-32- Kerkes per nje darke!

674 61 9
                                    

* * *

Ishte imagjinat e saj apo...jo,jo!Sigurisht qe ishte nje magjinat e saja.Ekzitojne shume njerez qe ngjasojne me njeri-tjetrin.Por ato sy,ato,i kujtuan Arlon.Ja ku lindi serisht ai,ja ku nxorri koken bashke me njeqind mendime te tjera...
Si mund te ishte?Ku mund te kish perfunduar?A e kish kujtuar ndopak?I penduar do jete ndjere?-c'marrezira qe mendonte,e si mund t'i binte atij ndermend per te.Por le te kthehemi tek shprehia e atyre syve te njohur,qe tregonin se njerez pa dhimbje nuk ka!Te kthehemi tek zonja e embel qe iu pergjigj vetem me nje fjale,embelsisht:

"Gjithashtu!"

U ul perballe kolltukut te zonjes,te dyja keto te ngjitur prane tavolines se zyres.Kish nje ndjenje bezdisese ne vetvete,e cila nuk e linte te ngrinte syte e te shihte pa ndroje zonjen.Uff...ne vend te saj syte i perfytyronin dike tjeter.U ndie e lodhur...nuk po mund te zhvishte prej zonjes fytyren e tij.As ate buzeqeshje.Mos valle kjo te ish e ema,por ai nuk i kish thene se ku jetonte familja e tij.Si mund te mendonte te tilla gjera kur nuk dinte asgje?!
Ndoshta gabohej,ndoshta jo,por nuk mund ta vertetonte dot...

"Pra Berta sapo eshte shperngulur me bashkeshortin e saj ne qytetin tone e dashur,kompanine e kane menaxhuar ne distanc nga nje vend tjeter." sec ndieu se peshorja e mendimeve te saj po fillonte te anonte nga fakti qe ajo mund te ish e ema.Serisht vendosi te mos pranonte!"E pakuptimte!Si mund te vertetosh dicka vetem nga nje fakt qe nuk tregon asgje??" mendoi.

"Shpresoj te jeni ndiere mire ne qytetin tone, zonje!"

"Te faleminderit e dashur dhe te lutem me thirr Berta." ia ktheu tjetra.

"Nderkohe qe po te prisnim ty e dashur, ishim duke biseduar rreth teje dhe menduam se do ish me mire qe te qendroje si ndihmesja ime derisa ta kuptosh punen sic duhet dhe te ambientohesh me te.Si thua ti?" nderhyri Olta.

"Por..." nisi te kundershtonte Laina."Ne rregull eshte nje vendim I mire." ndryshoi mendim pasi mendoi pak.Do te ish me mire qe te mos I merrte gjerat me nxitim..

"Pra e dashur mamaja jote me tha se ke qene ne nje udhetim?!" foli Berta kesaj here."Si te shkoi?" pyeti.

"Mjaft mire, them se ka qene e nevojshme nje udhetim I tille." mbeshteti genjeshtren e se emes.Ate qe asnje i panjohur nuk duhet te dinte.

Teksa gruaja u drejtua per te folur serisht degjohet nje melodi.Ishte zilja e telefonit te Bertes.
"Po"..." Ne rregull!"..."Po vi tani!" ishin pergjigjet e zonjes.

"Me duhet te shkoj!" u ngrit nxitimthi."Olta,iu pres bashke me vajzen per darke.Mos harroni!"

E kur u degjua mbyllja e deres Laina u kthye nga e ema.Nisi ta pyeste rreth kompanis.Bisedat ishin shume te gjata saqe kishin harruar te kthenin koken nga ora,e te ndienin se erresira kish lene pas driten.
Te dyja,nene e bije ishin perhumbur ne fjale te shumta,saqe pushim nuk kishin kerkuar per asnje cast.
Kjo duhej te kish qene me kohe lidhja e tyre.E bija te mbeshtetej tek e ema dhe e ema tek e bija.Te dyja te perkrahnin njera-tjetren cdo moment.A nuk do te kish qene nje jete tjeter?!

"Paska kaluar shume kohe dhe ne ketu!" deftoi Olta dhe buzeqeshi teksa mbeshtetej lehtesisht ne karrigen e saj.Syte nuk i dukeshin te perenduar nga lodhja ashtu si cdo dite para kthimit te se bijes.

"Jemi harruar me boten.Nene e bije,sikur te kishim qene gjithnje keshtu,si tani,arome vanilje,a nuk do te kalonim dhe lumturine?" endrrimtare kaloi pas se emes e duart i mbeshteti ne supet e saj.

"Qe sot e tutje bije,qe sot e tutje do te prekim lumturin,te dyja...me fal,te treja!Tashme qe edhe Tamina do te na bashkohet!" mbeshteti te njejten enderr,me nje shtese ne fund te saj.

"Mezi pres sa te behemi tre!"

Qendruan pak sekonda ne heshtje,sa te preknin fundin e enderrave, derisa iu kthyen realitetit.

"Cohemi,Lain!Jemi te ftuara per darke sot."
doli fitimtare ndaj heshtjes Olta.

"Oh po...Kisha harruar se do te shkonim atje!" iu kthye Laina duke goditur lehte ballin e saj."Shkojme te nderrohemi njehere,me pas atje?!" shtoi.

"Patjeter!Nuk do dukemi me rroba pune atje!"

....

"Kane femije ata,mama?" pyeti teksa ndodheshin rruges per ne shtepine e familjes Tim.

"Po,zemer.Nje djal dhe nje vajze."

"Do te jene me ne edhe ata?Jane te vegjel?" kurioze pyeti me shume.

"Jo,jane moshatare me ty.Nuk ndodhen ketu,ndodhen...nuk e di se ku." shkundi paksa koken,ne fund,e ema.Te i kujtohej se ku ndodheshin femijet e familjes Tim,nuk mundej.Ishte informacion i padeshiruar,prandaj kish vendosur ta fuste ne memorjen afatshkurter te sajen."Gjithsesi nuk na interesojn ata."

Nuk i interesonin mamas se saj,por Laines dicka iu ngacmua.Me te emen nuk mund te fliste me,por me ke...Pse po i interesonte kaq shume ajo familje?Pse dicka e shtynte per te ditur me shume.

Makina ndali ne hyrje te portes ne pritje per tu hapur,e me pas,kur ndodhi,i coi ne deren e shtepis,viles se madhe bardhoshe.Nuk mund ta krahasonte me te sajen,sepse te dyja ishin bote me vete.

U priten nga nje grua jo ne moshe te madhe,e cila i drejtoi per ne sallon aty ku ndodheshin dhe bashkeshortet e shtepis.
E gjithe rruga qe te conte ne sallon ishte e mbushur me objekte antike,e piktura te ndryshme.Dukej si nje shtepi arti!

"Mire se na erdhet!" u cua nga vendi ku ndodhej i pari z.Tim.

"Mire se iu gjetem!" folen njekohesisht nene e bije.

"Te prezantoj me time bije Emil...Laina!" prezantoi Olta.

"Gezohem zoteri!" drejtoj doren e saj te djathte Laina per tek z.Tim.

"Gjithashtu,e dashur.Dhe te lutem me thirr Emil." iu kthye burri i qeshur thinjosh,shtatlart.

"Uluni..uluni!" u fut mes tyre Berta.

Serisht filluan te njejtat pyetje,ne mos edhe me shume.Kesaj here nga bashkeshorti i Bertes,Emili.
E darka e tyre vazhdoi me debate pune,biseda te ndryshme,shaka te pakta dhe shume ushqime.

"Me falni,po shkoj pak ne tualet!" u degjua Laina tek cohej nga tavolina e ngrenies.

"Lili tregoji Laines rrugen per ne tualet." i drejtohet Berta gruas qe punonte ne ate shtepi.Gruaja tundi koken ne shenje pohimi,eci para Laines,e kjo e fundit e ndoqi pas...

MekatiHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin