-13- Historia!

722 61 40
                                    

* * *

"Ketu shihet edhe deti?" pyeti Laina.

"Po...une rri cdo nate prane dritares e shoh drejt tij.E di cfare?"

"Cfare?"

"Keto dite kam pare dy persona atje.Nje vajze dhe nje djale!"

U tremb sapo degjoi fjalet e Tamines.Ajo i kishte pare!Por nuk dinte nese e kish njohur?-Jo ajo nuk ka.Nese po do kish thene.-mendoi.

"E di ti se si quhet ai deti?" pyeti Tam

"Jo!He si quhet?"

"Deti i mekatareve!"

Nje lemsh iu mblodh ne stomak sapo ky emertim u permend.Ishte nje shije e keqe ajo qe ndiente,sepse aty kish mekatuar vet,ndonese jo ne gradat me te larta.Mekati i atij vendi ishte te njihte ate te panjohur!Gjeja dhe gabimi me i madh.Ajo shije e keqe u perhap neper te e i preku edhe trurin.Kete te fundit e paralizoi.Neuronet nuk kryenin funksionin e tyre.Gjaku ndaloi se udhetuari ne cdo cep te tij.O zot,ajo kish ngrire!
Syte te fiksuar e gjysem te mbyllur diku po perhumbeshin.E ne brendesi te tyre dukej deti i trazuar i neteve te vona,kur ajo e kish vizituar.Duar te ngurtesuar si te ata shkembinjeve ku ish ulur.E truri kish prekur edhe zemren,edhe ate kish paralizuar.As frymemarrja nuk degjohej!

-Te kish rene perdhe!-E ajo kish ndodhur...Sepse syte e mbuluar nga pafundesia e detit ishin erresuar,me keq se aq.Per momemtin pulsi i zemres pushoi me te vertet,por serisht punoi.E ajo serisht u zgjua,per tu gjendur e rrethuar nga femije e murgesha,e me Taminen qe i qendronte mbi koke.

"Hej,Lai a je mire?"

"Po zemer,mire jam!" iu pergjigj e pafuqishme."Ku jam ketu?" pyeti e cuditur.

"Ne dhomen tende bije!" iu pergjigj njera prej murgeshave te aty-ndodhura.

"Aha!"

"Ne po shperndahemi tani!Nese te duhet ndonje gje shprehiu mikes se dhomes." tha po e njejta murgeshe.E me pas te gjithe u larguan pervec Aures dhe Tamines.

"Lai,pse te rane te fiket ty?"

"Nuk e di Tam,nuk e di!"

"Aura une do fle me Tamin sot!Te lutem thuaji nenesmurgesh!" iu drejtua tjetres ajo duke i lutur.

"Mire zemer!Po shkoj t'i them une."

"Sa keq qe ndodhi ajo qepar.Do te te kisha treguar edhe historin!" foli Tamina pasi Aura ishte larguar,e ato gjendeshin te vetme ne dhome.

"Cfare historie?"

"Te detit te Mekatareve,pra!Te la me pasoja ajo qe te ndodhi,me duket!" nisi te bente shaka vajza vogel.

"Nga ia ke mesuar historin ti?" pyeti kurioze.

"Kam degjuar murgeshat e tjera qe po ia tregonin nje vajze si ty qe ishte per here te pare ketu qe donte te dilte e te shkonte tek ai deti." shpjegoi me nje fryme,ndersa Laina qeshi.

"Pse qesh?" pyeti me nje fytyre te merzitur.

"Sepse sa here doje te lidhje fjalit thoje vetem 'qe'...Dhe fole shume shpejt,camarroke." i tha ajo dhe e ledhatoi shpejt tek floket.

"Po nuk ka asgje per te qeshur." tha e kryqezoi krahet me njera-tjetren."Praa...te ta tregoj historin tani?" pyeti e qeshur kesaj rradhe.Camarrokja e vogel kishte nje fytyre engjellore sa here buzeqeshte e nxirrte ne pah dhembet e saj dhe ato pjeset boshe midis tyre te krijuar nga dhembet e rene.

"Tregoje!" foli pasi morri njehere fryme thelle.

