19 ~ Fejesa

1.2K 138 105
                                    

- Mirë se erdhët! Urdhëroni! Urdhëroni! - tha Bilali buzagaz.

- Ju urdhërofshin nuset e djemve! - ia ktheu Ferriku.

- Ç'thua o Ferrik? Po këta s'kanë djalë. Është vajzë e vetme nusja jonë. - tha me zë të ulët Adi.

- Po boll o Ferro, si s'tu mbyll njëherë? Qepe atë të shkretë, se na turpërove!

- Po e kam gëzimin e parë moj kunatë!

- Ububu, në dhe të gjallë do të më fusin sot mua këta! - qahej Fatma.

- Mama, mundohu të ruash qetësinë!

- Po të lënë këta të ruash qetësinë? S'të lënë.

- Elbasan ç'e pate fat more! - filloi Kadriu me të tijat.

- Ia mori këngës ky tjetri! U e zeza! Turp! Turp!

- O Kadri, po rri o qyq se... me këto fjalë nderove çupën ti, te familja e Rrunes, e shumë mirë bëre, po s'duhet harruar se ishin nga jugu ata botërit tuaj dhe i pranonin shakatë... po jemi në Shqipëri të Mesme këtu. S'dihet si i marrin. Ja i morën tjetër për tjetër? S'ka llafe! - i tha Adi urtë e butë.

U takuan grumbull të dyja palët. Ca u ngatërruan dhe u puthën nja 2-3 herë. Ca të tjerë u ngatërruan edhe më keq dhe puthnin njerëz të së njëjtës palë. Si rasti i Matildës me kunatën, gruan e vëllait të Bilalit.

- Uluni, rehatohuni, se ndenjët në këmbë! - tha Matilda me buzëqeshje të shtirur.

- Kjo është krushka, moj kunatolle? - pyeti Gushja. - Uuu, për pak e ngatërrova me nusen. Shih si qenka pispillosur!

- E me kjo është... që mos qoftë jallah! - tha nën zë Fatma.

- Po për Zotin, shumë e mirë krushka, si kumbull! - tha Luzja.

- Mos fol ti, se ta dhashë një mbrapsht! Aq me nerva jam. - ia ktheu Fatma e inatosur.

- Uuu, uuu... kjo do të na ikë nga fiqiri sot!

- Ej, po sa i mirë qenka nga afër ky mi! Hajde, hajde! Dy metro burrë! - Mira shikonte nga cepi i dhomës tjetër.

- O Zot, na jep edhe neve një burrë si ky! - lutej Marsela.

- Ç'thoni moj? Ç'thoni? Latë nam! Bëni pak më tutje, se do t'ju shohin! Ose uluni fare! U bëtë gazi i botës! Mos përgjoni më nëpër cepa! - tha Ivora gjithë inat.

- Eee, mos u mërzit ti, po Marloni ta kalon!

- Sa i mirë moj!

- Është i mirë, është për veten e tij! Ç'keni ju?

- Ivora, hajde të keqen mami, merr tabakanë dhe dil! - tha Matilda pasi hyri në dhomë.

- Ja, po vij.

- Moj Çelito, e di ça kam dëgjuar?

- Hë, ça?

- Thonë se po more nga karamelet e fejesës, fejohesh edhe vetë shumë shpejt.

- A të marrim nja ca? Si thua?

- Shpejt! Mbushe dorën, para se të vijë Ivora! Shpejt!

- Amin o Zot! - puthi tri herë një karamele Marsela.

- Erdhi nusja! - tha buzagaz Fatma, gjithë krenari.

Loni ktheu kokën nga ajo dhe e pa për ca sekonda.

Kishte veshur një fustan të kuq, të gjatë dy a tri centimetra më poshtë gjurit. Flokët lëshuar, të dredhura pak nga fundi. Një palë këpucë të zeza, me fare pak takë. Makeup natyral. Thjeshtë dhe bukur.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now