-31- Nje engjell!

695 61 18
                                    

* * *

Nuhati nje mengjes plot energji e ndjenja te reja.Sapo hapi syte u perball me driten e zbehte te nje dite te zymte,drite qe vriste me shume se sa e dites me diell.Por koha nuk ndikoi tek ajo.
Vetullngrysur u cua nga shtrati ne drejtim te nje dushi te ngrohte.
Lehtesisht zhveshi rrobat e mbartur ne trup,i vendosi ne nje cep grumbull.
Hyri ne kabine e rregulloi nivelin e nxehtesis se ujit,per ta lene me pas te rridhte i qete.Nuk mendoi ne ate moment asgje qe t'i prishte humorin.Thjesht qendroi e qete pa u mposhtur!Dashuroi me ujin,i cili perkedhelte cdo kend te trupit te saj,cdo siperfaqe lekure.Perhapi aromen e shkumes qe ndodhej ne sfungjer,mbushi mushkrit.E kur ne perfundim kishte mbaruar,vendosi ujin nga i nxehti per t'i rrjedhur neper shpine.U largua per nje moment kur ndjeu lekuren t'i digjte,por serisht u kthye per nje dore te fundit,para se te vendoste te mbyllte rubinetin e ujit,e ta kthente nga i ftohti ku ne ate ftohtesi do shperlane fytyren,zakone keto qe nga hera.

E zhveshur iu drejtua dhomes,nderkohe qe njekojesisht thante floket me peshqir.U vesh,u rregullua,e nisi te merrte rrugen per ne kuzhine.Aty duhej te gjendej e ema.

"Miremengjes,arom vanilje!" beri te ditur prezencen e saj.E ema rrinte e fshehur pas nje gazete te mbushur me lajmet e dites,nga e cila largoi vetem koken sapo degjoi zerin e Laines.

"Miremengjes bije!" iu pergjigj e ema si ne siklet.Ajo nuk dinte nese vajzes se saj do i pelqente qe ajo,e ema,t'i drejtohej ne ate menyre.

"Fol lirshem,mama!Jemi e ardhmja sot,do ndryshojme apo jo?!" iu pergjigj qetesisht teksa terhiqte karrigen per tu ulur ne te.
"Atehere do te flasim per kompanin?"

"Shoh qe qenke shume aktive sot!Hame njehere mengjes,me pas do te shkojm bashke atje dhe te t'i shpjegoj te gjitha." foli e qeshur,Olta.

"Ne rregull!"

Nene e bije nisen te hanin mengjesin.Njera kafshonte feten e bukes,tjetra rrekellinte cajin.Nje mengjes i qete,i munguar qe prej shume kohesh.

"Duhet gjalleruar shtepia,mama!" nderpreu qetesin,Laina.

"Cfare mendon se mund ta bejme qe te gjallerohet shtepia?" pyeti tjetra.

"Nje femije!" dha pergjigjen e saj,e qeshur,teksa neper mend i kaloi dikush.

"Nje femije??"

"Po nje femije!E degjove mire."

"Nga do e gjejme femijen,e dashur?"

"Do e adoptojme!Ka shume femije qe kane nevoje per nje familje,dhe ne kemi shume nevoje per nje te tille.Kam njohur nje vajze qe jo vetem shtepin,por edhe shpirtin te gjalleron.Asaj i kam premtuar se do te jem me te serisht!Dua te me ndihmosh per kete,arome vanilje!Mundesh?" foli me nje fryme.Tamina,ishte ajo qe u nevojitej te dyjave,mistrecja e vogel e manastirit.Dhe Laina shpresonte qe e ema te pranonte,e dinte qe ajo do e bente.

"Sigurish,zemer!Nese ti mendon keshtu,nese ti do,patjeter qe do behet!" iu kthye e qeshur.

"Por mama,dua qe gjithcka ta besh ti!Dua qe per te te jete nje surpriz kur te me shohe!"

"Patjeter bije!Qe sot do kontaktoj me avokaten time,shoh qe vogelushja paska lene shume mbresa tek ty!"

"Ajo eshte nje engjell,arome vanilje,nje engjell!"

Biseda e tyre rreth Tamines u permbyll aty per tu pasuar me ate te kompanis,por Laina ende vazhdonte te kish ne mendje vajzen camarroke,ate qe kerkonte cokollata,embelsira,kur embelsia nuk i duhej sepse e till ish vete.

"Do te shkojme bashke ne kompani,bije!" rrefeu Olta.

"Por.."

