-2- Te tjeret

1.2K 97 67
                                    

Hyri ne ate ndertese duke harruar pas mburojen e saj.Ate buzeqeshje te shnderruar ne lote.Mburoj qe e mbronte nga kjo bote mjerane dhe e eger njekohesisht.E teksa hapat hidhte nje e nga nje degjonte peshperimat e shumta pas kurrizit te saj.Ato te perditshmit!Ato qe e vrisnin!

"Erdhi kjo ditezeza!"

"Paska harruar te emen ta marre me vete!"

"Si nuk vdes si i ati dhe shpeton nga e ema!"

"Ja e bija e kurves!"

Kjo e fundit e dhimbte me se shumti nga te gjitha ofendimet e marra deri me sot.Ajo i percellonte shpirtin,ia digjte duke e lene pa nje te tille.

Te ishte e bija e nje gruaje te tille nuk ishte fat,perkundrazi ishte gjeja me e poshter qe te bie per pjese ne jete.Cdo gje mund te kish pranuar pervec asaj.

Ato fjale fare mire mund t'ia drejtonin te emes se saj.Ta quanin kurve tere diten e dites,e te mos lodheshin kurre.Ne fund te fundit,e pranonte,ajo i meritonte.Kishte arritur ta bente veten qe te binte ne ate nivel.

...Lotet nuk mundi t'i ndalonte as ne ate moment.E hutuar vrapoi drejt tualetit te asaj godine.Ne pasqyren qe ndodhej brenda saj veshtroi silueten e saj.Nje njeri pa jete.Nje femije plot enderra te parealizuara.Nje adoleshenc e humbur!Nje femer kot!
E gjitha qe arriti te shihte para se nje ze mashkullor ta kthente ne realitet:

"Hej je mire?Mund te te ndihmoj me ndonje gje?" degjoi ta pyeste i shqetesuar dhe doren e ti e vendosi ne supin e saj.A nuk e dinte ai valle se kush ishte ajo?A nuk njihte kelyshin e kurves,ate qe e njihte e tere qyteza?

"Largoji duart prej meje!Zhduku!Mos me prek!Nuk kam nevoje per ndihmen tuaj!" foli e neveritur prej duarve te atij mashkulli.E c'faj mund te kishte ai qe te meritonte nje sjellje te tille?!

Por ajo njerezve nuk u besonte me.As atyre te huajve qe e njihnin per here te pare,sepse edhe ata ne fund te dites,kur te verteten ta merrnin vesh,do e pergojonin e shanin sa barku tu mbushej.

U largua me vrap prej tualetit.Por vesheve te saj nuk arriti tu shpetonin ato fjale:

"Hah,bucja vogel,e kuptoi qe ishte vetem nje loje!"
Dhe ja ku ajo me mosbesimin e saj kishin te drejte.Njerezit jane te pafytyre,hipokritet me te medhenj qe kjo toke mban. Si ta nuk ka te dyte!
Me pas degjoi te qeshura tek jehonin! Ato nisen t'i bucisnin brenda kokes se saj.

Pse ajo nuk mund te ishte e tille? Pse nuk mund te mos qeshte egoiste si ata?Te luante me te tjeret e te dridhte zinxhirin e pashqetesuar se nje tjeter mund te prekej nga fjalet e saj!

Me nxitim hyri ne studion e saj te vogel.E sot shpetoi nga dicka.Dicka fare e vogel,por nga ana tjeter shume e madhe!Ajo nuk do te mund te duronte shikimet plot neveri te kolegeve te saj.Perbuzjen e tyre!

Sot do ish e vetme ne ate dhome akustike te mbushur me mikrofona e kufje!Ajo dhome nuk ishte mbytese sa here qe ish vetem.Ishte i vetmi qe e donte dhe e pranonte ashtu sic ish.Ajo dhome e vogel e mbronte.

Por jo,gezimi i saj ishte i kote.Dera u hap e brenda hyri nje djalosh.I njejti qe ish tallur pak me pare i njejti me ate te qeshur qe ende luante ne koken e saj zhurmshem!I njejti hipokrit!

E pa me nje shikim mosinteresues,me pas hodhi syte nga fleta e bardhe,fjalet ne te cilen duhet te lexonte.

Si personazh kish nje femije te vogel.Sa do donte te ishte e tille serisht.Te ishte naivja e kesaj bote.Ajo qe genjehej vetem me nje fjale te mbushur me mashtrim.Te luante me lodrat e saj,e qete ne dhome.E te mos kuptonte asnje nga fjalet drejtuar asaj!

Pas tij erdhen edhe te tjere.Me sa mori vesh kishte nje ndryshim,ata do dublonin nje film tjeter...

"Rugrats!" titullohej filmi.Nje film vizatimor qe bente fjale per disa femije te vegjel,te cilet kishin humbur e duhet te gjenin rrugen per ne shtepi.

E mes gjithe atyre fjaleve qe koleget thane,ne mendje ngelen ato te atij 'tipit'!

"Jeta eshte shume e veshtire Tomi...Ndonjehere mendoj se eshte gjeja me e veshtire qe ekziston!"

E ndonese nuk ishin fjalet e tij,i ndieu si te verteta!Sepse jeta per te,tashme,ishte veshtirsuar.E tille kish qene gjithnje!E ajo e tille eshte me te gjithe,por jo njesoj,jo ne te njejtat veshtiresi.Dikush e kishte me te veshtire e dikush tjeter me pak!

Duhej te ishte pikerisht ne dalje te asaj dhome mbytese qe dikush ta nxirrte mga mendimet duke e shtyre tutje e hedhur pertoke.

"Shoh ku ecen moj qorre!" degjoj nje ze te holle cjerres e acarues.Nje nga ato koleget e saj,ato qe asnje mize te mos i preke se behet nami.Nje nga ato tipet qe jeten e njohin si fush me lule dhe leket e babait zgjidhin cdo gje!

Nje deshire per te shkulur floket e saj i erdhi.Te cirrte ate masken dy toneshe qe i kish vene fytyres.E cdo gje e imagjinoi sikur te ndodhte me te vertet:

Ajo mendjelehta tek bertiste me ate zerrin prej sorre e tek mundohej te largonte duart e saj prej flokeve te rregulluar mire e bukur.Ajo e qeshur t'i shtrengonte edhe me shume ne duart e saj!E me pas ta veshtronte gjakun e saj te rridhte ne ate fytyren "e bukur"!

"Cfare I kam keto mendime?Liana kur u diallezove keshtu?Ngrihu,Liana,ngrihu e injoro,ashtu si gjithnje!" I foli vetes se saj.

Ajo donte te injoronte te tjeret!Per te luftuar nuk mundet.Nuk mundte,sepse si fillim duhet t'ia niste nga vetja e saj,nga e ema...E me pas,me pas te luftonte me ata!E kjo dukej se do ish shume e larget per tu realizuar...




Shpresoj tiu ket pelqyer pjesa dhe ju faleminderit per fjalet tuaja😄
Shpresoj mos tiu zhgenjej me tej!!

Si iu duket emri Liana??Cfar mendimi keni???

MekatiWhere stories live. Discover now