☆19☆

594 49 13
                                    

Prita ne zyre,deri kur me lajmeruan qe kishte ardhur porosia. Me dritheronte fakti qe do me duhej te perballesha me Oliverin serisht. Po sikur te me thote ndonje gje? Po sikur te jete penduar qe me tha se me do? Keto dhe qindra pyetje te tjera te kesaj natyre me bluanin ne koke.

Nuk doja te hyja ne zyren e tij ama po me protestonin zorret. Duhet te ushqehem. Nuk eshte se sushi eshte ushqimi im i preferuar,por tashme me dukej si gjeja me e shijshme qe ekzistonte. Keshtuqe iu afrova deres me nje vetebesim te lindur nga uria. Jashte zyres se tij ndodheshin tre nga punonjesit te shtangur nga habia.

-Ç'beni keshtu ?-iu drejtova.

-Shefi nuk eshte ne humor. Po perpiqemi te kuptojme perse.

- Sa e pa hijshme nga ana juaj ! Nuk shkon keshtu jo,shperndahuni menjehere. Do bej sikur nuk e kam pare kete skene.

Ato u larguan duke mermeritur neper dhembe fjale bezdie. Mesa duket jua paskam prishur qejfin. Por as qe me interesonte. Kjo sjellje ishte jashte etikes se edukates dhe asaj te punes. Ama nuk do ia tregoja Oliverit . Çfare do qe ta kishte acaruar mjaftonte. S'do i hedh benzine zjarrit edhe me kete.

Dera e zyres se tij ishte pakez e çelur. Ndaj edhe ishin rreshtuar punonjesit ! Toni i zerit qe po perdorte ishte i larte dhe i ashper. Do trokisja te hyja brenda,por degjova te permendej emri im dhe ngriva ne vend. Nuk kisha deshire aspak te degjoja se çthuhej,por ishte e pashmangshme qe veshet e mi te mos e deshifronin tingullin e zerit te Oliverit.

-Jo ! Nuk eshte ashtu,baba. Mjaft e quajte Dafnen te tille.-tha Oliveri. Sa keq qe babai i tij nuk me pranon per djalin e tij. Kaq e keqe qenkam valle e nuk e paskam ditur? Diçka e tille me beri te ndihesha tmerresisht keq. Pas nje suspance te shkurter Oliveri vazhdoi te thonte :

-Jo ,jo ! Nuk me do per para,ta siguroj. Jo se te intereson,ama per dijenine tende baba duhet ta dish qe Dafne eshte shume me e pasur se ne... Jo as une nuk po rend drejt pushtetit,kam mjaftueshem per te jetuar i lumtur,une,femijet e mi,dhe niperit e nipave e mbesave te tyre,edhe sikur ti te me heqesh nga trashegimia ! Nuk me intereson shantazhi yt.

Zemra filloi te me rrihte fort dhe frymemarrja te me shpejtohej. Sigurisht qe Oliveri e njihte familjen time,qe kur bera intervisten per vendin e punes. Puna qendron se babai im zoteron tre fermat me te medha te Texas-it,te cilat vleresohen me miliarda dollare. Perse punoj une? Sepse dua te ndjek hapat e babait tim. Ne fillim dhe ai ishte si une,nje i ri plot shpresa e enderra,i cili me pune e me vullnet arriti te ngrinte nje perandori. Tani,nuk eshte se po pretendoj te krijoj kompani te permasave te babait tim apo te Oliverit, ama po punoj te behem dikushi ne jete. Dua te njihem per kete qe jam,jo si vajza e John Mckenzi,apo si gruaja e Oliver Stringheart. Gruaja e Oliverit ! Sa i larget me duket ky mendim tani. Nuk dua te prish harmonine e familjes se tij. Nje e padeshiruar nuk arrin te marre kurre vendin qe i takon dhe une kam mjaftueshem respekt per veten,sa ta kuptoj kur eshte koha te bej nje hap pas. Mbase nuk eshte e thene per mua te provoj dashurine me Oliverin,edhe pse zemra me sembon sa here qe them emrin e tij,qofte me mendje apo me ze.

U perhumba ne mendimet e mia,pa e kuptuar qe vazhdoja te qendroja jashte deres,e pa fuqishme te hyja brenda e ti nderprisja ate bisede,ku personazh kryesor isha une. Ai po grindej me babane e tij per fajin tim. Ne qofte se deri dje prinderit e tij ngulmonin qe Oliveri te fejohej,e te behej nje familjar siç ishte dhe babai i tij,tashme ato per nje arsye te cilen as une nuk e kuptoj dot,deshironin ta ndanin nga mua. Pikerisht ne momentin qe ne te dy i kemi shprehur dashurine njeri -tjetrit. Do doja te mos e kishim bere,keshtu mbase do ishte me e lehte te ndaheshim. Nuk dua te arrije puna deri tek ndarja ,ama çdo dite e me shume po me duket e pashmangshme. Sa shume gjera mund te ndryshoje nje fundjave ! Jo vetem fatin,por edhe zemrat e emocionet.

-E ke fjalen per Barbara Cross? Çdo gje mes nesh ka marre fund para disa muajsh.-me permendi zeri i Oliverit. Barbara mesa mbaj mend,ishte modelja e fundit me te cilen eshte shoqeruar Oliveri. Nje dinake e vertete. Kurre nuk me ka pelqyer ajo femer,por ne nje feste te organizuar nga kompania,dukej se per Williamin ishte nje vajze teper e dashur dhe sharmante. Mbase vajza si Barbara,i shihte te pershtatshme per djalin e tij.

D A F N EWhere stories live. Discover now