-25- ...

661 61 23
                                    

* * *

Ne nje film qe kish pare dikur nje fraze te lexuar e ne mendje iu kujtua tani: "Lumturia eshte momenti.Ose asgje!" Dhe ne ate moment ajo ndihej e lumtur.E mbeshtjelle nga nje pale krah te ngrohte,ne ate shtrat te bute, ku si jastek kish kraharorin e tij.Jastek,ne brendesi te te cilit ndiente thirrje te cuditshme,rrahje te lehta qe godisnin veshin e saj.

Nuk kishin kryer asnje kontakt fizik ate nate.Vetem kishin folur per njeri-tjetrin,e kur ne dhome kishin vendosur te shkonin vetem ishin shtrire te perqafuar per disa caste.Me pas kishin perfunduar ne ballkonin e hotelit,ne ate me pamje nga lindja.Sepse do te prisnin lindjen e diellit ashtu sic priten per lindjen e ndjenjave.Keshtu vendosen kur ndiene se qepallat e syve nuk u rendonin.Gjumi ishte shume larg nga rruga e tyre,e asaj dite.
Ai ish ulur ne nje nga karriget e ndodhura aty.Ndersa ajo ne preherin e tij me dy krahe rreth vetes se saj,te cilat i kish kapur forte si per te mos i leshuar me.

Ora mund te shenonte diku tek 5 e ca e mengjesit kur syte u qeruan nga fije drite te perhapur ne qiellin e pafundem.Te mesuar me erresiren krusen vetullat, shtremberuan fytyrat, por adhuruan momentin.Gjithcka ishte qetesi, pervec dy-tre zogjve te endur ne kaltersi.Dale ngadale pane se si dielli nisi te nxirrte koken e tij per te mbizoteruar siper te tyreve.Ishte nje diell qe nuk digjte!
Papritur ndien gjumin tu afronte tek ata te dy, e t'i shtynte qe tu drejtoheshin shtratit.

Enderrat e perbashketa vazhduan ne qetesi.Enderronin njeri-tjetrin perkrahe gjithnje te qeshur...por ne fund gjithnje kishte furtune..!

~~~

Bashejetesa kishte vazhduar ne paqe muajt e fundit.Zenka midis tyre nuk kishte pasur me.Gjithcka kish vazhduar sic kishin premtuar ne darken e para pese muajve.

Kerkimi i tyre ende vazhdonte dhe kish pasuar ne nje tjeter shtet.Puna e saj si nje murgesh mashtruese paguhej me dashurin e pashtershme te tij.Megjithese nje fjale 'Te Dua' ende nuk ishte shprehur.

Tani, ne keto momente,ndodhej perpara pasqyres.Shihej para saj si cdo mengjes,para se te nisej.Verente ndryshimet.Dobesimin,shendoshjen,gjendjen e saj emocionale te pasqyruar nepermjet syve te saj.Krahasonte ate qe kishte qene me kete qe eshte tani...

"Miremengjes!" u degjua zeri i tij prane veshit te saj.U ndje mjekra t'i mbeshtetej ne supin e saj e duart t'i rrethonin belin.

"Miremengjes!" ia ktheu me nje buzeqeshje te dhuruar ne fund.

"Po behesh gati?"

"Po!Frenku po me pret poshte." ia ktheu duke i bere te ditur per djalin qe gjithnje i shoqeronte neper transferimet e tyre.Tashme e dinte se kush ishte ai, dhe ishin bere shume miq bashke.

..."Arlo!" e thirri.

"Po!"

"Te te bej nje pyetje?" e kishte pyetur teksa ledhatohej nga ai ne shtratin e tyre.

"Sa te duash." iu pergjigj para se ta rrembente ne nje perqafim.Aty ku te dy ndienin ngrohtesi.

"Kush eshte ai tipi qe na shoqeron gjithnje?" foli kurioze.

"Ai...ai eshte i dashuri i motres sime."

"Waw kaq shume e dashka ai!" foli nenze por qe ai e degjoi.

"Vetem une e di se sa!Jam deshmitar i cdo gjeje qe ka ndodhur mes tyre.I cdo buzeqeshje te motres sime.Cdo pershkrimi ndjenjash te Frenkut.Cmendesha nga ata te dy, por ishin edhe arsyeja se pse qeshja aq shume kur isha me ta.Ai,pervecse i dashuri i motres sime, ka qene dhe eshte miku im i ngushte." rrefeu ai."Prandaj eshte edhe gjithnje me ne,sepse kerkon edhe ai time moter.Nuk u lodh per asnje dite!"...

Ishte ky momenti kur njohu Frenku,vetem nepermjet fjaleve te tij.Me pas u prezantuan.Ai e shoqeronte shpesh ne vend te Arlos.Shpesh edhe neper vende ku ajo para se te shkonte ne hotel qetesohej ne ndonje vend te paqte.Aty degjonte cdo fjale te tijin,njihte cdo veprim qe ai kish bere per Rean.Pak nga pak mesoi gjithcka rreth tyre.Dhe ato momente,kur Frenku shprehej,i pelqenin,e ndonjehere kerkonte t'ia perseriste serisht,dite tjeter te njejten gje.

"Do me marresh me ne qaf sec jam marre derime tani" i kishte thene nje dite ai,me shaka.Ajo i ishte pergjigjur me te gjitha fjalet e atij momenti.E ne fund te ligjerates se saj kish thene: "Me pelqen te te degjoj,sepse eshte gjithcka kam enderruar!"
Por a do arrinte enderra e saj te behej realitet?!

"Shihemi me vone!" tha.Puthjen i dhuroi para se te dilte e te zbriste shkallet per tu gjendur perbale makines se Frenkut.

"Miremengjes vajze!" i foli tjetri i qeshur nga brenda makines teksa i hapte deren i zvarritur qe nga sedilja e vet.

"Miremengjes!Nisemi!" ia ktheu ajo pasi ishte rehatuar ne vendin e vet.

"Si urdheron!" dhe u ndje shpejtesia e makines teksa largohej gjithnje e me shume.

"Sec kam nje parandjenj sot!" u ankua pas nje cope rruge duke prishur qetesin e shoqeruar nga nje muzike e lehte qe vinte nga magnetofoni i makines.

"Me duket se do marrim lajme te mira!" u tregua tjetri optimist.

"Te shpresojme!Qe dhe ti te mos rrish me vetem!" beri shaka me fjalin e fundit.

"Derisa te te kem ty un nuk jam vetem!" ia ktheu tjetri e te dy qeshen.

"Mos me thuaj qe po tradheton Rean?!" ngacmoi serisht.

"Joo c'flet ti!" foli si i prekur nga ato fjale.

Nisen te flisnin me njeri-tjetrin derisa te arrinin tek manastiri i rradhes.Ajo me shume per te hequr mendjen nga parandienja e krijuar.Iu duk bezdisese qe i qendronte gjate gjithe kohes e gjalle.Sikur gerryente nje pjese te sajen.Por nuk dinte ta percaktonte nese kishte te bente me dicka te mire apo te keqe.Cfare do te ndodhte?!...



~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Kerkoj ndjes qe nuk e postova dje kete pjese por me doli nje problem😊
Shpresoj t'iu ket pelqyer 😆

P.S: Ne pjesen e rradhes do kemi nje.ndryshim 😉

MekatiWhere stories live. Discover now