-5- Dita e saj

987 89 56
                                    


* * *

E vendosur per te dale diten e sotme nisi te vishej.Veshi nje pale xhinse te ngushta te shoqeruar me kambale.Me pas nje bluze te holle e siper saj hodhi nje xhaket.Ne fytyre vendosi nje make-up te lehte sa per te mbuluar edhe rrathet poshte syve te saj.Nje buzekuq te kuq sforcoi ne buze.Ishte e vetmja qe pelqente!Qerpiket iu zgjaten edhe me shume,ndersa lapsi i zi i tregoi me ne pah syte e saj te larushta.Ajo doli edhe me femer nga ai ndryshim.Nga ato femrat,krenaria e se ciles nuk do mund te ulej asnjehere.

U veshtrua ne pasqyre.Veshtroi silueten e saj.Dicka ndryshe nga heret e tjera.Dike ndryshe pa ne thellesi te saj.Dike me te vendosur per jeten,sepse e tille do ish qe tani e tutje.

Do dilte sot ne po te njejtin vend ku kish qene para dy ditesh.Ne naten e saj te tmerrshme!Atje prane pemeve ende te zhveshur e ujit te qete te liqenit do niste te konkludonte per nje vendim.Ate te duhurin!

...Prej dhomes se saj doli.Doli per te mos e kthyer koken pas saj.Per te mos kujtuar asgje qe mund ta lendonte,e ta vriste mendjen e saj serisht.Sepse me vajza e paqarte nuk donte te ishte.Ajo deshironte te ish e vendosur,e bindur ne hapat qe hidhte.Sepse pasiguria shpesh here e vriste!

Nuk u kthye per t'iu pergjigjur se emes,por si dukush rebel fuqishem mbylli deren,tronditja e se ciles u transmetua edhe tek e ema.Fuqia e saj e trembi!E beri te dridhej e te hidhej perpjet.

Moskokcarese e indiferente u tregua edhe me banoret e asaj lagje.Fjalet e tyre,cuditerisht,sot nuk po e vrisnin,nuk e lendonin.E ata te habitur shihnin...shihnin se si ajo me nuk po vraponte prej tyre e as lot nuk nxirrte per to!

Kete gje duhej ta kishte bere me kohe.-mendoi.Atehere nuk do kish humbur jeten e saj.As lote nuk do kish nxjerre me!Veten nuk do e kish lenduar!

Ngadalesoi hapin sapo njohu vendin e asaj nate.Ate te mbuluar me peme.Drunje te prere ne menyra te crregullt te vendosur e ate liqen te ndricuar.

U ul serisht,por ne nje toke te thate.Sot as nuk e kish ndermend te behej pis.Plane te tjera kish ne mendje!

"Ja ku jam serisht,apo nuk me mbani mend?!" nisi te fliste.Iu drejtua atyre sikur te ishin si ajo,te kishin nje shpirt,zemer,goje per te folur...

"Do me ndihmoni sot? " pyeti. "Thjesht deshiroj nje ndihme te vogel rreth vendimeve te mia?Hah,vendimeve!Hera e pare qe bej dicka te tille!" qeshi.Qeshi sado qe degjonte hapa te shumta pas saj.Nuk e vrau mendjen e saj! "Nese nuk doni,thjeshte jepni pakez fat ne ate qe do vendos!Ose per diten ne vazhdim!Besoj se duhet te keni pak meshire per mua?!"

Ngjante si nje e cmendur!E cmendur tek fliste me veten e levizte koken e saj duke iu drejtuar atyre!

Por fjala 'meshire' i ngjau e panjohur e thene nga ajo.Sepse askush nuk kish pasur dicka te tille per te!As vetja e saj!As i madherishmi,qe neteve i drejtohej,Ai qe ndodhej atje larte,Ai qe monitoronte cdokend,pervec asaj.

"He,e ke ne plan te me ndihmosh sot!" ngriti koken ne drejtim te tij.E dinte se mes atyre reve te grita ndodhej edhe Ai.E i foli indiferente,duke harruar se kush Ai ishte."Beje pushim per te tjeret e sot puno vetem per mua!Apo nuk e ben dot kete gje.Per gjene qe ti krijove!"

Gishtin e saj tregues e drejtoi larte,duke e dundur!I dha nje buzeqeshje e puliti we epallat e syve bashke me qerpiket e zgjatur.

"Me ndihmo sepse u lodha!O po sinqerisht u lodha tani!Gjithe ato gjera qe me kishe servirur,ishin te keqia.Shume te keqia!A e pe c'me ndodhi?Joo..ti nuk e pe!Se nese do e kishe pare do kishe bere dicka,por ishe i zene me te tjere,te tjere felliqesira!Gjithsesi sot me ndihmo!Vetem sot!" perfundoi.

Njerez qe e shihnin cuditshem!A e njihnin ata?!C'shihni?- deshiroi tu bertiste ne fytyre te gjitheve.Shihni punen tuaj!- i kerkoi vetes se saj qe te nxirrte edhe ato fjale.Por nuk e beri.Ajo gje do i prishte diten.

Mbylli syte e morri fryme thelle para se te cohej e te largohej qe aty.
Nisi te ece,te shetiste njehere ate vend.E teksa e bente shihte neper stola cifte te ndryshme.Disa qe putheshin,disa qe perqafoheshin,disa qe flisnin e te tjere qe debatonin.Nje deshire per t'i provuar edhe ajo,i hipi.Deshire per tu treguar egoiste e te thyente ate premtim qe i kish vene vetes.

Diku tutje pa nje zonje me nje femije te vogel.Ku vogelushi e terhiqte zvarre.Aty qeshi,sepse dhe kjo ishte nje gje tjeter qe deshiroi te provonte.Dhe ja nje vendim!Dy persona te tille do i kishte,do luftonte per t'i pasur!

Kur arriti ne fund te rruges se liqenit vereu lojra.Nje rreth me te tille.Fiksmi i saj ishin ato makinat qe perplaseshin.Ne nje te tille kish hipur e vogel me te atin.Ai,i ati,ai nuk jetonte tanime.Qe keshtu u drejtua per tek ato e tek kasa kerkoi xhetona.Disa xhetona!Sot do te jetonte si nje femije!

Ai vend ishte i mbushur plot me te rinj e te vegjel.Ata qeshnin,e mes tyre edhe ajo.Por ata qeshnin te shoqeruar,ndersa ajo vetem!Xhiro njera pas tjetres,perplasje me te tjera makina.Syte i shndrisnin e qeshja vesh me vesh dhurohej...Ia dhuronte vetes e te tjereve!

Me pas ishte rradha e karuselit. Ne te kishte vetem femije.E ajo zgjodhi te ishte si ata.Zgjodhi njerin prej kuajve,e ne te hipi.U mbajt ne tubin qe dilte si nje brir nga ata.Nje ndjesi e harruar!Dicka shume e vjeter iu krijua perbrenda!I pelqeu!

Treni i shpejtesis ishte nje cmenduri.Floket pothuajse po i shqiteshin nga koka.Ajri i terhiqte si magnet!Ulerimat e te tjereve degjonte,disa nga frika e disa vetem nga kenaqesia,e tek kjo e fundit beri pjese edhe ajo.Qeshte pafund edhe pse e vetme pa nje shoqerues ose nje shoqeruese.E perjetoi te gjithen per vete,pa e ndare me dike tjeter.

Pas xhiros se trenit shkoi ne nje nga ato kioskat te mbushur me kukulla pellushi.Aty ku duhej te rrezonte te gjitha kanacet nepermjet zarave qe ndodheshin ne pistolete prej lodre.Ne sy i ra nje arush panda qe kish perqafuar te voglin e vet,ate do merrte e per ate vendosi.

"Dua ate!" shprehu pasi kish rrezuar te gjitha kanacet,duke refuzuar keshtu nje tjeter loder te zgjatur si fitim i asaj loje.

"Ky eshte i vecante!Pa nje rank te dyte nuk jepet." Ia ktheu ai tipi qe,le te themi,ishte pronari I kioskes.

"Ne rregull!" foli e vendosur.E loja nisi serisht.Kesaj here dolen disa figura te levizshme,te cilat duhet t'i qelloje te gjithave."Ma jep!" urdheroi sapo kish perfunduar e arritur objektivin e saj.
Tjetri i habitur nga aftesi e saj zgjati arushin,e pas saj ajo u largua e kenaqur.

Duke qene se nata kisha ardhur ne mendje i kaloi dicka.Mendoi te shkonte ne kishe,para se te mbyllej.As vete nuk e kuptoi deshiren per te shkuar atje."Mbase nje shenje!" mendoi.

Hapat hodhi ne drejtim te kishes.Nje e nga nje!Ndersa mendja iu zbraz nga mendimet e shumta qe kish pasur me pare.Ndjeu nje qetesi teksa hynte ne brendesi te saj.Teksa veshtronte ato ikona te shumta ku ne brendesi mbanin nga nje shenjtor.Veshtronte ata qe kishin qene mbrojtes te Jezusit e qe e kishin perkrahur.Ne fund pa Jezuin te kryqezuar me sender te te gjitheve.Gjithcka i fali qetesi,ai vend,ato ikona...

U ul ne njerin prej atyre karrigeve boshe dhe me te mbyllur syte nisi te lutej.Te lutej per vete dhe vetem per vete,sepse nuk kish njeri tjeter per te cilin te bente dicka te tille.Lutej per te tashmen,gjerat qe po perjetonte, e per te ardhmen, ndodhit qe do perjetonte.
Pasi mbaroi,kryqin beri serisht e syte hapi.Aty degjoi dicka,e ajo dicka u kthye ne nje vendim.AI e ndihmoi, kohe per te gjeti, nuk e harroi.

Shpresoj t'iu ket pelqyer :)

MekatiWhere stories live. Discover now