-3- Babai

1K 90 49
                                    


* * *

E coroditur kishte dale nga puna dhe kembet i kishte lene te lire,pa ditur se nga i hidhte.Por ndiente,ndiente se ne nje vend mjaft te njohur per te po shkonte.Ne nje vend te afert!

Me pas ndjeu kembet te ndalonin dhe te pasmet e saj ndien dicka te ftohte!Nga e cila as materiali i pantallonave te veshura nuk e mbrojti.

"Ja ku jam pra!" foli ftohte e me ze te mekur.

"Shume barishte per tu hequr.Edhe keto lule qe duhen nderruar!E ky vend i joti qe duhet pastruar!Keto duhet t'i bej une apo jo?!Duhet t'i bej per ty!Te kujdesem per ty!Po ti per mua?Cfare je duke bere?A nuk duhej te me mbroje?Te ishte prane meje!Te kujdeseshe per princeshen tende,sic thoje dikur.Por princesha tani nuk eshte me e paster,ashtu sic duhet te jete.Ajo nuk e ruajti dot nderin e vet!Ti ku ishe gjate kesaj kohe?He!" nisi te fliste e lotet i la te lire. "A nuk je ti engjelli mbrojtes imi?Apo ato dreq perrallash qe me keni thene nuk jane asgje tjeter pervecse genjeshtra?Pse nuk po e mbron tet bije,apo mos ndoshta te dola kopile?" foli e nje dore e beri grusht teksa thellesisht merrte fryme." Ta ndjej mungesen!Me mungojne fjalet e tua!Me mungon ti!Ama ti ku je?!Ti prehesh i qete ne kete vend tille mbushur me dhé e me te tille je mbuluar edhe ti!Duhet te kujdeseshe per mua,te me mbroje,por ti c'bere?!Me le ne duart e njerit prej dashnoreve te time meje!Me le te perjetoja dhimbje,nuk u solle si baba!
Nuk u solle si i tille!Nuk u solle!" tha se fundmi dhe goditi me grushte qeramiken e forte.

U perkul dhe vendosi koken ne ate vend te piset. Nisi te ledhatonte ate pllake te mbushur me pluhur,ne te cilen ishte stampuar fytyra e qeshur e te atit.Atij qe premtimeve nuk u kishte qene strikt ne zbatimin e tyre.

U ndje e zhgenjyer!E zhgenjyer nga ai!Ai person qe si gjithkush edhe ajo e shihte si nje hero!Por si cdo hero edhe ai vdiq.

Ne fjalet e saj u ndje meria!Meria qe kish per gjithcka qe i kish ndodhur e per gjithkend qe nuk e kish mbeshtetur,por vetem poshteruar.Por kush te mbeshtet ne ditet e sotme,kush eshte ai qe te miren ta do e me ty eshte i verteti?!

Lotet i la te rridhnin e te lanin sadopak ate vend!Lotet qe ne njefare menyre u bene shoket e saj.Ata e shoqeronin ne cdo gezim,gje qe kish kohe pa ndodhur,e ne cdo trishtim,gje qe po perseritej cdo dite!E shoqeruesit e loteve kish fjalet.Fjalet qe ajo i thonte vetes se saj.

Prej xhepit te cantes nxorri nje fije cigare.E ndezi e me nje te thithur prej saj nxorri ate tymin gri.Tymin mbytes!Ai qe shperhapej e zhdukej ne ajer.Deshiroi te ishte si ai!
Pas asaj te thithure e vendosi prane fotografis se tij dhe u largua.

Hidhte hapat larg atij varri.Koken e kthente here pas here prapa!Nderkohe floket i binin ne fytyre e i mbulonin gjysmen e saj.Por ato fshinin dhe lotet qe pambarimisht dilnin nga syte e saj.Nuk thaheshin!

