☆24☆

551 51 42
                                    

Erdhi mamaja nga Teksasi pa me lajmeruar. Ajo solli me vete me vete nje valixhe te madhe kristali. Edhe pse ne dhome ishte erresire, valixhja vezullonte dhe te magjepste njelloj duke te ftuar ta hapje.

-Mamush,ku e gjete valixhen? S'kam pare ndonjehere nje te tille si kjo.

-Pse Dafne,mendon se vetem ti e di se çfare eshte e bukura?-ma ktheu ajo me shpoti.

-Po çfare ke futur brenda? Me ke sjellur ndonjerin nga kuajt e shtepise? Ve bast se duhet te jete te pakten nje Poni.-i thashe me shpresen qe do ma aprovonte.

-Perse nuk e hap Dafne? Eshte e ytja ashtu siç ka qene e imja perpara teje.

Iu afrova valixhes se kristalte ,e cila ishte e madhe sa une ne kembe,dhe e gjere sa nje frigorifer. Ne çdo cep rrethohej me kristal, i cili ndryshonte ngjyren vazhdimisht nga roza,ne te bardhe,ne blu,ne te verdhe dhe me pas kur u afrova ta çelja morri ngjyren e kuqe e cila nuk iu fashit me. E hapa me kujdes se mos me thyhej . Nuk e kuptoja akoma se çfare kishte brenda,pasi çfaredo qe te ishte ,kishte persiper nje cope kafe te plote qe nuk te lejonte te shquaje asgje. E ktheva koken nga mamaja per ta pyetur me sy se çfare thesari kishte fshehur dhe ajo mu pergjigj :

-Vazhdo e dashur,zbuloje pelhuren ta marresh vesh.

E tunduar ,e terhoqa cohen me kujdes dhe e lashe te rreshqiste per toke. Arrita te shquaja formen e nje manekini ,dhe duke ja vendosur duart rreth belit,e nxorra qe aty si te mbaja nje femije. Dhoma nga gjysme erresire,u mbush me rreze drite dhe une e mamaja mbuluam syte me dore qe te mos verboheshim.

-Eshte me i bukur nga se e mbaja mend.-tha mamaja.

-Çfare eshte qe shkelqen kaq shume?-e pyeta pa i zbuluar akoma syte qe ta shihja vete.

-Hapi syte,tani eshte e sigurt ta shohesh.

Bera siç me tha ajo,fillimisht me medyshje dhe e frikesuar ndaj te panjohures,pastaj duke shqyer syte pa mundur ta perceptoja ne ishte reale apo enderr. Perpara meje,qendronte drejte dhe vezullues fustani me i bukur dhe me i bardhe i nuserise qe kisha pare. I gjithi ishte i bere prej nje cohe me luspa kristali,te cilat vezullonin nje bardhesi verbuese. E kisha te pamundur ta shihja per shume gjate pa ia hequr syte. Busti i tij ishte i prere ne forme zemre dhe ne menyre modeste lejonte formen e gjoksit te dilte ne pah. Deri ne bel vinte i ngushte dhe i ngjeshur pas trupit,me pas leshohej lirshem ne formen e nje tulipani,duke formuar nje bisht magjepses,nje meter te gjate. Pjesa e kembeve ishte ishte zbuluar ne menyre te tille qe te shquheshin vetem kepucet. Mamaja kishte menduar edhe per to. Nuk kisha vetem fustanin me te bukur ne bote,por edhe kepucet e mrekullueshme qe dukeshin sikur ishin bere enkas per ate fustan,me luspa kristalore qe vezullonin dhe nje fjongo trendafili te vogel tek pjesa e gishtave. Ishte kaq perfekte,mundesha vetem ta prekja lehtazi me dore,se mos thyhej e therrmohej dhe ta veshtroja pa u ngopur.

-Eshte vertet i imi?-munda te thoja,me ne fund.

-I gjithi i yti zemer.-tha mamaja me ze te ngrohte.

-A mundem...a mund ta provoj?-u ktheva duke pare nga mamaja.

-Sigurisht qe mundesh,ama duhet te besh kujdes te mos dalesh perpara pasqyres ndryshe te ze mallkimi i fustanit.-tha ajo.

-Mallkimi i fustanit?! Ky fustan qenka i mallkuar?!- pyeta e çuditur.

-Çdo gje ne dukje magjike,mbart ne vetvete mallkimin e saj.-tha ajo me ze te qete,sikur po me mesonte diçka qe supozohej ta kisha ditur.

-Pra me paske sjelle nje fustan te mallkuar.-arrita ti thoja.

-Nganjehere mallkimet jane bekim Dafne.

-Nuk e kuptoj,çdo te thuash me kete ? Si mundet nje mallkim te jete bekim?!

-Atehere me degjo me kujdes e vogla ime. Jo te gjithe mallkimet jane te keqija. Disa syresh te ndalojne te besh diçka qe mendon se eshte me e mira per ty,por ne fakt nuk eshte. Prandaj disa mallkime jane bekim,pasi te ndryshojne rrjedhen e jetes,duke bere ate qe duhet.-tha ajo duke i meshuar fjales se fundit.

-Si eshte puna me pasqyren?- e pyeta.

-Ndjell ters ta shohesh veten te veshur nuse ne pasqyre,perpara dites se dasmes.

-Cili eshte ne te vertete mallkimi i ketij fustani?-e pyeta kete here nga kurioziteti.

-Kete nuk e di mire as une vete ,e embla ime. Por mua me kane thene qe ndodh diçka e dhimbshme ose per ate qe e mban veshur ose per ate qe ajo do me shume.

-E çuditshme !

-Ashtu eshte vertet !-tha mamaja.

I kerkova te me ndihmonte te vishja fustanin. Fillimisht kisha frike se mos nuk me bente,ama kur arrita ta mbertheja dukej sikur ishte prere fiks per mua. Me vinte fiks pas trupit. Kete mund ta kuptoja duke e prekur me duar dhe hedhur syte poshte. Akoma nuk kisha veshur kepucet.

-Thua do me bejne?-pyeta mamane.

-Sigurisht qe po,jane masa jote.-tha ajo.

-Vertet? Po nuk paskan numer.-i thashe dhe u perkula te vishja kepucen e djathte.

Me binte per mrekulli,edhe e majta hyri me lehtesi. Qendrova per ca çaste e mahnitur pa mundur te thoja gje.

-Faleminderit mama,eshte dhurata me e bukur qe me keni bere deri tani.-i thashe teksa u afrova te puthja.

-Zemer,dukesh e mrekullueshme. Tani hiqe ta vendosim ne vend.

U merzita qe me duhej ta hiqja fustanin nga trupi. Meqenese nuk kisha zgjidhje tjeter, fillova te sillesha e te rrotullohesha duke bere pirueta ,si nje balerine, neper dhome perpara se ta zhvishja. Koha qe e mbajta veshur nuk me mjaftonte dhe doja ti shijoja sekondat e fundit.

-Bej kujdes se mos rrezohesh.-degjova mamane te me thonte.

-Jo ,jo nuk rrezohem pa merak.-i thashe duke e kthyer koken pas per ti buzeqeshur.

Sikur mamase tia kishte ndier zemra,mua mi ndrydh kemba dhe u plasa me fytyre ne toke. Perpara se te bija vendosa duart perpara qe te mos demtohesha. Fillova te renkoja,nga dhimbja e kyçit te kembes qe ndieja. Ktheva koken anash,me dhimbje, duke vene re qe isha rrezuar mu perpara pasqyres se madhe qe mbaja ne dhome.

-Mos ! Mos e shiko veten !- tha mamaja e cila rendi te me vinte afer te me ndihmonte te ngrihesha.

-Nuk kam gje !- i thashe dhe vendosa pellembet ne toke qe te mund te ngrihesha me me lehtesi.

Mamaja me doli perpara te me ndihmonte,duke u munduar te mbulonte pasqyren me trupin e saj. Por kjo ishte nje perpjekje e kote. Edhe pse me kishte dale perpara arrita te shihja pjeset anesore te fustanit. E magjepsur nga pamja ne pasqyre,e largova mamane qe te mund ta shihja veten ne teresi. Duke iu afruar pasqyres gjithnje e me afer,u ktheva nga mamaja dhe i thashe :

-E shikon mama ? Nuk ndodhi asgje e keqe. Sa shume supersticionet i ke !

Ajo kishte mbuluar gojen me dore dhe duke shqyer syte tregonte me gisht drejt meje.

-Çfare ?- i thashe e turbulluar,dhe u ktheva nga pasqyra te shihja çfare po ndodhte.

Luspat kristalore filluan te zhdukeshin. Ato sikur po perthitheshin brenda. Ne ate moment ndjeva therje te medha,ne te gjithe gjatesine e trupit. Kristalet po me hynin brenda ne trup,sikur po me nguleshin mijera gozhda njeherazi. Klitha nga dhimbjet dhe fillova te perpelitesha. Fustani i bardhe si debora,i be i gjithi i kuq nga gjaku qe me rridhte. E pafuqishme te qendroja ne kembe,u rrezova ne toke,pa e kuptuar vertet se çfare po me ndodhte. Shikimi filloi te me mjegullohej ,ama arrija ta shquaja mamane e cila mu afrua tek koka duke qare.

-Eshte mallkimi i fustanit e vogla ime ! -tha ajo dhe me pas çdo gje mu erresua.

D A F N EWhere stories live. Discover now