-24- Vend per dy!

671 65 11
                                    

* * *

Vertet e shushatur kishte ngelur,por per asnje moment nuk harroi fjalet e tij,te cilat i verviteshin ne koke.
Te vishte dicka te kendshme!E cfare?!
Ne canten e saj kishte rroba te zakonshme,e jo te kendshme.Gati gati rroba shtepie.E u mundua te gjente dicka te pershtatshme.
Fatmiresisht vereu ne cante nje pale pantallona te zeza.Duke qene se nuk kishte nje bluz te hajrit u nis te vishte nje kanatiere e siper saj nje xhakete,por ndryshoi mendim e iu drejtua cantes se tij.Aty gjeti nje bluze gri me meng te gjata,e te gjere.Floket i kapi bisht e beri qe syte e saj te terhiqeshin e te dilnin me ne pah.Tualet nuk kishte e qendroi natyrale,pa i fshehur defektet e vogla qe mund te kish ne fytyre.

Nje e trokitur u degjua ne dere e ajo rendi ta hapte.Ishte ai.Sapo hynte i dhuroi nje buzeqeshje,ende pa e pare ate.

"Je gati?" pyeti.

"Gati!" ktheu pergjigje pasi kishte marre njehere fryme."Nuk do te nderrohesh?" pyeti kur pa se ai i beri shenje ne drejtim te daljes.

"Nuk te pelqej keshtu?" i foli me ze ngacmues.Ajo nuk tha gje,vetem uli koken paksa e turperuar.

E cuditshme se si ndryshonin gjerat mes tyre.Njehere tregoheshin "mizore" me njeri-tjetrin,e te tjera here te bute,te dashuruar.Nje lidhje qe permbante gjithcka,te miren e te keqen.Nje lidhje ndryshe,plot dyzime,ndjenja e te papritura.

"Hajde!" i foli serisht ai.

Dolen nga dhoma pa harruar te mbyllnin deren.
E terhiqte pas vetes neper koridoret e hotelit sikur te ishin dy femije,te paduruar,qe i drejtoheshin nje kendi lojrash.Ajo nuk kishte veshtiresi ne te ecur,sepse nuk mbante te veshur taka te larta disa centimetershe,perkundrazi kishte nje pale atlete te sheshta,mjaft te rehatshme edhe per ate nxitim te tyren. Sot kendi i lojrave te tyre do te ishte ajo tavolina e zbukuruar aq bukur.Dy qirinj mes saj.Dy karrige te veshur me te bardhe e ne mbeshtetesen e tyre fjongo te kuqe.Piatat e gotat te vene ne rregull.Gjithcka ndodhej ne vend te vet,pervec atyre.E pa ato ajo tavoline ngjante e boshatisur,e humbur pa bukurine e kimis se atyre te dyve.
Anash saj qendronte nje shenim:"Vend per dy!"- shkruhej me shkronja te arta.

Ai e ndihmoi te ulej ne karrigen e saj para se te ulej ne te tijen.I buzeqeshen serisht njeri- tjetret nen shkendijat e syve te tyre,para se kamarieri 'bezdises' te prishte ate magji.
Porositen te njejtat gjera shpejt e shpejt si per te kerkuar me shume kohe per njeri-tjetrin.

"Je bere e bukur!Sidomos me bluzen time te veshur." komplimentoi sekonda pasi kamarieri u largua.

Ajo serisht uli koken e shoqeruar nga buzeqeshja e turpshme.Ishte takimi,le te themi,i saj i pare me nje mashkull.Te vepronte nuk dinte e as si te fliste.Jo vetem qe ishte takimi i pare,por edhe qendrimi i pare me ate mashkull ne nje menyre shume te paqte.Pa puthje,pa prekje,pa fjale perveluese te peshperitur ne vesh.

"Nuk te dija kaq te turpshme!" ngacmoi ai.E me te vertete nuk e dinte,njihte nje natyre krejt tjeter te sajen.

"Jam!Dhe ti po me ben me shume!" peshperiti ato fjale ende pa e ngritur koken,e pa e veshtruar thelle ne sy si per t'i treguar se ajo eshte e forte.Po ne ate cast nuk mundej.Ai intimitet aq i qete e butesonte si njeri.

Buzeqeshi!Fjalet sot do te ishin te teperta. Prandaj ai,te dy,vendosen te flisnin pak...pak e sakt!

"Faqet e kuqura te shkojne!" serisht komplimentoi,e kesaj rradhe gjate tentatives per te gjetur doren e saj.Per ta shtrenguar me te tijen.E me tjetren, te vendosur poshte mjekres se saj,te ndihmonte koken e saj te qendronte drejte,ne menyre qe te mos ishte vetem ai qe shikonte.

E pa!Pa ate bukuri te tij,te cilen qirinjt e ndihmonin ta nxirnin me ne pah me ndricimin e tyre.Pa gjithcka te mundshme,te tijen,me shume vemendje,per here te pare.
Imtesisht,me syt e mprehte e veshtronte sikur te ish duke pare ndonje pikture ne nje ekspozite.Por ai nuk ishte piktur,ai ishte nje skulture frymore,e gjalle.

"Dhe ti ke nje nur ndryshe,sot!Te lezetshem,shume!" foli ngadale.Shpresoi qe te gjente nje pik ndikimi nga ato fjale,te gjente nje pigment te lehte roze ne faqet e tij.Ai nuk ishte i tille,ai ndikohej vetem perbrenda.Nuk ishte tip qe ajo preferoi.E te preferonte te tillin nuk do te gjente asnjehere tjetrin me te cilin ish mesuar.

Buzeqeshi embelsisht!

"Me fol per ty?" kerkoi ai.

Deshiroi ta njihte.Gjithcka per te.Cdo gje.Cdo skute te fshehte te sajen.Cdo mangesi.Cdo pelqim,defekt,saktesi.

"Me pas ti per ate qe je e ke qene,per ty!" deshiroi edhe ajo te dinte per te,ta njihte.

Ishte nje  takim i sikletshem sikur te mos njiheshin me pare.Dy te panjohur te ndodhur rastesisht ne nje tavoline te perbashket,ne ate vend per dy.Ishte i sikletshem aq sa nuk ndalonin dot.Nuk munden te fshihnin asgje.Nje nate e tyre tek mbushnin gjithcka boshe ne to...



       ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

                  Si iu duk?  😃

MekatiWhere stories live. Discover now