-19- Arratisja!

704 64 71
                                    

* * *

Ishin larguar prej atij vendi te kapur perdore.Ajo koken e mbeshtetur ne supin e tij,aty ku po gjente ngrohtesin.Ngrohtesi mashtruse,qe asaj i kish mbyllur syte e te mendonte sic duhej nuk e linte.Dukeshin si nje cift drejtuar te panjohures,nje tyneli ku fundi nuk dihej se si do ish.

Para se te hynin brenda ne manastir mes tyre kish patur edhe nje bised te shkurter,ku:

"Pra do te largohemi?!" kish shprehur ajo."Ne c'ore do takohemi per te ikur?"

"Si gjithnje,ne oren e zakonshme kur ne takohemi!Kur te tjeret te jene be gjume."

"Me thuaj te verteten tende. Pse me do me vete?" kerkoi te dinte.

"Kur te jemi larg prej ketu,jo tani." i ishte pergjigjur."Futemi brenda!" e para se te hynin ish dhuruar nje puthje e shkurter mes tyre.Nje cekje e lehte buzesh!

Ajo kishte perfunduar ne dhomen e saj e me pas ne banjon e dhomes, e vendosur per te here nje dush.

Po mendonte per te nesermen.Te ardhmen e saj.Si do te largohej nga ky vend?Si do te largohej nga Tamina?Ajo,nje vajz e vogel,e kishte bere per vete.Ishte bere personi me i rendesishem per te!Buzeqeshja e saj,e folura dhe fjalet qe nxirrte si te ishte  nje vajze e rritur,ku do t'i gjente?Ato i mbushnin shpirtin e vrare me gezim!

Po ai vend aq i vecante per te.Ajo pafundesi,ata shkembinj te grumbulluar vende-vende,henen qe pasqyrohej ne ujin e qete e te kripur,ku do i enderronte?Momentet qe kalonte me ate aty,kur do i perjetonte serisht?

Gjithcka do i merrte nje rrotullim 360 grade serisht.Perseri do niste nga zero,perseri do kish pengesa ne rruget ku do ecte.Nje tjeter ndryshim!
Kaq shum e dashka ai 'starti' i jetes saqe nuk e le dot te nis lojen e saj,te vrapoj e te kaloj ato kthesat e rrezikshme,Kaq shum e dashka ai 'start' qe e thith serisht prane vetes?!

"Gjithnje e pavendosur ti!" i foli vetes se saj teksa kalonte duart neper floket qe ende lageshin nga uji,te mbushur me shkumen e shampos.

Nuk mund ta mbante gojen mbyllur edhe kur ishte vetem.Nuk mund te ndalonte dot se torturuari veten me fjale qe i vinin pamenduar.

"Ti vrave jeten tende,jo jot eme.Jo ndyrsisa qe te perdhunoi.Ti..ti..ti!" gjuante veten e saj."Ti dhe kjo dreq pasigurie e jotja!Mallkuar qofsh!Tani shko me nje te panjohur!Shko behu dhe e tija,e pas tij e ndonje tjetri.Shko e shih veten se ku do perfundosh.Ama ne fund mos harro te shihesh ne pasqyre!" shprehej si nje e cmendur.I shprehej vetes,a thua sikur te kish nje sozi te sajen e te dyja te kishin bere te njejtat gabime.

E teksa ecte per ne dalje te banjos degjoi zerin e Tamines ta therriste:

"Laina...Laina..je ketu!"

"Cfare kerkon ne kete ore ne dhomen time mistrece?"

"Uhh...Me terembe Lai!Doja te te kerkoja dicka."

"Cfare zemer?"

"Te fle me ty,sot!" kerkoi sikur te kishte ndjere se mes tyre ishte fundi.Kerkoi aq dhimbshem saqe u transmetua tek Laina.Ndjeu fjalet e asaj vajze te vogel e duke u munduar te dukej sa me e qeshur tha:

"C'ke Tam?Ke frik nga gogolat?"

"Joooo!Ti e di qe une nuk kam frike nga asnje gje,por nuk fle dot atje,mezi me ze gjumi!" justifikoi friken e saj vogelushja.

"Ti nuk ke frike!Ti as gishtin nuk ke hequr nga goja!" beri serish shaka me te,e cila mblodhi buzet e merzitur."Hajde zemer,hajde flem bashke!" kerkoi qe ajo t'i bashkohej e bashke te ndanin gjumin e nates.

. . .

E nesermja erdhi shpejt.Mesa dukej kishte bere ne plan qe largimin e saj ta afronte edhe me shume duke bere qe te mos e shfrytezonte sic duhej me njerezit qe kish krijuar shoqeri.Te mos ndahej sic duhej me ta.Te mos arrinte te kish nje kujtim te fundit.
Ato tik taket e mallkuara te ores po i sosnin durimin.Si mund te leviznin aq shpejte...Arrinin te sillnin naten si me magji.Nje abrakadabra kishin shprehur dhe pa nje pa dy dielli kish perenduar e hena kish lindur.E ajo ne nje fshehtesi te plote kish arritur te bente plackat e saj gati.

MekatiWhere stories live. Discover now