16 ~ Hë, ç'u bë?

1.3K 133 154
                                    

- Të keqen mami, t'u bëftë nëna kurban! Si të shkoi takimi, shpirt i mamit? Hajde këtu! Ulu, na dëfto! Me pikë e me presje, mos lër gjë pa na thënë! I dua të tëra, të tëra, pa anashkaluar ndonjë fjalë, veprim a situatë! Hajde, syshkruari im, bir i Fatma Gashit, bukuran i fisit... azgan të ka nëna, azgan!

- Po lëre çunin, të futet mirë në shtëpi moj grua! Të heqë këpucët njëherë, të lahet, të shplahet, të qetësohet nga rruga, të flejë... dhe pastaj të ulet e të na japë xhevap ty e mua bashkë!

Loni s'po fliste, veç përtheu njëherë qafën nga lodhja.

- Ja, e shikon që është lodhur çuni? - tha qetësisht Adi.

- Po pse, në luftë vajti ai? - qeshi Dritani.

- Pak a shumë... e tillë mund të quhet. - tha me zë të ulët Loni duke u futur në banjo.

- Një jetë e tërë Adi! E di ç'i thonë, apo s'e di? Më shkoi jeta duke pritur, hë sot, hë mot, hë nesër, hë pasnesër! Ngela duke shpresuar, mavria unë! Të gjitha gratë e lagjes fejonin e martonin bandillat me radhë, vetëm unë rrija me kokë mënjanë, shikoja si urithkë fshehurazi nga dritarja kur hynin e kur dilnin krushqit një e nga një. Tamam si ajo dhelpra dinake që qante për rrushin, po s'e kapte dot. - plasi duart me njëra-tjetrën.

- Të lumtë, o teta! Goxha krahasim bëre! - duartrokiti Tani.

- Pak seriozitet, Tani! - kërkoi Adi.

- Po nuk e dini ju ça dhimbje është kjo! Shkoja unë për të pirë kafe te Zerdelia, ma nxirrte tabakanë Shanikua, nusja e Sybiut, moshatar me Lonin. Veshur krrup kjo, me fustan të qepur dhe e larë e gjitha në flori. Unë shih me sy e plas me zemër. Pikëllohesha kur i thërriste Zerdelisë Shanikua, "o mama, o mama". Po s'dini gjë ju, se ç'ka hequr ky shpirt këtu!

- Eh moj teta, eh! - u ngrit nga divani Tani dhe i preku pak supin, më pas u ul sërish në vend. - Asnjë nuk ta kupton hallin. - mblodhi buzët si merakli i madh.

- Po boll me karagjozllëqet o Dritan, boll! Je edhe burrë i madh, o burrë i dheut! - tha serioz Adi.

- E tani që Loni do të fejohet... - vazhdonte me të sajën Fatma, - akoma nuk arrij ta besoj. Shyqyr që paska Zot edhe për ne! Ja, na pa edhe neve, na i hodhi sytë Ai i madhi lart!

- Bjeri ti bjeri, në një muhabet rri! Se mos bën gabim dhe e ndërron ë! Jo, jo... - tha Adi i bezdisur duke marrë pultin në dorë.

"Të nderuar teleshikues, mirëmbrëma nga unë, Fadil Spërdhima!"

Loni doli nga banjoja.

- Të keqen! U shplodhe? A je më mirë tani?

- Teta Fatma, ai s'kishte dhimbje barku që me një shkuarje në banjo të qetësohej. Është i lodhur nga rruga.

- Fole njëherë me vend! - tundi kokën Adi.

- Mirë jam. S'është se më lodhi rruga, po...

- Na re na! Mos më thuaj që direkt në aksion ju? - qeshi Tani.

- Dritan, qepe buçën Dritan! Loni im nuk është harbut, që të bëjë kështu soj gjërash. Pse, ç'e di Marlon Gashin ti, palo burrë? Jo o jo, djali im është burrë me rr të theksuar, burrë nderi, s'ka llafe!

- Jo, jo... as që e vë në dyshim, moj teta. Bëra shaka. Lonin e kam shokun më të mirë. E di si është. E njoh shumë mirë, po thashë...

