13 ~ Një ditë para

1.5K 157 83
                                    

- Kadri... të lutem! Të keqen vëllai, Kadri, mundohu të tregohesh sa më i kujdesshëm! Bëje ngadalë! Jeta jote varet prej kësaj. Që ta dish. Mos u ngut dhe... mos e prish dorën!

- Pa merak fare, o Tani! E kam vetë parasysh unë.

- Jo parasysh, po edhe prapasysh ta kesh! Aman. Është me zarar kjo punë. Duhet patur kujdes! - tundte kokën vazhdimisht. E kishte porositur Fatma t'i shkonte nga pas Lonit.

- As mos e çaj kaptinën, o burrë! Shiko Lonin e shkretë, s'ndihet hiç! Kurse ti ngele duke u ankuar për të. A thua se do të të rruaj ty unë? Pse, nuk ka gojë vetë ai? Po të ketë ankesa, do të thotë.

Loni qeshte.

- Po hë o Loni, si të duket? Ta shkurtoj më? Apo kështu e do? - e pyeti kur ishte në mbarim të punës.

- Po mirë o Kadri, mirë. - ia ktheu duke fërkuar pak mjekrën.

- Pa dale ta shikoj, dale! - Dritani i doli para dhe po e shihte me një shikim analizues.

- Për atë Zot, Dritan... Më je bërë më keq se mamaja! M'u hiq sysh!

- Po jo o jo kështu! E ka shumë të gjatë. Do ia rruash edhe pak fare... ja, njëçik këtu! Hiqja këtë, se s'ka lezet!

- Po rri o Tani tashi, e di vetë atë punë unë. Leja Kadriut në dorë ti! Jam ekspert rruajtjesh unë. Sa ka rruajtur kjo dorë... yhy, s'kanë të numëruar.

- Po meqë e thua ti...

- Ahhh! Çfarë bëre? - bërtiti pak Loni. E kishte prerë thellë në faqe.

- Me rob shpie, pa dashje. Uaa... Më fal o vëlla!

- Hë mor, a të thashë? Ekspert rruajtjesh ti! - i gjuajti lehtë pas koke Dritani. - Do të më vrasë teta Fatma mua tani. Bobo!

- S'ka mundësi mo vëlla! S'më kishte ndodhur më parë kjo gjë.

- A mund t'i lini llafet e të më gjeni një pecetë të pastrohem? Ju lutem! - bërtiti i nervozuar Loni. - Po kullon gjaku shatërvan këtu! Rrezik as nesër nuk ndalon.

- Uuu, erdhi... Loni?! Bir ç'të ka ndodhur kështu? - i preku faqen Fatma.

- Një incident i vogël mama. I shkau dora Kadriut.

- A i shkaftë mendja atij gjysmakut! Po ku e kishte mendjen lumadhi? Apo tralala? Duart nga mielli e sytë nga qielli!

- Hë se kështu... s'mori lek fare, teta Fatma. - e mbronte Tani.

- Ashtu ë? Se po plas shumë për dy mijë lekshen e atij torollakut unë, s'e shikon? Pesëdhjetëshen në ballë ia ngjis!

- Çfarë ke moj grua? Pse bërtet? - Adi po shikonte lajmet, po nga të bërtiturat, i la fare dhe shkoi pranë tyre.

- Mortjemadhi! Shih si ma ka bërë djalin, o Adi!

- Po një gabim ishte... - vazhdonte me të tijën Dritani.

- Sikur e ka bërë kastile. Pëlcet nga inati ai... se vetë po shkon 40 vjeç e rri akoma me mamanë! S'ka grua.

- Mama, nuk është ndonjë gjë e madhe. Kam vendosur leukoplast. S'ka gjë.

- Ububu, shikoje more Adi! - i prekte faqen Lonit. - Nesër ka takimin, do të thotë me vete nusja, 'ç'është ky faqeprerë'...

- Qetësohu mama! S'është se jam plagosur rëndë, thjesht një prerje e vogël është. Pa hë, më thuaj, e hekurose kostumin që do të vesh nesër? - u mundua të ndërronte muhabet.

