9 ~ Aksion

1.5K 155 122
                                    

- Dritan, a je gati? - e pyeti Fatma.

- Obobo! Duhet ta bëj me patjetër? A ka kthim pas? S'dua ta bëj! - qurravitej.

- Dritan, a je gati, po të pyes? Lëri obobot e ububut!

- Kthe përgjigje, qaraman! - kërkoi Adi i bezdisur.

- Po ç'të them unë mavria? Po, jam. Se mos kam zgjidhje tjetër unë!

- Epo këtë thuaj, gati të jesh mor çun!

- Këtu mendjen tashi! Më dëgjo me kujdes! Hapi mirë sy e veshë, bëji katër! - tha Fatma e përqëndruar te plani.

- Po? - tundi kokën.

- Sot në mëngjes përgjova Lonin. E kanë lënë për të ngrënë drekë nga shtëpia e saj.

Përgjimi.

- Ishim duke ngrënë mëngjes ne, kur... fët, e mori sorkadhja në telefon. Edhe ky hopa, u ngrit me vrap e shkoi nga dhoma tjetër, se kishte hall mos i dëgjonim bisedat ne. Hah, po mua s'ma hedh njeri gjallë në botë, më ka bërë Zoti shejtan! Edhe unë hopa pas tij...

- Ela, zemër! - tha ky me një zë të sherbetosur... Allah o burrë e ti Dritan, ç'të them... sikur i kishte ngecur mjalti në fyt.

- Dhe ja, ku i zbulova emrin të uruarës. Ela e quanin, Ela. I thjeshtë shumë. Nuk është i përshtatshëm për familjen Gashi. Ela... me tri shkronja. Po ku krahasohet emri i kësaj me Ivorën more aman...

- Nga ana tjetër e linjës, dëgjohej një zë aq i hollë sa... më keq se i Mariza Ikonomit po ju them.

- Seç i tha kjo pirivilka e ma vdiq çunin së qeshuri, haha e huhu... gati sa s'mu shtri fare përtokë Loni. E thashë me vete unë 'a m'u bëfsh kurban a, me batutat e mia s'qesh kaq shumë ti, kurse me këtë, zgërdhihesh si qeni'.

- Lazanja? Të preferuarat e mia. Oho, edhe pulë me patate? Sa ofertë joshëse... Po tjetër, ç'do të ketë në paketë?

- Mendova me vete unë, 'ku e ka fjalën ky?', pastaj më vajti vetë e shkreta mendje. Turp të ketë, bën gili-vili pa na e prezantuar akoma! Edhe ajo qenka një harbutkë m*ti që...

- Si gatimet e tua s'ka! - i tha ai duke qeshur vesh më vesh.

- Ja o burrë e ti Dritan, fjalët që ma përmbysën çatinë mbi kokë mua. Loni kështu?! Biri im?! S'e kisha dëgjuar kurrë të fliste ashtu Loni im. Jo, jo... i ka bërë ndonjë magji ajo, se si magjistrickë m'u duk, e ndiej unë, i ka yshtur kanotieren ajo, se s'ka mundësi tjetër.

- Edhe unë të dua shumë! - vazhdoi ky dhe çëk mbylli telefonin.

- Po ku di gjë Loni ç'është dashuria more aman? Ai e ka për herë të parë, është i brishtë dhe s'ka eksperiencë. Mashtrohet si kalamau në djep.

- Pra... me pak fjalë, ti e përgjove Lonin, por...

- Por çfarë Tani?

- Pse pikërisht sot, dua të them?

- Ore Dritan, e ke trurin në rregull ti, a si? - e pyeti Adi.

- Po them që do të drekojnë bashkë. - theksoi Fatma.

- Edhe? Po ne ç'hyjmë në këtë mes? Ç'do të bëjmë?

- Ne do të jemi pjesë e korit muzikor, ata hanë ndonjë kafshatë e ne vu këndojmë nga pas... Po ça thua o Dritan? Je në metro a s'je? Thirri mendjes Tani! Është dita e përsosur për të zbatuar planin pra!

- Po mirë teta Fatma, si do të veprojmë ne sot? Më duket pak si i pamundur ky plani... Kemi Lonin nëpërkëmbë sot.

- Po edhe ne atë duam. Ta kemi, si mos ta kemi! - ia ktheu Adi.

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now