"Nuk ka por,e dashur,duhet te vij me ty,sidomos kete dite.Duhet te te prezantoj me ortaket e mi,e te te tregoj detyrat e tua ne ate vend. Gjithsesi pa mua nuk ke si te hysh ne kompani." e nderpreu e ema,i dha arsyet e 'pse-se'.

"Por per cfare punohet ne ate kompani,cfare synohet,mama?"

"Do te flasim rruges per kete,zemer!Tani shko e behu gati."

Pa bere me ze iu drejtua dhomes se saj,e gjeti veshjen me serioze qe mund te kishte,nese ekzistonte nje i tille.

***

"Laina,ku shkon keshtu?"

"Do te dal te gjej ndonje veshje mama,nuk kisha asnje te pershtatatshem qe mund te vishja."

"Shkojme bashke zemer." foli Olta e u nis te ecte para.

"Jo mama,me mire ti shko perpara,dua te eci pak vetem.Kur te jem gati do marr te me dergosh shoferin."

"Ne rregull,bije!" thote fjalet e fundit,e me pas humbet pas bardhesis se deres.

...Era ngriti pluhurin duke mbuluar gjithcka ne te,e bashke me to edhe ate!Ecte sfiduese kunder te fortes ere.Jam e pamposhtur!As ti nuk me mund dot!-kerkonte t'i thonte kohes qe papritur ish vrenjtur.Rreth nje ore e ca kish kaluar dhe as nuk u kuptua sesi rete u ngjyrosen papritur ne gri,e sesi qielli u zhduk pas tyre.Nuk u kuptua se si rruget nisen te mbusheshin vende-vende me grumbuj uji.Sa shpejt ndodhi gjithcka!

Por ajo nuk luftoi ashtu si disa te tjere qe mundoheshin te mos lageshin shume.Perkundrazi e dinte se ne fund do te jepej i njejti efekt.Rroba te lagura,floke te varur si ujvare,kembe qe pllaquriteshin brenda atleteve dhe trupi qe dridhej nen te ftohte.E pse te vraponte kur fundi do ish i njejte.

Gjeti dyqanin e pare te hapur e u fut brenda saj.Menjehere u ndesh me nje vajze paksa te pergjumur,e cila buzeqeshi me zor.
Vazhdoi te eksploronte neper rrobat me te mundshme serioze,e u perhumb duke provuar ne kerkim te se pershtatshmes.
Sa per floket,ishte me fat qe prane atij dyqani te gjendej nje parukeri...Vendosi qe te perdridhte floket e ne fytyre te vendoste nje make-up teper te lehte.

....Mbante ne dore qesen me rrobat e lagura teksa priste qe makina e mamase t'i gjendej para kembeve te saj.E kur ndodhi,pa pyetur shume veten hyri brenda saj.Qe aty vazhdoi eksplorimi i peisazhit pertej xhamit te makines.

Kur u gjend para nderteses disa kateshe doli nga makina,para se te hidhte hapat brenda saj drejtoi fustanin e rrudhosur paksa nga fundi.

"Jam vajza e Olta Johns,ortakes se kompanis!" iu drejtua recepsionistes pa ndryshuar aspak mimiken serioze te sajen.

"Me lini ta njoftoj!" iu pergjigj vajza qe ndryshe nga Laina iu kthye e qeshur.Mbase nga etika e punes qe kish,detyre per te gjithe punonjesit pavaresisht gjithckaje."Mund te vazhdoni,zonja po iu pret." foli serisht ajo pasi kish njoftuar Olten.

Iu desh t'i kerkonte edhe qe ta drejtonte per ne zyren e saj,per t'iu larguar perfundimisht sportelit.Me hapa te vendosur eci ne drejtimet e dhena,e shoqeruar me sy kureshtare.U ndie inferiore ne ato caste,por magjia nuk i zgjati shume,sepse syte u larguan pas deres se zyres per ta lene vetem ate dhe te emen,si dhe me te panjohuren e paprezantuar ende.

"Bije erdhe me ne fund!" u degjua zeri i qeshur i se emes pas tavolines se zyres,e cila qendronte e ulur ne ate karrige rrotulluese."Oh!Te prezantoj me Berta Tim!Bashk-aksioneren e kompanis,ose me sakte gruan e bashk-aksionerit."

"Gezohem!" pershendeti perzemersisht ato dy sy te njohur diku....

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Vones edhe kesaj here por shkolla...😣😣😣😥

P.s: Mos ia vini re mbiemrave te vene...Nuk kam pasur te tjere ndermend :/

MekatiWhere stories live. Discover now