8 ~ Plani

1.5K 163 151
                                    

- Atë që ta bën fëmija... s'ta bën as Perëndia, moj grua!

- Na ka vënë në pozitë të vështirë shumë. - psherëtiu Fatma.

- Tashi ky çun, nuk e llogjikon dot me vete? Kaq fare është? I kemi dhënë fjalën burrit të botës ne, do i marrim vajzën për djalë. Nuk e mendon ky truthari ynë si do të përfundojë e gjitha kjo, po u kthyem llafin?

- Rri, se janë brez modern këta, e zgjidhin me llafe! - ia ktheu me të tallur ajo.

- Mjerë ne thuaj, që jemi të moçëm dhe e dimë mirë fundin e kësaj historie, po u kthyem llafin!

- Mos e dhëntë Zoti, Adi! Se po qe për atë punë, më mirë pi ilaç miu, sesa të përfshihem në një tragjedi të tillë unë! Vetëm mos e dhëntë Zoti!

- Po hë... se s'të kam pyetur... Mendove ndonjë plan? Stise ndonjë gjë?

- Ti si thua?

- Epo tashi... ku di unë, ti e di. Prandaj po të pyes.

- Po hë, thuaj diçka, po ose jo!

- Obobo! Mos ndoshta... s'ke arritur të thurësh asnjë plan moj? Mos ndoshta... kjo është hera e parë kur Fatma Gashin e mund jo-ja?

- Adi... shiko... Më vjen keq që po ta them, por...

- Ooo, lëre fare më mirë, mos e thuaj! Jam me tension. E sigurt që s'do ta përballoj dot. Do të më bjerë sulm në zemër.

- Larg e tutje kjo që thua, Adi!

- Po s'të kam dëgjuar kurrë të flasësh e dorëzuar, moj Fatma Gashi, dhe as që ma bën zemra të të dëgjoj ndonjëherë!

Ajo filloi të buzëqeshte.

- Adan Gashi, gjithmonë kam qenë e bindur se burrë më të përsosur se ty... nuk do të kisha gjetur gjallë në botë! Je fansi im më i zjarrtë, Adi.

- A thua? - qeshi i lumtur ai.

- E them, Adi. Me plot bindje, e them. Dhe përgjigjja... është vetëm po! - shtoi krenare për veten e saj. - Fatma Gashin s'e mund dot jo-ja, asnjëherë! Prandaj po të thoja qëparë se më vjen keq, po ti s'më le ta mbaroja, -qeshi, - të zuri paniku ty. Fjalia e plotë ishte kjo, 'më vjen keq që po të kundërshtoj'. Ngaqë ti mendove për jo.

- Kjo do të thotë se...

- Po, Adi, po! Kjo do të thotë se gruaja jote çafroke e ka gjetur një zgjidhje. Plani është gati. Mjafton vetëm ta vëmë në zbatim.

- Seriozisht e ke?! O Zot, - i përlotur hodhi shikimin nga tavani. - Faleminderit shumë, o Zot! - bëri duart në formë lutjeje.

- Mos ndoshta... duhet të falenderosh edhe dikë tjetër, përveç Zotit, Adan Gashi? Apo harrove, nga skleroza?

- Skleroza?! - qeshi me të madhe. - Por po e falenderoj Zotin moj grua... për shumë arsye.

- Pa hë njëherë, m'i thuaj pak!

- Po e para... që më njohu me ty, që të solli në jetën time. E dyta... që u bëre gruaja ime... E treta... që të kam gruan më të mençur në botë!

- Epo tashi po! Të lumtë goja! Heh mor Adi, mor Adi... jam b*thë e zgjuar unë!

- Opo çfarë po thoni? Jeni a s'jeni në vete? Nuk e bëj kurrsesi atë gjë unë, harrojeni, absolutisht që jo!

- Shiko se ne... nuk është se të pyetëm shumë, do e bësh apo jo. Nuk ta shtjelluam si pyetje domethënë.

- Teta Fatma, kjo që po thoni ju... bie drejtpërdrejt ndesh me nderin tim, me vlerat e moralin tim si njeri i pastër.

- Po mirë, edhe ti për një qëllim të pastër do e bësh.

- Nuk jam ashtu soj unë. Të lutem, jo!

- Bjeri se i bie bukur! - tha Adi.

- Dritan, je i detyruar.

- S'jam burrë legen unë, t'i marr gruan shokut!

- Po s'është se do ia marrësh vërtetë more! Thjesht... në dukje ashtu do të ngjajë, sikur ia more. - foli qetësisht Fatma.

- E pra, ti nuk do të shkosh e të bësh harbutllëqe. - e mbështeti gruan Adi.

- Si në dukje, si e vërtetë... kjo është totalisht e gabuar! E njëjta gjë është. Si ju vjen ndërmend njëherë? Unë Lonin e kam si vëlla. S'mund t'ia bëj këtë.

- Po ti nuk do e tradhtosh Lonin. Ti do i bësh nder Lonit. Do i ikë një nuse, ka tjetrën gati.

- Kjo tradhti quhet, gjithsesi. Futje e shokut pas shpine. Në qoftë se e bëj këtë, si do e shoh në sy unë atë?

- Ore Tani, boll tashi, boll! Jo kështu, jo ashtu. Ohu... na çave kokën! Do e bësh me patjetër këtë punë, se nga njëra anë, i dashur, po ta mendosh mirë... je edhe ti fajtor në këtë mes, dëgjove? - shpërtheu Fatma.

- Po unë pse fajtor?

- Se e ke gojën e madhe, ja pse! Ia the Ritës të gjitha tëk e tëk, s'ke lënë më gjë pa i thënë.

- Epo tashi... ishte një dobësi e imja. Ajo... më korruptoi në njëfarë mënyre.

- Ashtu? E si? Me reçel fiku të korruptoi?

- Teta Fatma, po më lëndoni!

- Po me çfarë atëherë?

- Më premtoi se do të më blinte një makinë rroje... se ngela duke vajtur te Kadriu.

- Po Kadriu kush është?

- Berberi pra.

- E kur kështu? Paska dalë berber i ri? - u interesua Adi.

- Po. Madje punon më lirë se të tjerët.

- Ou, po nga është ky Kadriu? Ku i bie si dyqan, domethënë?

- Aman o Adi! Nuk di Kadriun?

- Po jo. S'e di.

- E ke parasysh parukerinë e Letës? Atje ku mblidhen ato kurvat pa burrë? Aty ka dhe ca me burrë, po hajt mo, se më të shumtat pa të janë.

- Parukeri Leta?

- Hë re Adi, fare s'e mban mend?

- Me thënë të drejtën... jo moj grua.

- E mban mend atë ditë kur Shaqja e Qiriazit ra në pusetë?

- Uu po. E mbaj. Ka bërë një super thyerje të kërbishtjes ajo.

- Epo ja, pse bën kot? E mbake mend. Puseta është afër parukerisë, nga ana tjetër e trotuarit, çik më djathtas.

- Po ta thoje më parë ti.

- A mbaruat? - pyeti Dritani.

- Ah po... Tani, si e ndave? - pyeti Adi.

- Ndava çfarë?

- Ky do të më vdesë mua! Ndarja e tokës! Po plani o Dritan, muhabeti i planit! - ngriti zërin Fatma.

Dritani po mendohej.

- Hë o Tani, çik shpejt të uruarën! O po... o po! Duhet të zgjedhësh.

- Pra... s'kam mundësi tjetër, apo jo? Ndonjë jo, për shembull? Ose ndonjë plan tjetër?

- JO! - bërtitën njëzëri burrë e grua.

- U m'u bëfsh kurban, unë shyqyr që e gjeta, ti thua plan tjetër! Kam menduar tërë natën unë për këtë.

- Epo mirë, hajt se po pranoj!

- Aty më rri! - thanë sërish njëzëri të dy.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now