-20- Hoteli!

708 65 51
                                    

* * *

Nje pafundesi ditesh kishte ndiere kur kish pare realitetin e perditshem.Nje jete me ngjyra,mijera ngjyra te ndryshme.Lloje lloje vendesh,fytyrash shihte.Rruge te cilat malli i kish marre per ti kaluar,t'i prekte me kembet e saj.

E kishte pare boten reale,por jo ndiere.E pengonte ne ate moment vetem ai xham i makines se nje tjeter te panjohuri.

E perhumbur,e lene e qete nga rrembyesi i saj po adhuronte kete arome qe i vinte.Arome e re,ndryshe nga i atij vendi te mbyllur.Ah,ai vend!Ende nuk po mund te harronte imazhin e fundit te ngulitur mendjen e saj e te pasqyruar ne sy.Lotet e Tamines qendronin te pathare ne syte e Laines.Thirrjet e saj qendronin ende te gjalla ne veshet e saj,si nje melodi dhimbje-ndjellese.Prekjet e vajzes te vulosur ne dy faqet e saj ende po i rrenqethmin mishin.Ah ajo pamje!

Nga ana tjeter personi qe qendronte ngjitur me te,Arlo,mendjen aty ku ajo e mbante nuk e kishte.Ai thurrte te tjera mendime,te tjera plane.Atij nuk i interesonin pamjet qe i servirte natyra.Atij nuk i mungonte asgje,pervec dickaje.Dickaje qe po luftonte ta gjente,dickaje te humbur.

Ne kete moment kishin dale nga qyteti ku per disa dite kishin jetuar.Ndodheshin ne nje tjeter,e tashme perball nje ndertese te cuditshme,ku nje shkrim ne nje tabele saktesonte se c'ishte!Hotel!-por emer tjeter nuk shkruhej.

"C'kerkojme ketu?" pyeti sapo kish hedhur kemben e pare jashte makines.E teksa veshtronte ate vend 'te shpifur'.Nje ndertes paksa e vjeter,gati ne rrenim.Nje vend i humbur e i paze.Nje rrenes ,themelet e te ciles nuk dihej a mbanin me shume.Ngjante si nje shkreterire ne forme pallati!

"Nje vend ku te ulim bythen!" iu ktheu eger sic ai dinte,por kesaj rradhe me nje ton te shpifur,te hidhet.

"Nuk mund te gjeje tjeter?"

"Hyr brenda!" u tregua injorues nderkohe qe shtynte deren e piste, mundesues i hyrjes ne ate ndertese.Brendesia e tij as nuk ish me e mire se paraqitja e jashtme.Ngjante si nje hale!"Nje dhome!" e shoqeroi zeri i tij tek syte e saj hidheshin ngado,ne pritje per te."Hajde!" u degjua kerkues,serisht.

E ajo e ndoqi.

"Tani me thuaj te verteten!" i kerkoi ajo pasi te rehatuar qendronin ne shtratin,sustat e te cilit shoqeronin cdo levizje te tyre me nganje tingull cjerres.

"Qetesohu njehere,pastaj flasim!" u duk sikur shmangte pyetjen e saj.

"Jam qetesuar!"

"Atehere do qetesohem vet!" tha e kurrizin i ktheu per te mbyllur syte e te rene ne nje gjume disa oresh.
Por ajo nuk flejti.E si ta bente kur levizjet e tij te shumta shkaktonin dhe muziken e sustave.

. . .

"Cfare jane keto?" i foli atij sapo pa tek hapte syte.Ishte veshja e nje murgeshe,e gjendur ne nje nga cantat e tij.

"Ku e gjete?"

"Te bera nje pyetje!Kthe pergjigje!" ngriti zerin urdherues.

"Veshje murgeshash,nuk e sheh apo nuk ke sy ne balle!" foli moskokcares teksa ferkomte fytyren e tij me te dy duart.

Siellja e tij kish ndryshuar,e kete ajo nuk po e kuptonte.Mos ndoshta kaq i ish dashur atij...Sa ta zvarriste pas vetes.Por keto mendime i hoqi nga mendja duke u justifikuar se nuk ka asnje arsye qe ai ta kete marre me vete kot se koti.

"Me trego gjithe te verteten Arlo!Te gjithen!" i foli e fytyra e saj ishte jo e qete si gjithmone,jo e qeshur.Mbante nje mimik te pathyeshme nga ndonje shaka qe mund te behej,nga ndonje prekje e tij hipnotizuese,e cila po ndodhte ne ate moment,por nuk arrinte te thyente akujt e saj te ngurtesuar mire tashme.

