12 ~ Loni pranoi

1.5K 164 37
                                    

- Grua! - thërriti me zë të ulët Adi.

Fatma po gatuante krepa, duke kënduar.

- Ç'ke re Adi?

- Mori në telefon krushku. Duan të shikojnë çunin, të caktojmë e një takim për çiftin.

- Shiko Adi... ne i premtuam Lonit se nuk do të stisnim më plane pa dëshirën e tij. I dhashë fjalën djalit unë. Duhet të vendosë ai ç'të bëjë.

- Moj, je në vete ti? Apo ike nga fiqiri fare? Ç'ti them krushkut unë? Pastaj... a nuk doje që t'i bënim gjërat fët e fët ti? Ç'thua tani? Apo ta ndryshoi mendjen me një përqafim Loni?

- Sa shumë pyetje bën edhe ti, o Adi! Jam shumë në vete. Pa merak, se fiqiri s'më ka ikur akoma, në vend e kam. Krushkun... për momentin s'di ç'të them, lëre në pritje, ose mos e merr tani për tani! Jam akoma me atë mendje Adi... shpejt, fët e fët gjërat. Por duhet ta flasim njëherë me Lonin si muhabet, dhe jo, s'më ndryshoi mendjen me një përqafim. Qetësohu!

- Po mirë, ja e diskutuam me Lonin! Po sikur të thotë jo ai?

- Akoma s'e ke ngulitur në mendje, i dashur burrë? Nuk ekziston fjala 'jo' në fjalorin tim.

- Epo mirë, qoftë si thua ti atëherë.

- Mirëmëngjes!

- Zemër, mirëmëngjes! A fjete mirë? Të dhembi më koka natën?

- Jo. Shumë rehat kam fjetur. Sidomos tani, jam i lehtësuar që kaloi.

- S'e ke idenë sa mirë ndihem, kur dëgjoj të thuash kështu, biri i nënës! Shiko, kam bërë krepa. Të preferuarat e tua.

- Sa mirë! Tani as që do e marr mundimin të shpejtoj për në punë, kështu që do të ha sa të dua.

- Plehra! Të pushoi direkt ë? - pyeti Adi.

- Fjala s'është thënë akoma, po s'do mend diçka e tillë. Më mirë po tërhiqem vetë. Pastaj... as që e kam pikën e dëshirës të punoj më në atë vend.

- Kancermadhi! - shau Fatma. - Mos ma paftë një ditë të bardhë!

- Po ç'do të bësh tani, o bir?

- Patjetër që do të kërkoj punë të re. S'kam si të bëj ndryshe.

- Ta jap me 100 firma, se do të gjesh punë tjetër sa hap e mbyll sytë! Madje më të mirë akoma.

-Po normale Adi! Kush nuk e merr në punë Marlon Gashin? Me dy diploma, specializim... ehu, s'maten dot me djalin tim ata! Jo 900 mijë lek, po një milion e gjysëm do të marrësh, të keqen nëna!

Marloni qeshte me të ëmën.

- Loni, shiko se...

Mundohej e stërmundohej Adi. T'ia thoshte... a të mos t'ia thoshte...

- Po? - e la krepën në mes ai.

- Jo, jo. Ti mbaroje njëherë krepën e pastaj flasim ne!

- Thuaje ç'ke për të thënë, baba! S'ka problem për krepën.

- Po ja... ai muhabeti. - rrudhi vetullat duke luajtur me pirun Adi.

- Cili muhabet?

- Po ja... ai muhabeti... me ata miqtë e Elbasanit.

- Ashtu?! Kujtova se e kishim mbyllur atë muhabet me kohë.

- Po në fakt o çun... Ne s'e kemi mbyllur.

- Loni, bir... Nuk mendon se ia vlen t'i japësh vetes një mundësi tjetër për të njohur një vajzë të re në jetën tënde, zemër? - tha urtë e butë Fatma duke i prekur dorën.

- E ka mirë mamaja, Loni. Siç i thonë edhe asaj shprehjes... gozhda me gozhdë del! - shtoi Adi.

- Edhe? Si ua keni lënë llafin? As po, as jo?

- Kru... ata miqtë janë në pritje. - ia ktheu Adi.

- Hë bir, si mendon ta lëmë? Janë familje shumë e mirë, vajza është e vetme, 26 vjeçe...

- Pranoj.

- Si?! Pa thuaje prapë! S'e dëgjova mirë më duket. Edhe njëherë!

- Thashë... pranoj mama! - qeshi me hutimin e Fatmës.

- Të vdesë nëna për ty! Të ka mami shpirt!

- Baba, merre krushkun tënd të dashur e caktoje një takim! Se atë po prisje deri tani.

- Loni... ti je flori o Loni! - u ngrit Adi dhe e puthi në ballë. - Na shpëtove jetën. Se është edhe kasap ai.

- Ti si mendon Bilo, është e lirë vajza nesër?

Adi po fliste në telefon me krushkun.

- Hajde, hajde, o flori, gjithë të mirat! - mbylli telefonin.

- Hë burrë, si e latë?

- Nesër grua. Nesër Loni do të takohet me nusen!

- Opo shyqyr o Perëndi, më solle dritë në shtëpi! - qante nga lumturia Fatma.

- Ta dija që do të gëzonit kaq shumë, e kisha pranuar me kohë unë! - vazhdonte të qeshte me ta Loni.

- Kam shumë punë për të bërë. Duhet hekurosur kostumi i ri, duhen llustruar këpucët...Ua Loni, - i preku fytyrën, - si mjekrosh po më dukesh. Shpejt te berberi bashkë me Tanin, të shkurtosh pak mjekrën, kurse kaçurrelat lëri kështu, të keqen mami ty, o i miri im! Hajde, shpejt, se s'ka kohë! Oburra! T'i mbarojmë fët e fët këto punë!

Nuse për djalin tonëWhere stories live. Discover now