriozisht? Sikur një herë të vetme...

- Toni... Po të thërras edhe në emër tani. Më mirë mos fol! I kam nervat në kulm e ti vazhdon të flasësh. S'kam fare terezi të duroj qurravitjet e tua tani, të lutem!

- Ma lëndon zemrën çdo ditë kështu... Je shumë e keqe.

- E lëndon vetë zemrën tënde ti, duke ëndërruar gjëra që nuk duhen. S'ta lëndoj unë.

- Nëse për të tjerët ekziston shprehja që i ka fakur jeta, mua më ke fakur ti. Domethënë... kështu me fjalë, s'e kisha për ndonjë gjë tjetër...

- Oh Zot! - rrotulloi sytë e bezdisur ajo. Ja pra, të gjithë meshkujt që njihte të tillë ishin, e acaronin. - E di çfarë? Je më i bukur kur nuk flet, ashtu më pëlqen.

- Pra... ti më pëlqen, ë?

- Jo... Uff. Toni, nuk të pëlqej në atë mënyrë. Pse e vazhdon kot? Mos u bëj budalla! Unë të kam thjesht shok lagjeje, ashtu si kam të tjerët.

- Jo? Po unë të kam shumë xhan. Çfarë të bëj?

- Ndalo së më paturi xhan, atëherë. Ndaloje këtë që po bën!

- Po pse? Ç'po bëj?

- Ah qepe gojën pra! Më keq se gratë e liga bën. Sikur s'më njeh. Ne jemi rritur bashkë. Ti e di shumë mirë që acarohem më shumë kështu.

- Epo ngaqë e di...

- Mos të të dëgjoj më! Acarues.

- E mirë, mirë. Akullore do?

- Ore Toni... Ç'paske qenë kështu?

- Ahuuu... ahuuu! - dëgjojnë të bërtitura.

- Qyqja, ç'ishte kjo moj? - hapi sytë Toni.

- Ndihmë... Më ndihmoni!

Pak më tej, nga ana tjetër e rrugës, panë një grua të mbështetur në trotuar. Ishte gati në rënie të fikëti.

- E shkreta, do i ketë rënë tensioni nga gjithë kjo vapë dhe është plandosur në tokë. - shkoi t'i afrohej Ivora.

- Ohoo... nuk jam mirë. Më thahen buzët, dua ujë... Po më vjen mendja rrotull, ohoo!

- Sa shumë që fliska kjo. Na çau trapin.

"Të çaftë ujku ty! - tha me vete 'e sëmura'."

- Toni! Si mund të flasësh kështu? Gjynah, duhet ta ndihmojmë. Hajde, unë nga koka e ti nga këmbët!

"Përfundimisht ti je e duhura, s'kam asnjë dyshim."

- Çfarë? Po... po ajo i ka të zbuluara këmbët.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now