-11- Prifti i Ri!

780 65 61
                                    

* * *

Kaloi nje jave qe nga ajo dite.Nje jave e sot ishte e thene qe te mbaronte leja e qendrimit ne shtrat.Nje jave dhe tani do mund te dilte nga ajo dhome.Nje jave qe nuk kish dale as naten,nje jave pa pare te panjohurin.E pse duhej t'i shkonte mendja tek i panjohuri kur fare mire mund te permendte detin?!

Sot do i duhej te mbante te veshur veshjen traficionale te nje murgeshe.
Kishte disa dite qe ia kishin sjelle veshjen,por duke qene se ajo ishte e semure nuk do i vishte.Por sot,pa shpetim,do ishte dita qe do niste ta mbante te veshur ne trup...

Pasi ishte bere gati,menjehere nis te dale nga dhoma kur papritur dera hapet me shpejtesi e ben qe te perplaset me te:

"Aii,u vrave?Me fal!A me fale?" Ishte Aura qe e pyeste.

"Jo,jo..pak!Dhe te kam falur,nuk ka gje!"

"Hajde se duhet te hame mengjes!" njoftoi pas pak.

Te dyja u nisen drejt menses.Ajo mbante koken e ulur e duart e nderlidhur me njera-tjetren.Hapat i bente te ngadalta...E ashtu sic ishte duke ecur u perplas.Hera e dyte qe ajo perplasej me dicka,e mbi te gjitha me sende,objekte te pajeta.Nese do ish perplasur me njerez do e kishte me pak te dhimbshme...

"Kujdes!E ke nisur diten me te perplasura sot!" foli Aura e ajo qeshi paksa."Kemi te reja per te folur per sot,por me vone pasi te hame njehere!" shtoi serisht.

Tashme ishin ne hyrje te menses e po i drejtoheshin dy vendeve boshe qe kishin ngelur.Pasi u ulen u degjua zeri i nenes murgeshe:

"Te lutemi tanime per Atin tone!T'i lutemi atij e ta falenderojme per gjithcka na dhuron!" foli ajo e te gjitha mirgeshat e tjera ulen kokat e bashkuan duart me njera-tjetren.

Pasi hodhi syte tek secila murgesh edhe ajo beri te njejten gje.Nisi te lutej,e te falenderonte te Madherishmin.Cdo murgeshe lutej me ze te ulet,aq sa mjaftonte per tu degjuar,ndersa ajo u lut me mendje.Sepse lutjet e saja ishin ndryshe!
Ajo ishte krejt ndryshe nga te tjerat...Kur ato luteshin duke falenderuar ajo lutej duke treguar se cdo gje qe Zoti i kish dhene ishte nje gabim.Mendja e saj ecte perseprapthi,jo ne te njejten drejtim si te murgeshave.Jo e qarte,jo e sigurt!E c'quhej kjo keshtu?!

"Amin!" u degjua tek folen njezeri e te njejten gje tha eshe ajo pas tyre.

Nisen te hanin e me ne fund po shijonte dicka krejtesisht ndryshe nga ajo supa e perditeshme,pa shije.
Pas dhjete minutash ose me shume te gjitha murgeshat ishin larguar prej menses e do ishte ai moment kur Aura do i tregonte te rejat e dites.

"Sot eshte transferuar tek ne nje prift i ri!Thone qe eshte me i riu nga te gjithe te tjeret!" tregoi ajo.

"E c'na duhet ne?Pse te merremi me llafe!Ne fund te fundit ai prift eshte!" iu pergjigj indiferente.

"Pse pergjigjesh kaq e ftohte?!" pyeti tjetra.

"Me fal Aura kam te tjera mendime ne koke.Ndihem shume e lodhur keto dite!" u justifikua.Por nga nje ane ndihej me te vertete e lodhur,por jo nje lodhje fizike...ishte ajo lodhja mendore qe ajo ndiente.Sepse ishte lodhur se menduari per te panjohurin.Ishte lodhur se pari neper enderra vetem ate,tashme.Fytyren misterioze te tij!E lodhur se menduari se kur do te vizitonte serisht detin e aty-afert!Mendimet e saj ishin bere Ai,e kjo gje kish nisur ta lodhte per shkak se ajo luftonte per te kunderten...

"Ne rregull pra!Nuk ka problem, te kuptoj!Me duhet te iki tani." foli Aura per here te fundit e u largua.

Nisi te largohej edhe ajo.Ishte nisur ne nje drejtim te paditur,por ndonjehere ai drejtim te ben te perplasesh me te panjohur.E te panjohurit me pas do te ngelen misterioz.Do te kthehen ne magnete,te cilet te thithin me shume prane tyre per te rrezikuar per ta...

Keshtu ishte edhe perplasja e trete e asaj dite,per te.Kesaj here ishte nje trup njeriu me mish e kocka,trup mashkulli,nga ata shpatull gjeret,e trupformuarit.Ishte dikush i veshur si nje prift qe u kthye ne magnetin terheqes per te.Sepse ndryshe nga i panjohuri i detit,ky ishte edhe me shume,sepse mbante dyfish mister.Por mbante dhe nje ngjashmeri te papare me djaloshin e nates!

E pamundur!- mendoi.Nuk mund te ishte kurrsesi ai.Ata ishin ndryshe.Syte tregonin ndryshimin,sepse ndryshe nga djaloshi i detit ky i kishte bojeqiell.Por ngjasonin nga forma e fytyres e floket.Por serisht e pamundur,sepse i panjohuri nuk mbante mjeker.

U ndie konfuze!

"Hej...!" degjoi zerin e tij ta kthente me kembe ne toke.Padyshim nuk ishte ai.E kete e vertetoi nga zeri,sepse i ketij djaloshi prift qe qendronte para syve te saj,ishte me i bute.

"Huh??" e pa cuditshem.

"Isha duke thene se nese mund te me ndihmoni te gjej faltoren?Jam i ri ne kete manastir e vendet nuk i njoh!" kerkoi e shpjegoi ne te njejten kohe.

"E sigur qe ti nuk je ai!" foli me ze te ulet.

"Si the?"

"Oh jo asgje...Patjeter,mund t'iu ndihmoj une!"

Nisen te ecnin perkrahe njeri-tjetrit.Ajo kokeulur e duarlidhur,ndersa ai i cliret e koken drejte.Ecnin pa fjale!E c'mund te flisnin?!

"Ketu ndodhet faltorja!" tregoi duke bere me shenje ajo.

"Faleminderit!" degjoi serisht zerin e tij te bute.

"Asgje,te lutem!Nese deshiron ndihme per dicka tjeter une ketu ndodhem,mund te me pyesesh!" i tha e per here te fundit e pa para se te largohej.

Jo nuk ishin te njejtet persona.Ka shume njerez ne bote qe kane nje sozi,nje person te ngjashem me te tyren dhe e 'te panjohurit' ishte Prifti i Ri! - kundershtoi mendimet e meparshme ne mendjen e saj...

Aiii e perfundova pjesen e rradhes dhe nuk munda te rezistoj deri neser😄.... Me duket sikur Wattpad-i do ma haj nga drafti deri neser ose sot ne mengjes,quajeni si te doni....

Shpresoj t'iu kete pelqyer pjesa!!!😃

Naten e mire

*Perqaputhje*

MekatiWhere stories live. Discover now