-10- Mengjesi i pendimit

767 69 60
                                    

* * *

Te kujtonte qe ne mengjes ndodhit e se djeshmes ishte gjeja e fundit qe deshiroi te bente.Ato nuk ishin vecse gabime te sajat...gabime qe cdo dite do vinin e do shtoheshin.

Mendoi nese do te quhej mekat dicka e tille,ajo qe ndodhi.Por serisht e hoqi nga mendja,ashtu sic shume here te tjera te menduarit nga nata e djeshme deri ne ate moment,duke u justifikuar se murgesh nuk ish bere akoma.Por ajo asaj rruge po i shkonte dhe rregulla te tilla nuk duheshin thyer.Ajo do t'i perkushtohej Zotit,vetem e tija duhet te ishte.

E sapo ne mendje u permend fjala perkushtim mendja i shkoi tek fjalet e te panjohurit: "Ti nuk do i perkasesh asnjehere Zotit!"
Te ishte e vertete ajo cka ai kishte thene?!"Jo ai e ka gabim!" bindi me ate fjali veten e saj.Ajo per tu bere e tija kish marre vendimin qe te burgoste beten e saj tere jeten ne ate vend.Te mos shihte nje bote me ngjyra,por nje bardh e zi ashtu si veshja qe do te mbante.

Deshire si ajo qe i lindi ne ate moment duhej te largoheshin.Te zhdukeshin nga qenia e saj,sepse ato deshira nuk do te realizoheshin kurre.Ai tundim qe kishte ne ato momente meditimi po e shkaterronte,po niste t'ia bente me te veshtire ate dite.Buzet e tij!-gjithcka qe ajo mendoi ne vazhdim.

E po te mos ishte per Auren do te cmendej e vetme ne ate dhome.Po te mos ishte per te do kish vazhduar qendrimin e saj ne shtrat duke menduar...

"Miremengjesi!" i foli shoqja.

"Mirememgjes!"

"Erdhe shume vone dje?Nuk te kam ndiere fare!"

"Jo,por kur erdha te kish zene gjumi!" genjeu.

"Nuk me kujtohet kur kam flejtur!Sa here lexoj perhumbem e harroj gjithcka!" tregoi ajo.

"Ke marre libra me vete?" pyeti.

"Po,por sapo zbulova se nje biblioteke ekziston edhe ketu!"

"Me te vertete!"

"Po,por fatekeqesisht nuk jane per murgeshat por per femijet jetim qe qendrojn ne kete manastir!"

"Te pakten ke librat e tu!"

"Ehe!E bere lutjen para se te shtriheshe per te flejtur,dje?" e pyeti.E ne ate moment shtangu,dicka te tille nuk e kishte bere..

"Jo!" u tregua e sinqerte."Nuk e dija se duhej bere."

"Gjithmone duhet te lutesh perpara se te flesh.Te ulesh ne gjunje..." nisi t'ia shpjegonte ajo.Me sa dalloi,Liana nuk merrte vesh rreth rregullave e zakoneve ne manastir."Paskam shume per te te mesuar une ty!" shtoi ajo ne fund.Laina vetem buzeqeshi!

Ne ate moment nje shije thartire i vjen ne goje e dicka i mblidhet ne fyt.Vrapon drejt banjos se dhomes e perkulet te bideja duke vjelle.Aura e ndjek nga pas,e shqetesuar,e ndalon pak hapa pas saj.

"Hej je mire?" E pyeti pasi pa se nuk po villte me.

"Po,vetem se duhet te jem ftohur pak!" iu pergjigj teksa shplante fytyren ne lavaman.

"Po shkoj te therras infermieren!"

Vetem pasi Aura u largua ate e mbyten njeqind mendime.Disa ishin te njejta me te meparshmet e disa te ndryshme,por ne thelb permbante vetem ate...te panjohurin!

Nje tjeter perziere i krijohet ne stomak e serisht u gjend ne banjo.Edhe kur Aura bashke me infermeren u gjenden ne dhome ajo serisht qendronte ne te njejtin vend.

"Cfare ka vajza?" pyeti infermierja.

"Nuk e di!Papritur nisi te vjell." u pergjigj Aura.

"Hajde bije shtrihu ne krevat." i drejtohet infermierja Laines."Kur ke qene me cikel per here te fundit?" pyeti me pas.

"Para 2 javesh!" pergjigjet.

Infermierja nis ta pyes e vizitoje,por dyshimet per shtatezani u larguan.E ajo u clirua.E trembi ideja e ngritur nga infermierja!

"Eshte vetem nje ftohje e lehte.Me disa ilace dhe qendrim shtrati disa ditesh do te sherohesh!" shpjegon ne fund ajo."Te shkuara bije!" uron para se te dilte nga dhoma.

"Tani do shkoj te kerkoj per supe.Ke nevoj per te tilla ushqime keto dite." flet Aura pas nje faze qetesie.Laina thjesht pohon me koke.

Koken ktheu nga dritaria sapo e shoqja u largua.Nga aty veshtroi nje pjese te detit.Atij,me te cilin qe diten e pare ne ate vend kish nje kujtim,jo nga ata dosido...

E shtrire ne ate shtrat u pendua qe kish nje kujtim te tille.U pendua qe nuk u largua qe me te paren,pasi pa 'te panjohurin'.Por pendimi i atij mengjesi nuk do i bente dot balle deshirave te nates.Sepse do ish ne oret e vona te nates kur ajo do te kapercente dritaren e dhomes se saj per te shkuar ne vendin e djeshem...

"Vetem sot e dite tjeter me nuk do te shkoj!" justifikoi veten e saj me ze te ulet teksa si nje skuthe perpiqej te cante perpara pa e pare njeri.Te kalonte porten e pasme te manastirit e te prekte reren me kembet e saj.Kesaj rradhe kish dale e zbathur,vetem me rrobat paksa te trasha,ne mes te te ftohtit te atij vendi.

"A nuk supozohet te mos i thyesh rregullat e atij vendi!" degjoi po te njejtin ze te eger,ate qe kish degjuar edhe dje.

"Ende nuk kam arritur t'i perkas plotesisht atij vendi." u pergjigj pa menduar.

"Ncncnc,zonjush apo moter,si te te therras?!Duhet t'i respektosh ato rregullat qe nga fillimi e deri ne fund te jeteses tende aty!" foli strikt.

Ajo nuk foli,por vetem heshti e uli koken.Nuk kishte c'pergjigje te jepte!Nuk mund te fliste me pa u menduar!

"Kush te solli ketu pa deshire?" pyeti ai.

"Erdha vete!"

"Nuk ka mundesi qe nje si ty te perfundoj ketu!"

"Cfare jam une?" pyeti pa ditur si t'i merrte ato fjale te thena nga ai.

"Nje e vrare nga jeta!" 

Ja dhe pjesa e dites.Shpresoj qe t'iu pelqej dhe pse nuk ishte ndonje gje kushedi se ca :/

*Perqaputhje*

MekatiWhere stories live. Discover now