E ai e pa.Pa se ajo nuk do te ndryshonte.E ndoshta i detyruar,ose thjesht nga gjendja qe ndodhej pranoi te tregonte.

"Ato duhet t'i veshesh ti.Do na duhet te hyjme ne nje tjeter manastir,vetem sa per nje dite.Ose me sakte duhet te hysh ti!"

"Si dreqin...Por perse?"

"Me duhet te gjej time moter!Ka nje vit qe eshte zhdukur me justifikimin se do te behej murgesh.Po ku mutin ka shkuar nuk e di!Kam nje vit qe e kerkoj e asgje.Me duket sikur po perpiqem te gjej gjilperen ne kashte!" permblodhi me disa fjali.

"Por si ka mundesi?Pse ndodhi kjo!"

"Sepse ishte nje si puna jote qe ia mbushi mendjen.I tha se me mire do te behej.Nje e dhunuar si ty qe e shtyu drejt asaj rruge.E vetem se prindrit tane i mohuan te dashurin ajo shkoi." ia perplasi ne fytyre."I thash...i thash se do ta ndihmoja e prinderit mos t'i degjonte.Por jo zonjusha do te degjonte ate kurven e mutit!" fliste nderkohe qe i shoqeronte me levizje duarsh e mimika te ndryshme fytyre.I prekur dukej sa me s'ka,por ajo mendjen ne tjeter vend e kishte.

"Pra dhe une per ty jam nje kurve!"

"Kerkove shpjegime dhe une t'i dhashe,c'ke tani?"

"C'kam?!Fakti qe une jam perdhunuar nga nje i djegur i rraces tende me ben mua kurve?!Ti as nuk e di te shkuaren time as nuk e ke iden se si kam qene une e jeta ime,bashke.Por jeta e nje kurve nuk ka c'te duhet ty!" i bertiti ne fytyre,kur ne te veten mbante nje nenqeshje teksa fliste.Ato fjale e lenduan."Te te pyes per dicka?!" I kerkoi pa pritur nje pergjigje,sepse sapo perfundoi,foli serisht."Motra jote c'quhet?"

Ishte ngritja e dores se tij qe e shtangu.Do te arrinte deri aty sa ta gjuante me nje shuplake.Te godiste nje femer,vetem se i kish permendur te motren,nderkohe qe pak me pare ai vete e kish share si nje femer te perdal.Por ai nuk guxoi!
Beri te dilte prej asaj dhome,te merrte ajer qe aq shume i nevojitej,e dora e tij tek kapte te sajen e ndaloi.

"Me fal!" i peshperiti ato fjale qe ne te vertete iu duken sikur t'i ishin thene ne enderr."Nuk di se c'bej kur behet fjale per time moter,as se c'them!Ka nje vit qe nuk kam marre asnje lajm nga ajo e po cmendem!Me duhesh ti,te lutem me ndihmo!" dukej qarte qe loje nuk po bente.Ai mbante nje fytyre te pervuajtur,gjurme qe e motra i kish lene.

"Ne rregull!Ama rruget tona do te ndahen sapo ta kesh gjetur!"

"Jo!"

"Me duhet te dal!Te marr ajer.Te mbledh veten!" i tha duke bere sikur mohimin e tij te mos e kish degjuar.

Doli nga ajo dhome.Kembet i rendi jashte asaj ndertese,vrapoi.Zhdukej ne te qindten e sekondit sikur dikush po e ndiqte nga pas.Humbte neper rruge pa humbur kthimin.Harroej neper vende te qeta,pamje medituese.E hynte thelle ne veten e saj,duke harruar se dita i kish lene vend nates,e nata e erret nuk ishte e sigurt.Prandaj ndikoi tek ajo,e zgjoi nga perhumbja dhe e siguroi per disa caste,u tregua e mire me te.

...Hyri ne dhome e pa se ai ndodhej ne ballkon.Nje fije cigare shndrinte mes gishtave te tij.E nje shishe alkool pak me larg qendronte bosh.Ndersa ai me veshtrimin diku neper vendin e shkaterruar,qe syte aspak nuk t'i knaqnin.Kish humbur si ajo pak me pare.Kish humbur me keq,kuptoi ajo teksa e shihte.

"Hej,c'problem ke?" i beri nje pyetje idiote,duke ditur se pak me pare kishin bere nje debat dhe ndikimin e gjendjes se tij ajo e dinte,por te thonte ndonje gje nuk dinte.E te rrinte pa folur,nuk mund te rrinte!

"Problemi im je ti...ti qe me del ne cdo rrjedhe ku une vendos te notoj!" e thithi fuqishem ate pak gje qe i kish ngelur nga ajo 'jetevrasese'.








MekatiWhere stories live. Discover now