- Posi jo! E çova në pastrim kimik pale! Si të ri e kanë bërë, fringo. Pastaj e hekurosa mirë e mirë... dy orë i kam ndenjur sipër që të shtrohej. Këpucët i llustroi Adi për mrekulli.

- Ju lumshin duart të dyve, dhe rrofshi!

- Mos u gjendshin më taka në këtë botë! - bënte ecejake nëpër oborr Ivora. - Kush i ka shpikur, aman? Vdektë!

- Po kanë kaluar shekuj tashmë, ka vdekur me kohë ai që i ka shpikur. - qeshi Mira, vajza e hallës.

- As vetë s'e kuptoj pse dëgjova Marselën unë, dhe vesha këto këpucë koti 20 centimetra. Copash më janë bërë këmbët.

- Janë vetëm 12 centimetra. As shumë, po as pak. Dhe nuk janë këpucë koti. I kam blerë shtrenjtë unë ato. I vesh për raste të veçanta. - ia ktheu ajo, vajza e dajës.

- Uff, po e njëjta gjë është. Më vrasin shumë. Sikur më kanë ngulur gozhdë në shputa e më kërcënojnë me vdekje të bëj xhiro rrotull shtëpisë.

- Epo, ja çfarë ndodh kur nuk ke veshur ndonjëherë taka në jetën tënde 26 vjeçare, kushërirë.

- Heq dorë! - vërviti këpucët sa më larg. - A ka problem të vesh atlete nesër?

- Çfarë?! Ke lajthitur? Sigurisht që jo! Nuk mund të veshësh atlete. Ka shumë problem.

- Je e vetëdijshme se nesër ke takim me burrin tënd të ardhshëm, o vajzë?

- Po edhe? Kujt i plasi!

- Edhe thotë! Është skandal në qoftë se shkon me atlete moj, turpi i botës është! Kush të sheh!

- Po pupat a vlejnë?

- Pupa?! Seriozisht e ke?! - shtrembëroi fytyrën Mira.

- Zemër, përshtypja e parë... ka shumë rëndësi. S'mund të shkosh atje me një palë pupa pesëmijë lekshe dhe me një fustan të blerë te linja e rrobave të përdorura, ashtu si vishesh ti gjithmonë, në përditshmëri.

-Ashtu?! Pa hë, na thuaj ti moj Çelito, si të shkoj? Meqë dike kaq shumë nga këto gjëra ti, prandaj ke mbetur edhe vetë pa burrë.

- Pa burrë... kam mbetur se nuk dua vetë. Nejse. Këpucët, duhen me pak takë...

- Pak të duken 12 centimetra ty?

- A të vazhdoj?

- Po fol. Gjithsesi, nga ky më hyjnë e nga ky tjetri më dalin! - bëri shenjë drejt veshëve.

- Një makeup i theksuar do të bënte punë me ty. Këto syçkat blu, për shembull, do i bëj super fare. Flokët do të t'i mbledh në një model të kapur lart... ose ndoshta i shtrijmë, si ta shohim... dhe paf, rosaku do të kthehet në mjellmë! - i vinte rrotull Ivës ajo.

- A mund të ndalosh? Po më vjen për të vjellë.

- Me kujdes. Po ndaloj.

- Shyqyr! - rrotulloi sytë.

- Atëherë, Iva... siç po thoja, ti do të bëhesh nesër aq e mirë, saqë burri yt i ardhshëm s'do të t'i ndajë fare sytë. - i luajti syrin Marsela.

- Dhe unë do ia nxjerr fare me pirun ato sy! - tha me nerva ajo.

- Ivë, shpirtushe... nesër duhet t'ia heqësh trurin Marlonit! - filluan të talleshin vajzat radhë. Ivorës i vinte shumë inat.

- Të vetmet gjëra që do i heq... do të jenë bolet, në qoftë se sillet harbutçe.

Nuse për djalin tonëOpowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz