E Premte

1.2K 89 26
                                    


E premte.Me ne fund do veja ne shtepi te clodhesha pas nje jave te lodhshme pune.Te punosh si asistente personale e udheheqesit te modes,eshte nje pune sa e bukur po aq e mundimshme.Teksa po mendoja keto me vete me permendi zilja e telefonit.

-Dafne eja ne zyren time.

-Menjehere zoteri.

Hyra brenda ne zyre dhe shefi po merrej me nje sere dokumentash te cilat ndodheshin te shperndara ne tavolinen e tij.U afrova pa me thene gje dhe fillova te sistemoja letrat ,nje pjese e te cilave kishte rene ne toke.

-Dafne te lutem shko ne shtepi dhe beji gati rrobat.Kete fundjave do udhetojme per ne Miami.

-Kemi ndonje Konference zoti Oliver? Si me paska shpetuar keshtu ?!

-Jo.Do takojme prinderit e mi.Kete fundjave do hiqesh si gruaja ime.

-Po patjeter zote...prit ! Cfare?!

-Histori e gjate.Ta shpjegoj gjate rruges,avioni niset pas 2 oresh.Behu gati.

-Mire...

O Zot! Cfare ishte kjo?! E hutuar u ndesha me Selenen.Shpetoi paq pa iu derdhur kafeja per rroba.

-"Dafne ku shkon keshtu hutaqe" me tha Selena me veshtrimin e saj lozonjar.Selena eshte kolegia ime,asistentja e zotit Derek.Ajo eshte njeriu me pozitiv qe mund te takosh dhe shume e zonja ne punen e saj.Ne fakt ajo me mesoi menyren e punes kur fillova te punoja per here te pare per kompanine O&D collection.Zoti Oliver dhe Derek ishin bashkepronare ku Oliver merrej me teper me dizenjimin dhe Derek me menaxhimin e kompanise.

-Oh ,Selena! Me fal,ste vura re fare.Un po vete ne shtepi do bej rrobat gati per nje udhetim pune ne Miami.

-Po ne do drekonim bashke neser.Sa keq.Po mire hutaqe,ngelet per nje here tjeter.

-Ika ika tani,flasim gjate fundjaves...Do kemi shume gjera per te diskutuar.

-Cfare do te thuash Dafne?

Po une isha larguar nderkohe.Akoma se kisha marre veten nga ajo cfare me kishte thene zoti Oliver.Mezi prisja sqarimin e tij,kjo gje me siguri do ta kishte nje shpjegim logjik.Po ,po ashtu duhet te jete..Ohu Dafne sa shume e lodh trurin dhe ti.Tani qetesohu,merr fryme ,cdo gje do jete mire.Ska si te jete ndryshe normal.

Jetoja ne nje apartament te vogel ne Manhatan,rreth gjysem ore larg punes.Shtepia ime modeste eshte e mobiluar fiks sipas shijeve te mija dhe ne komoditet maksimal.Bera gati valixhen me lehtesi.Isha mesuar me udhetime pune.Zoti Oliver udhetonte shpesh dhe si asistentja e tij duhej te merrja pjese ne cdo udhetim pune qe bente per te mbajtur shenimet dhe gjera te tilla.Mos me keqkuptoni un e dua pune time,e adhuroj edhe te udhetoj.Zoti Oliver eshte njeri I mire.Sa here qe vemi ne vende te ndryshme me le kohe te lire te eksploroj vendin.Por kte here ishte ndryshe.Cfare tha ai? Ah po,do isha gruaja e tij kete fundjave. Huh! Mos valle ishte nje shaka? Kete do ta zbuloja shume shpejt.

D A F N EWhere stories live. Discover now