-37- Darka!

652 72 36
                                    

* * *

Qendronin duke pritur te famshmen familjen e Oltes,ashtu sic rrinin e permendnin tere kohes prindrit e tij.Po e bezdiste kjo pritje ne kulm,saqe i vinte te griste ato rroba te shtrenjta qe veshur mbante ne trup,te zhdukte nga tavolona gjithe mbeturinat qe ajo mbante siper saj,ta perplaste at' gje ne mur e te dilte diku ne te panjohur.

"Po dal te marr pak ajer." foli duke mos duruar dot me ate dreq zymtesie te atij ambienti.

"Ku shkon Arlo,Olta me vajzat do te jene ketu shume shpejt."

"Ne hyrje te lokalit do jem mama,nuk humbas." tha e u largua i bezdisur.

Ne deren kryesore te restorantit,teksa dilte,u perplas me nje grua dhe nje vajze te vogel,fytyren e kesaj te fundit diku e kishte pare,por mendjen nuk e vrau shume dhe doli me nxitim per tu ndeshur me ajrin e ftohte.Nuk dinte ai se kush ishte ajo grua,e se vajza e vogel ish pikerisht ajo me te cilen Laina shoqerohej cdo dite.
Morri fryme thelle,mbushi mushkrite e nga xhepi vendosi te nxirrte nje fije cigare,duhej te qetesohej...

"Mirembrema,na falni per vonesen por patem nje incident rruges." foli Olta duke u shfajesuar.

"Mirembrema" u pergjigj cifti njekohsisht.

"Nuk ka problem e dashur gjera qe ndodhin jane keto.Dhe ne nuk kemi shume qe kemi ardhur." foli Berta."Po Laina ku ndodhet?" pyeti kurioze,planit te saj duhej t'i shkonte deri ne fund,ajo e kish gjetur 'mbretereshen' e duhur per djalin e saj.

" Ah,Laina!Ajo do te vij pas pak."

"Ne rregull atehere!Kryejme porosine, nderkohe qe presim dhe femijet te vijne." sugjeroi Emili.

"Femijet??" pyeti Olta e habitur.

"Vajzen tende dhe tim bir.Ai sot u kthye nga udhetimi i tij." ktheu pergjigje Berta pa i lene rradhe te shoqit.

"Ah sa mire!Po vajza nuk u kthye?"

Cifti u pertyp njehere para se te jepnin pergjigje serisht njekohesisht:-" I dolen disa probleme dhe per disa kohe nuk do mund te vije ne vendin tone!"

"Shpresoj te rregullohet gjithcka!" uroi tjetra.

"Po ti zemer si shkon me shkollen?" iu drejtua Emili Tamines,te vetmes qe kish ngelur pa folur ne ate tryeze.

E nderkohe qe ata bisedonin mes tyre,Laina sapo kish parkuar makinen e po i drejtohej hyrjes se lokalit.

"Zonjush Laina!" degjoi emrin e saj te thirrej sapo preku dorezen e deres se lokalit.
Ktheu koken duke e ditur se c'pamje do i servirej.Ai i buzeqeshur!"

"Mos!" neperdhembi ajo.

"Lutu sa te duash,por sic duket fati ka hequr dore prej teje duke te te dorezuar tek une." komentoi zoteria teksa i afrohej.

"Leme rehat!" kerkoi e lodhur."Gjithnje do me ndjekesh nga pas.Me ler te te kujtoj se nuk te kam bere asgje,perkundrazi ishe ti ai qe me tradhtove mua."

"Sigurisht qe me ke bere dicka e dashur.Ke pikturuar veten tende tek une!" hodhi nje hap me prane saj.

"Ne rregull,mbarove,tani largohu!" beri me shenje ne rrugen pas tij.

"Me ty asnjehere nuk ka mbarim,por sic duket sot do te jemi ne te njejtin vend e dashura ime,ndonese jo me njeri-tjetrin."

Nuk ktheu pergjigje,beri te hynte ne restorant,por ai e ndaloi.

"Qendro dhe pak Lain,te cmallemi me njeri-tjetrin."

"Nuk me lidh asgje me ty Arlo,thjesht me ler te qete."

"Kemi te shkuaren,vogelushe,ajo na lidh." i foli teksa mbushte doren e tij me nje tuf flokesh te saj.

