-23- Levizja!

644 62 24
                                    

* * *

Ende nuk kishte dal nga banjo.Si shume ishte vonuar deri me tani.E ai detyroi kembet e tij qe t'i afroheshin deres se banjos,si dhe duart per te trokitur.Ishte penduar per ate qe kishte bere.As nuk kishte kuptuar se pse syte i ishin erresuar.Nuk kish dashur ta lendonte!

Per te ajo i kish shfaqur emocione te papershkrueshme me pare.Mijera trazime ne trupin e tij.Qindra rrahje zemre ne sekonde.Fjale pafund per t"ia thene e vepra per t'ia treguar...Ama asnjera nga keto nuk u shpreh tek ajo, por qendruan te fshehta per shkak te frikes,sepse ai e kishte frike kete ndjenje te re.Prandaj vepronte keshu,prandaj tek ai kish lindur nje tjeter njeri.Nje njeri qe nuk pranonte te renë ne jeten e tij.Nuk pranonte Lainen e pafajshme.Ate Lain,qe thirrjeve te tij,te tanishme,nuk po u pergjigjej!

"Laina hape deren!Me fal,te kerkoj shume falje!Nuk e di se c'me gjeti!Sinqerisht!Hape deren tani,te lutem!" i fliste pa nderprere."Me fal qe u solla si nje harbut,por te lutem dil.Te betohem qe nuk e di se cfare me gjeti,me fal!" zeri i tij tani kishte ndryshuar.Nese i meparshmi i ngjante te nje djalli,i tanishmi ngjante si zeri i nje engjelli,i nje femije te pafajshem e te pambrojtur.I atij qe kerkonte ngrohtesi!

Nga ana tjeter e deres ajo vazhdonte te degjonte.Buzeqeshja e lotet ende nuk i ishin shuar edhe pasi kishte degjuar zerin e tij pas dere.
Per nje moment kishte shtangur.Mendoi se mos serisht do te bente dicka te keqe.Por ky njeri e habiste gjithnje,personaliteti i tij i dyfishte gjithashtu!
Nuk ia mohoi vetes faktin se e lutura e tij po i kenaqte egon femerore.Po i pelqente dicka e tille dhe vendosi te qendronte edhe per pak pa bere ze!
Le te vuante edhe ai si ajo pak me pare,i tille i dukej nga timbri i zerit te sapo degjuar.Te cirrej edhe ai,si ajo.Te prekej,te qante,te bente c'te donte,por asaj t'ia pop plotesonte qejfin edhe per ca...

"Per cfare me kerkon tani!Mos do te luash serisht me mua!" i foli kur me nxitim hapi deren e u shtir sikur thirrjet e tij e kishin bezdisur nga ajo qetesi e rene.

"Me fal!" perseriti.

"Dhe sa here te tjera do me kerkosh falje.Gjithnje!Sa here qe te sillesh si pak me pare aq here do kerkosh falje."

"Jo!Nuk e di se c'me gjeti!Nuk do sillem me i tille!"

"Ti do te sillesh,gjithmone!" perfundoi biseden mes tyre e iu drejtua cantes me rroba,nga e cila nxorri nje pale te pastra.

"Do te levizim serisht!" njoftoi kesaj here,pa bere edhe nje perpjekje me shume.Pa vazhduar edhe ca perkedheljen e mbushur me te falura,qe pak me pare po dhuronte.

"Prape?!Ku?"

"Ne nje tjeter qytet,por do te dalim nga kufijte e shtetit tone!"

"Ne nje tjeter shtet,thuaj me mire!" serisht ishte ajo qe perfundoi nje nga bisedat e shkurtra mes tyre.

Ai nisi t'i afrohej ngadale.Kur doren ngriti per ta prekur,mbase per ta perfshire ne nje perqafim,ajo hodhi hapa pas.U largua prej tij me justifikimin se duhej te rregullonte gjerat e saj.Ato pak gjera qe nuk hanin asnje minute kohe,thuajse,por per te ishte shfrytezimi i gjithe kohes per te qendruar larg tij.
I zhgenjyer doli ne ballkon aty ku nisi te tymoste serisht,derisa dy fjale,te thena thatesisht, nga ana e saj u degjuan: "Jam gati!"