"Disa kohe me pare ne kete mansatir vjen nje vajze e re qe deshironte te behej nje murgesh.Kaluan dite te tera aty dhe nje dite kur ishte duke shetitur ne oborrin prapa manastirit zbulon nje dere te mbuluar me dege peme.Kurioze ajo hapi deren,por para se ta hapte gjeti celesin e varur ne mur." Tregoi e ne fjaline e fundit qeshi. "Sapo kaloi deren aty gjeti nje plazh te pajete dhe nisi te eksploronte ne te.E ne nje nga rrugicat e saj gjeti rrugen qe te conte per ne qytet.Nje nate aty,ne ate vend,takoi nje djale te ri.Ata filluan te njiheshin,por kjo vajza nuk i kishte thene qe ishte nje murgesh dhe duke harruar kete gje ajo pranoi te lidhej me ate djalin.Pas disa kohesh ajo vajza priste nje bebe dhe ky ishte nje lajm i keq per te edhe pse e donte shume beben." pushoi ajo se foluri per nje moment.E Laina e kish ndjekur kurioze,e heshtur. "Ajo morri nje vendim...Nje nate ajo mbyti veten ne ate det dhe po ate nate gjehet nga djali dhe ai kerkon ndihme ne manastir.Aty merret vesh e gjithe e verteta dhe vendin vendosin qe ta quajn Deti i Mekatareve! Pra vajza beri tri mekate:1.Njohu nje djale dhe u shoqerua me te! 2.Genjeu! 3. Vrau veten!" perfundoi tregimin e saj.

"Je e sigurt qe ti je nje femije?" pyeti e habitur.E habitur jo vetem prej historis,por edhe prej Tamines,e cila kish treguar nje histori te atille.

E nisi te mendonte: Perse vajza nuk mundej thjesht te hiqte dore prej vendimit per tu bere nje murgesh?!Si arriti te vriste veten e saj,e sidomos nje te pafajshem ne ate mes?!Pse?!
Athere une do te behem si ajo,nje mekatare.Une jam bere!

"Lai..ku humbe?Serisht ti!" e therriste e merzitur.

"Me fal Tam,thjesht po mendoja rreth historis!Me fal,e humba per nje moment!" kerkonte te falur ajo.

"Mua po me flihet.A mund te me tregosh nje perralle?" kerkoi.

"Patjeter zemer!" iu pergjigj."Na ishte nje here...!"

"Stop..stop!" foli me vetullat ngrysur.

"Cfare ka?" pyeti Laina e shqetesuar.

"Nuk dua me "Na ishte nje here!",dua dicka tjeter!" u ankua.

"Ne rregull pra!Ne moshen e saj me te vyer..."

Nisi te tregonte ajo.Te nxirrte nga mendja e saj ato fjale qe ne fund formonin nje tregim..dukeshin te pafundme!E teksa tregonte ne kujtimet e saj lindi njeri prej atyre qe qendronin te flejtur...

* * *

"Babi,pse une nuk kam nje gjyshe?" kish pyetur dikur vajza e vogel me  bishtalecat ne maje te kokes e nje fustan te hapur te bojeqiellt.

"Sepse ato ndodhen lart ne qiell zemer!" i ish pergjigjur qetesisht i ati.

"A mund te me tregojne ato qe atje larte nje perralle para se te fle?"

"Jo,zemer,nuk munden!"

"Une dua nje gjyshe!" kembengulte."Te gjitha shoqet e mia kane nga mje gjyshe qe u tregon perralla para se te flen." fliste si nje femije i llastuar qe ishte.

"Ti ke babin edhe mamin qe do te te tregojne!"

"Po po...tani qe iu thash une do me tregoni perralla ju mua." foli e merzitur duar-kryqezuar e vetullngrysur.

•••
"Babi,mami...hajdeni te me tregoni nje perralle.E dua me gjyshe!" kishte kerkuar para se te flinte....

* * *

Qeshi me ate kujtim,e buzeqeshi me ate pamje te servirur ne shtratin e saj.Tek shihte ate vajze te vogel qe pak nga pak po vidhte vend nga zemra e saj.E shihte e me ate pamje nuk mund te ngopej...E ajo ishte nata e historive,perrallave e kujtimeve.Ishte nata kur ajo flejti e qete perkrah nje engjelli!

U vonua ca si kapitill,por perfundoi e sot do te keni serisht nje tjeter e gjithnje do te mundohem..Me vjen vertet keq per keto zhdukjet e mia disa ditorshe dhe te shpershte por...realiteti esht krejt ndryshe nga bota e librave 😢

Ju falenderoj shume per durimin qe keni dhe per fjalet tuaja😘😘😘

Anyway shpresoj t'iu pelqej 😁

*Perqaputhje*

MekatiWhere stories live. Discover now