"C'po ben?Hej,jemi ne publik!Largohu,idiot!C'kerkon me nga une xhanem?" foli e pafuqishme nga prania e tij.

"Te kerkoj ty,nuk mund ta kuptosh dot kete!"

"E di se c'kam kuptuar keto kohe,i dashur?" ne mendjen e saj lindi nje ide,ndonese e dinte se dicka e mire nuk ishte,gjithsesi ajo do e realzonte.

"Cfare?" pyeti i hipnotizuar prej embelsis qe mori nga ato fjale.Nuk e dinte ai se cili ish qellimi i tyre.Nuk e dinte aspak!

"Se une..une.." kaloi gishtin drejtues neper kraharorin e tij."..une dua Frenkun!" plasi bomben sy-erresues.

"Cfare the ti moj?" pyeti sapo magjia iu prish.Ne mendje i vinin mijera e mijera fjale,por nuk mund t'ia thonte,jo asaj.
"Mos guxo te luash me mua Laina...mos guxo!" vendosi duart e tij te ashper ne nofullen e saj dhe e shtrengoi paksa.Buzet afroi ne qafe,nderkoh ajo klithte.Lepiu e thithi,shenjoi nje pjese te dukshme te qafes se zbuluar.Pas kesaj iu drejtua buzeve qe tashme ishin dale me ndihmen e gishtave te tij...ato i kafshoi."Mos Lain!" keshilloi per here te fundit."Hyr brenda tani!" urdheroi pasi u shkeput prej saj.

Tjetra ecte e perhumbur ende nen efektin e traumes qe ai i shkaktoi.Ndeshkoi veten,-kete e pranoi.

"Qenkeni njohur ju te dy!" foli Blerta,serisht e paduruar,sapo pa dy siluetat e tyre qe afroheshin.Ata pane te habitur,kishin menduar se njeri prej tyre ndiqte tjetrim,por ne fakt ai ishte vendi ku te dy do te qendronin,perball njeri-tjetrit.

"Mirembrema te gjitheve!" pershendeti Laina duke bere sikur fjalet e Bertes nuk i degjoi,u perkul te puthte Taminen e me pas u ul prane saj.

"Laina ky eshte Arlo Tim,djali i Bertes dhe Emilit." prezantoi Olta,gje qe nuk kish pse ta bente kur ata te dy njiheshin shume mire.

"Gezohem!" rroken duart te dy njeheresh.

Darka vazhdoi ne qetesi,biseda te perhershme te tyre,por kesaj rradhe bente pjes edhe Arlo,e ky i fundit i kishte hyre shume me qejf Oltes.Kete Laina arrinte ta dallonte ne afersin qe i krijoi ema.
Ne disa raste ne ajer hidheshin provokime nga ana e atij,e keto zor se mund te duroheshin per shume gjate.Per nje moment ai vuri re shenjen qe ishte krijuar ne qafen e saj,kete gje tjetra e kuptoi e per te mos u pare nga shume te tjere kaloi floket e saj ne ate pjese te qafes.Mendoi se keshtu nuk do dukej me!

"Laina mund te me besh nje nder te lutem." kerkoi Emili .

"Po sigurisht!Me se mund te te ndihmoj?"

"Te njohesh Arlon me kompanine.Dukeqenese edhe une do filloj te terhiqem pak nga pak mendova qe Arlo te kalonte ne vendin tim.Si thua?"

"Hem,po patjeter!" dha nje pergjigje te cilen asnjehere nuk do donte ta jepte.

"Fillojme qe neser atehere." tjetra tundi koken ne shenje pohimi.Syte hodhi nga te tijat dhe njohu shume qarte mbishkrimin qe mbanin ato: " Mireseerdhe ne flaket e mi!".Prej atyre flakeve deshiroi dy gjera te kunderta,te largohej dhe te perqafohej e digjej serisht prej tyre.

...
"Bir si tu duk vajza?" pyet Emili gjate kthimit te tyre per ne shtepi,pasi darka kishte mbaruar,e ata i kishin ndare rruget e tyre.

"Eshte nusja qe mamaja ka enderruar gjithmone,baba!" u pergjigj pernjehere.Dhe ajo qe une dua!-deshiroi te thonte...





Pjesa e dyte kjo per sot,ashtu sic edhe thash 😄😃 nuk e di nese do mundem per nje te trete dhe per kete nuk po premtoj gje ☺

MekatiTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon