-18- Pergjigja!

718 62 55
                                    

* * *

"Mendoj se..Them se..Vendosa qe.." Linte fjalet pergjysem pa ditur si te jepte pergjigjen e sakte.Aprovim ose mohim e gjitha qe duhej bere...

"Vetem jep nje pergjigje e asgje me shume!" serioziteti nuk mungoi,por as nuk do te lutej qe ajo te nxirrte nje fjale.E as nuk do te lutej nese do te thonte 'Jo!'. Duhej te ishte i painteresuari,i pamposhturi ne syte e saj.

"Jo!" u pergjigj.

"Ne rregull!" fytyre verenjtur iu drejtua shkembinjve e ne to u ul.

Ndersa ajo,ajo u ndie e lenduar nga ai veprim.Dicka tjeter priste,nje tjeter pergjigje,ndoshta nje lutje nga ana e tij.Perderisa ai e kerkoi perse jo?!
Shpresoi,por harroi ajo se personi qe qendronte pak hapa larg saj nuk ishte teresisht njeriu i enderrave te saj.Ndoshta ai mund te ish vetem shpetimi i saj.Nje fije e vogel drite,e cila mund ta nxirrte nga ajo rruge e pallogjikshme qe kish marre.Sepse e penduar ndihej qe ndodhej ne kete vend.E penduar qe ndyu me shume veten e saj ne gabim.

Thone se njeriu nga gabimet meson.E per ate nuk kish ndodhur keshtu.Ende nuk kish mesuar dicka deri ne ate moment.Duhej te ish pikerisht kerkesa e tij qe te merrte kthese ne jeten e saj.E po te mos ish ai kushedi se c'tjeter gabim do kish bere ne ate vend.E po te mos ish kerkesa per largim kushedi c'tjeter gje do kish bere me te,po ne ate vend,ne vendin e tyre,ne vendin ku nje mekat tjeter ish kryer kohe me pare.

"Jo vetem nese nuk pranon kushtet e mia." e me fjalet e saj beri qe koka e tij te kthehej me shpejtesine e eres,kembet e trupi i tij te ktheheshin drejt saj,e me hapa te shpejte te afrohej tek ajo.

"Si ishte kjo qe the?" pyeti.

"Po ta shpjegoj me qarte!Nese une vij me ty,ti duhet te kesh rene dakord me kushtet e mia.Ne te kundert kalofsh mire aty ku do te shkosh,i vetem."

"Me thuaj!" kerkoi.

"Do te me thuash arsyen perse me kerkove kete gje!Do me thuash te verteten tende!Te me lejosh te di cdo gje tenden.Te mos me genjesh,te mos fshihesh!Dua qe sot te futemi e te lahemi ne ate det e ti te mos me prekesh derisa une te ta lejoj!"

"Po sikur me kete te fundit te mos jem dakord?"

"Atehere kthe drejtim per andej nga erdhe!" e vendosur iu pergjigj.Kish vendosur qe per disa kohe te mos kish prekje vend e pa vend.Te mos kish fjale e puthje rrenqethese.Te mos kish afrimitet mes tyre.Por a do mund ta arrinte kete gje?Po,por ne fund te saj ajo do ish e papermbajtur nga durimi i sosur.Do ish me kerkuese,e nuk do te mendonte per veprimet e saj...C'veprime?

"Futemi?" pyeti kur kish kuptuar e ne heshtje kish aprovuar ato c'ka ajo kerkoi.

Pergjigja e saj nuk kish fjale,por vepra.Ecja e saj drejt detit me dallge te asaj nate,ish pergjigje.E ai pas saj duke hequr rrobat e tij nje e nga nje teksa ecte.Kur bregun kish arritur qendronte ne kembe vetem me mbathje.Ndersa ajo,e pazhveshur,nisi te lagte fustanin e nates e te ndiente se si i depertonte i ftohti i kripur ne trupin e mbuluar.

"Nuk po zhvishesh?!" iu drejtua ai i cuditur.

Vetem mohoi me koke e thellesis iu sul me vrap.Ngrinte duart e hidhte ujin ne drejtime te ndryshme."Shi!" bertiste qetesisht duke iu referuar ujit te detit,i cili binte pika pika serisht ne vendin e tij.Ai vetem e veshtronte,hapa te ngadalta hidhte nderkohe.E kur niveli i ujit arriti te mbulonte nje pjese te konsiderueshme te trupit ai u zhyt per te dal disa metra me larg saj.Kish notuar ne brendesi te detit!

Ajo e kish pare e vetem kish qendruar si statuje.Por kthimi i tij ishte i zhdukshem.Pa ze kish notuar serisht nen uje,ne drejtim te saj.Me syte hapur veshtronte erresiren e brendshme dhe deshiroi te ishte dite,qe ne kete menyre te kishte mundesine per te veshtruar kembet delikate te saj,me pas kofshet paksa te mbushur e ne fund te dilte ne siperfaqe per te ngjeshur cdo centimeter te trupit te tij me te sajin...per te disaten here.

MekatiKde žijí příběhy. Začni objevovat