- Edhe nusen e kam për së mbari unë! Se mos thua gjë për nusen! Se ta pres gjuhën.

- Po, po. Ashtu është, tamam. - tha Loni.

- S'është putanë nusja ime, që me të parën herë, të rrokulliset në krevat! - vazhdoi ajo. - E kam nuse me namus unë atë, po lëre tashi! Loni, jepi xhan, fol!

- Opo pusho njëherë o e uruar, pusho! Si s'më latë njëherë të ndjek lajmet i qetë? Njëherë të vetme, ta mbaj mend edhe unë i shkreti!

- Pusho vetë ti, ose pushoje atë dreq televizori, se si shumë po e ngre zërin, Adan Gashi! Oj ky... rri tashi, boll! Lajme nga Loni, lajme nga edicioni. Ku qëndron ndryshimi këtu? Lëri ato dhe dëgjo lajmet e çunit. Janë më të rëndësishme.

- Po edhe të zgjedh lajmet e edicionit, pse, të lini ju? Jo. Kështu që... hajde Loni, shfryhu bir i babait, të keqen babai ty, o shpirt i babait, azgan të kam, azgan!

- Xhaxhi Adi, teta Fatma është njishe, po edhe ti ama... s'e ke shokun! Njish je edhe ti.

- Mos flisni fare! Boll! Nuk dua t'ju dëgjoj. Tashi i vetmi që do të flasë është Loni. Jepi bir!

- Po ça t'i jap pra? Shkova atje...

- Hë? Hë?

- Sikur s'do të flisnim!

- E mo mirë o Adi, mirë.

- A të vazhdoj?

- Po të keqen nëna, po!

- E prita rreth gjysëm ore derisa erdhi. U prezantuam e filluam bisedat, kaq.

- Vetëm kaq re?

- Po kaq. Ç'të them më?

- Ndonjë shkëndijë e vogël?

- Mama, në herën e parë s'ka shkëndija. Dhe... ti e di shumë mirë gjendjen time.

- Mirë shpirt, s'ka problem. Keni plot herë të tjera.

- E kush tha se do të ketë herë të tjera?

- O t'u thaftë ajo gojë, Adi!

- Po prit njëherë, të flasë djali deri në fund, e pastaj jep mendimin tënd. Këtë doja të thoja.

- Pa merak, do të ketë edhe herë të tjera! Ramë dakord, e dhamë pëlqimin të dy.

- Opo sa lezet... sa lezet!

Ia mori këngës Fatma duke përplasur duart. I trembi të tjerët.

- Si ishte? - pyeti Marsela.

- A ishte shumë i gjatë? - pyeti Mira.

- Aman, gishtat e duarve... më thuaj! - prapë Marsela.

- Ishte po aq i bukur sa në foto? - prapë Mira. - Se kështu të merrte më qafë.

- Aman o vajza, boll! Më dhemb koka. - mbuloi kokën me jastëk Ivora.

- Po hë pra, jemi kurioze ne. Na trego! Si shkoi takimi? Bisedat! Jepi pra! - kërkoi Mira e ngazëllyer.

- Mos ka ndodhur ndonjë gjë me? - i nxori gjuhën Marsela.

- Muhabet. Hëngrëm. Pimë. Natën e mirë tani! Dua gjumë.

- Vetëm kaq me?

- Po ç'doni ju t'ju them?

- Po ndonjë përshtypje, ndonjë gjë të veçantë, yhy... ka plot gjëra kështu.

- Pff, s'është ndonjë yll i rënë prej qielli. I sinqertë. Pak ironik. Me raste serioz. I painteresuar. Kaq.

- A të pëlqeu? Çfarë efekti krijoi në ty?

- Efektin e futjes së gishtave në...

- Ohhhaaa!! - shqyen sytë vajzat.

- ... në grykë për të stimuluar të vjellën. - shtoi e bezdisur me reagimin e tyre.

Po gënjente gjithsesi. Nuk i la aq përshtypje të keqe. I mirë iu duk.

- Uhhhhhh!! - psherëtinë ato.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now