-33- Khem!Khem!

649 58 17
                                    

* * *

Ecte neper korridor ne ndjekie te gruas.Shtepia i dukej nje pafundesi.Pervec pikturave e objekteve antike nuk shihte asnje gjurme tjeter te asaj familje,nuk kishte fotografi e asnje shenje ekzistence te ndonje femije.Thua sikur te tille nuk kishin dhe e gjitha te ishte nje genjeshter.Por dikush dyshimet duhet t'ia zhdukte nga mendja e saj,te verteten t'ia tregonte dhe vetem keshtu do te ndihej e qete.

"Po familja Tim nuk ka femije?" e pyeti ajo gruan.

"Sigurisht qe ka zonjush!Nje djale dhe nje vajze,moshatar me ju,pak a shume!" iu pergjigj gruaja.

"Por ku ndodhen?Me beri pershtypje qe nuk u shfaqen sot per darke!"

"Jane jashte vendit,mund te vijne se shpejti." iu pergjigj tjetra."Ose fare!" neperdhembi keto fjale...fjale te cilat veshet e Laines nuk i degjuan."Ketu ndodhet tualeti!" njoftoi.

"Faleminderit!"

Hyri brenda e ajo qe pa nuk mund ta pershkruante si nje banjo."Kjo shtepi nuk njihka thjeshtesi!" mendoi me veten e saj.

Doli para pasqyres gjigante e veshtroi vetveten.Sa kish ndryshuar!Me e gjate dukej mbi ato taka disa centimetershe.Me femerore ndihej poshte asaj veshje,me e vendosur.
Ajo pasqyre i tregoi njeriun ne te cilin ish shnderruar.

"Nese do isha ne vend te ndonje mashkulli nuk do lejoja te me shpetoje nga duart!" talli veten e saj.Qeshi,uli koken per te freskuar fytyren,e serisht drejtoi trupin per te pare shembellimin e saj.Ate qe e perndiqte kudo!

Rruga e kthimit per ne tavolinen e ngrenies e rastisi me dy gra,te cilat qendronin para saj me pjata neper duar,duke biseduar.Shume te perfshira dukeshin ne biseden e tyre,saqe ate qe u qendronte pas nuk e kishin vene re.

"Kjo dite duhet shenuar ne kalendar!" foli njera prej tyre,e Laina hapi veshet per t'i degjuar.

"Pse moj,c'na paska te vecante kjo dite?" pyeti tjetra kureshtare.

"Pas kaq kohesh po shohim shefat te qeshin."

"Me te vertete,mua me vjen gjynah per ta!" u shpreh me keqardhje ajo.

"Mua jo per vete,mendoj se po u lahet haku qe i moren te bijes.Bota eshte portokall,e dashur!" ia ktheu gruaja.

"Te drejte ke!Na jane thare syte per femijet,nuk kemi asnje lajm nga ata."

"Shpresojm te marrim se shpejti.Jam lutur per dy vogelushet e mi,cdo nate."

Laina degjonte biseden e tyre.Dyshimet iu ngriten edhe me shume.Te ish Berta dhe Emili ata prinderit aq egoist sa Arlo kishte pershkruar.Te ishin ata te dy prinderit qe prej sjelljeve te tyre e bija u ish arratisur.Te ishin ata?
Te jene Arlo dhe Rea femijet e tyre?!

Pas dy ditesh

Kishin kaluar dy dite qe pas asaj darke.Dyshimet Laines nuk i ishin larguar as kur qendronte duke punuar ne zyren e se emes, as kur ndeshej me dy syte e njohur te Bertes, e me buzeqeshjen e embel te sajen."Nuk mund te jete kjo e ema!"  mendonte sa here shihte Berten e sjelljet e saj te qeta sikur asgje te mos i kish ndodhur.Sikur dy femijet e saj te larguar te mos ekzistonin.

Edhe tani qendronte e menduar.Ish ulur ne tavolinen e punes, kokekthyer nga dritara e stilolapsin te ngjeshur ne buze.Kesaj ceshtje i ish hyre aq thellesisht,saqe e perhumbur nuk e kish degjuar deren tek hapej e mbyllej,e as takat e se emes tek cukisnin pllakat e dyshemes.

"Mama a nuk te duken te cuditshem cifti Tim?" pyeti te emen atehere kur perhumbies iu nda e Olten vuri re prane saj.

"Jo nuk me duken!" ia ktheu tjetra indiferente.As kjo nuk kuptonte te bijen se c'kishte me ciftin,per te cilet pyeste aq shume,here pas here.

"Po vetja a nuk po te duket e tille?" vendosi te bente shaka sa per t'iu larguar strehes qe e kish zene.

"Cfare po thua Lain?" pyeti e habitur tjetra.

"Se c'ke sot ti?!Sikur po perpiqesh te me fshihesh.Sikur nuk do qe une te mesoj dicka!Nuk e di,dicka ke..."

"Asgje nuk kam bije.Mbase do jete,sepse kemi nje mysafir per darke,ne shtepine tone,por jo nuk besoj ta kem nga kjo,sepse perndryshe nuk do te ta thoja kaq lirshem!" e nderpreu te bijen.

"Mire pra!" tha e dorezuar.Por dyshimin per te emen ende vazhdoi ta kishte.E me te vertete Olta dicka fshihte.Dicka qe ne darke do te mund te merrej vesh...

....Mbremja trokiti me shpejt nga c'mund te pritej.Si duket i kish shpejtuar hapat per shkak te personit misterioz,te ftuar ne shtepine e saj.Eh ajo darke,eh ato ushqime qe asaj i hasen syte.Ishte mbushur tavolina plot,a thua sikur ndonje mbret ish ftuar ne ate shtepi.

"Mama a mund te me thuash se ke ke ftuar?!Te di se si te sillem,e kujt do i flas." i foli e paduruar.

"Lain e dashur,ne jete ekzistojne surprizat,e ato nuk jane krijuar per tu zbuluar para kohe." ia kthu Olta e qeshur.

"Por mam..."

" Khem khem" u degjua nje e kollitur pas tyre e te dyja kthyen koken.E ne syte e Laines nuk u harrua pa u shfaqur habia.E po ato sy nuk u harruan te ndriconin...

MekatiWhere stories live. Discover now