I beri shenje me drejtim nga dera,nderkohe per vete as nuk iu desh te pregatitej,por vetem te terhiqte canten e paprekur gjate ketyre dy diteve.

E njejta makine i priste serisht.E njejta qe i kish sjelle ne kete hotel dhe i njejti person.

Gjate rruges nisi nje shi i imet,si fillim.Aty ajo hapi xhamin per te ndiere aromen e preferuar,ate qe toka i falte sa here lagej.Thithe ajrin e mbushte mushkrite me te,sikur nevojen t'ia kishte aq shumeMbylli syte per me shume ndjesi.
Disa pika te vogla shiu preken fytyren e saj e dhembet nxorri ne pah,e lumtur.Harroi gjithcka!

Kur shiu nisi me rrembim dritaren e makines mbylli e koken mbeshteti ne xham mendueshem.'Po nis nje jete endacake!" mendoi.Derisa e motra e tij te gjendej,e tille do te vazhdonte rrugetimi i saj.'Po me pas?' pyeti veten.Cdo te behej me pas me te kur moter e vella te ishin bashke.Do te vazhdonte jeten me te,apo deri aty do te ish nevoja per Lainen?!Ai nuk do ia kish me nevojen asaj.Do ta shfrytezonte mire e mire e me pas do ta flakte tutje per te vazhduar jeten i qete me familjen e tij,nderkohe qe ajo do te perfundonte ne askund,si nje e panjohur e botes.
Keto mendime nisen te lodhnin koken e saj.T'ia thartonin edhe me shume sec ajo e kishte.

Dita kalonte!Qielli kish nisur te merrte nje pigment te zi,per tu erresuar.Rete kishin nisur te largoheshin,per te lene te qete kthjelltesin.Kishin kaluar kufirin dhe rruget e autostrades se shtetit te ri,qytetit te tij,i ishin boshatisur nga makinat e shumte qe mund te kishte pasur gjate dites.Dritat e rruges ishin ndezur,e dukeshin si qirinj te ndezur ne nje shtepi pa drita.Ajo pamje e qetesonte,e vendoste ne gjume!

Kishte ndodhur!Mbeshtetur ne xham qendronte,symbyllur.Ai e veshtroi ende pa dale nga makina,e ndaluar tashme,serisht ne nje hotel te ri.
E veshtroi fytyren e saj me konture te qeta.Vetem syte i qendronin te shtrenguar,sikur po ndiqte nje enderr te keqe.Kafazi i kraharorit nuk i dukej sikur bente ulje-ngritje,e duart i kishte bashkuar me njera tjetren,si nje jastek per te mbeshtetur koken i kishte vendosur ne xhamin e makines.Leshoi nje buzeqeshje te lehte para se prej buzeve te tij te dilte emri i saj,i formuar me nje melodi te vetin,te vecante.

"Laina,Laina zgjohu!"

"Mmm!" kundershtonte ajo.

Kundershtoi me vetem per te bere veprimin e rradhes.Ta merrre ne krahet e tij,e ashtu ta mbante deri ne dhome.

Gjate rruges vetem cantat me rroba i dukeshin pesha me e rende se sa trupi i saj.Deshiroi ta puthte!

"Hej cfare po ben? e pyeti e pergjumur,ze-ngjirur.

"Te kishte zene gjumi dhe...dhe nuk po zgjoheshe.Qe keshtu mu desh te te merrja ne krahe!" justifikoi veprimin e tij.

"Me ul poshte tani.Jam zgjuar,tashme." kerkoi.

"Hum!Po,me fal!"

Ecen pa zhurme deri tek sporteli,e serisht me po te njejtin ritem shkuan deri ne dhomen e perbashket.

Ndryshe nga ai i pari,ky vend ishte me i kendshem,me i paqte,me i rregullt,e me i ri.Sic dukej,ai po pranonte ndryshimin.Fjaleve te saj ua kishte vene veshin.

"Vish dicka te kendshme sot.Cfardo qe te kesh!Do te darkojme." e vuri ne dijeni pasi e kishte shoqeruar ne dhome.E pas atyre fjaleve u zhduk nga dhoma pa bere me shume ze.Ajo mbeti me dyshime ne mendje,ende vazhdonte te shihte cuditshem deren e perplasur lehte,nga e cila kishte kaluar ai.



MekatiOnde histórias criam vida. Descubra agora