Hidhte hapa,por e pasigurt.E pasigurt per te ecur e per tu ndare nga ai.Ashtu sic ai ish ndare nga ajo!
E u kthye serisht.Jo prej pasiguris,por per te veshtruar cigaren e lene aty se si sa vinte e venitej.Sa vinte e zvogelohej per tu fikur ne fund.

E krahasoi veten e saj me ate cigare!E krahasoi me jeten e saj!Sepse djegia e saj ishte si jeta e njerezve,kush digjet me shpejt e kush digjet me ngadale.E personi qe e thith eshte PENGESA.Pengesat e dikujt jane me te veshtira,te pamundura dhe per kete arsye digjemi me shpejte,lodhemi me shpejte nga ato.Ndersa per te tjere pengesat jane me te lehta,me te perballueshme dhe djegia e tyre eshte me e ngadalte...

Liana besoi se cigaria e saj,jeta,po digjej me shpejte.Se shpejti do te fikej!Ajo nuk do mund te duronte me!

~~~

Mbremia e gjeti ne dhomen e saj. Vendi i perditshem gjate neteve te gjata te saj.

Qendronte prane dritares me nje liber ne dore e majte,e ne tjetren nje cigare,mike te sajen.Ate qe e kish nisur qysh pasi i ati i vdiq e fjalet e njerezve kunddrejt saj u perhapen.Cigaria dhe lotet ishin ato qe e shoqeronin gjate qendrimit ne shtepi kur te gjithe i kthyen shpinen.Shoqeria,te afermit,te panjohurit!Sepse dhe me keta te fundit sa here deshironte te afrohej,ishin shigjetat helmuese qe ia benin te pamundur...

Mbylli librin e lodhur e nga dritaria flakeriu cigaren e paperfunduar.Ishte ai momenti kur degjoi te qeshurat prej sorre te se emes.Ajo qe qendronte perkrah nje tjeter burri sot,ku nese nuk do ish per kete te fundit ajo me te ecuren e saj prej te dehure do te rrezohej ne oborr ose shkurt fare do kish vdekur!

"Shshshhh...Kotelja vogel eshte duke flejtur!Hahaaaa!" degjoi kesaj here zerin e saj neper korridor teksa qendronte ne dalje te dhomes se saj.

"E kush na qenka kotelja?" degjoi zerin e burreruar te atij mashkulli.Ku ndryshe nga te tjeret ky dukej si me i ri.

"Hah,sikur...sikur ta dish!" degjoi serisht ate tek fliste.E tani shqoi hijen e saj qe crregullisht levizte.

"Hec mbarojm pune shpejt e shpejt,se nuk po me plas per kotelen!" ia ktheu ai.E teksa kalonin prane deres se saj ajo i pa.Ai e pa,madje dhe e ema,ate.

"Oh bija ime,nuk paske flejtur!" u afrua prane saj dhe e perqafoi.Ndersa ai shihte me syte grabitqare te nje mashkulli trupin e Laines.Ndjeu deshire nga ana e tij,por jo frike per te.Sepse e dinte qe prej tij nuk do i vinte asgje e keqe,dhe kete nuk e kuptonte se si e ndjeu."Fli,zemer,fli qe te rritesh!" i foli serisht duke e zgjuar nga mendimet.

E aty ajo e shty.E shtyu per t'iu ndare perqafimit te saj.Per ta hedhur pertoke,aty ku e kish vendin.Sigurisht dhe qe t'i tregonte se nuk kishte me nevoje te rritej.Po a e kuptoi ajo?!Jo,e kete e deshmoi e qeshura e saj pasardhese!

Kerkoj ndjese qe nuk kam publikuar dje,por me mbaroi interneti,plus dhe si per fat te keq pjesa qe kisha lene pergjysem te shkruar,mu fshi...

Shpresoj t'iu pelqej kjo pjese dhe nese do kem mundesi do postoj dhe nje tjeter nga darka 😉

MekatiWhere stories live. Discover now