21 ~ Bota është me rrota

1.2K 145 95
                                    

- Hajdeni, hajdeni! Xhevrije, mo i nga këpucët, xhan! Lëri ashtu, mbaji veshur. Hyr brenda me to! Se s'themi gjë ne, jemi modernë. - mburrej Fatma.

- Epo mirë, meqë e thua ti...

I veshi prapë këpucët e hequra përgjysmë.

- Uluni, rehatohuni!

- U të vrafsha, paske blerë tapete të reja ti moj? Uu, uu... ça qenkan këto kështu me? - tha Qerimeja teksa zhyste këmbën në llushin e tapetit.

- Ee, s'matesh dot me mua ti o Qero, jo! Ngele me tapete të vjetra ti, të kohës së parë! Ato të pordhës.

- A të shtifsha në dhe! - i fërkoi krahun me të qeshur Qerimeja. - I ka lezet shejtanes! - u tha grave të tjera.

- Jo tapete, po edhe perde paska blerë. - i shihte gjithë vëmendje Nazua.

- Jo. Ato më kanë ardhur me porosi nga Italia mua. Është një kushëri i Adit që i prodhon andej.

- Hajde, hajde! Nga Italia thotë. Ne të shkretat... vu blerjet nga gabi, biles edhe andej e mezi i blejmë, kurse kjo na bëka edhe importim pale. - tundi kokën Xhevrija.

- Avash me avash, merrke vesh nga import-eksportet ti me? Që kur kështu?Aty s'marr vesh unë, që e kam Bexhetin, transportuesh mallrash, na merrke vesh ti! - u hodh Qerimeja.

- Moj, se s'të kam pyetur, Bexheti nga bëhet, gjeti më punë pasi e pushuan a si? Ç'ka ndërmend të bëjë? - ia plasi sheshit Fatma.

- Ça thua!? - shprehën habi të tjerat.

- E paskan pushuar Bexhetin moj Qero? - pyeti Nazua.

Ajo s'fliste.

- E me, që u rëntë bomba, jallah! E pushuan. - vazhdoi Fatma. - Kushedi, do i ketë rënë nga dora ndonjë pako mavriut, e këças e hoqën nga puna. Të pafytyrët! Po si s'u vjen turp njëherë? Veç me rrogën e tij mbaheshin me bukë.

- Pa merak Fatma... edhe ju të tjerat, se iku vetë nga puna Bexheti. S'i përshtateshin kushtet, prandaj iku.

- Tani e dhjeve fare! - tha Xhevrija. - Dashka kushte ai, me 8 klasë shkollë! U moj Xhevo, ti të shkrin moj motër.

- Graria, lërini llafet e tepërta, po flisni për çfarë keni ardhur! - foli për herë të parë Delija, e cila thurte një çentro me bizë.

- Po hë kështu, moj Fatma... Na thuaj me shoqe, si kaluat dje në Elbasan? - ndërroi muhabetin Nazua.

- Eh o Nazo, eh... po të tregojë motra ty, shurra pika-pika të shpëton, po lëre!

- Ça thua? Ashtu ë? - shprehu habi ajo.

- Po, po! - qeshte vesh më vesh Fatma.

- Të paska rënë një nur moj Fatma, të shndërrin fytyra, naa... edhe 100 metro larg të dallohet. - tha me inat Qerimeja.

- Të gjitha kemi fejuar djem e vajza, po si ti nuk kemi bërë ndonjëherë! - tha pa e lëvizur fare mimikën e fytyrës Delija, e përqëndruar shumë te biza.

- Epo... ju të keqen motra, nuk merrni vesh nga këto punë, prandaj. - ua ktheu Fatma. - Ti Delije, mbaji sytë nga biza motër xhani, se do të shposh gishtin e hajt të bësh ndonjë tetanoz pastaj. E kemi edhe larg spitalin.

- Po hë, ku e le muhabetin? Na dëfto! - ndërhyri Xhevua.

- Te shurra pika-pika e la. - shtoi Nazua.

- Tamam atje! - ua ktheu Fatma.

- Hë, na trego! Ç'bletë? Dorovitë e nuses... Sa veta vajtët? Aman, po zakonet si ne i kishin?

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now