☆36☆

370 30 5
                                    

Pjesa tjeter e udhetimit kaloi duke i hedhur shikime vjedhurazi njeri-tjetrit,e duke buzeqeshur me vete. Ne mendjen time kalonin skena te ndryshme filmash,ku publiku brohoriste ne padurim fjalet "Epo puthuni tashme !" Edhe une ashtu ndihesha,por per fat te keq,i vetmi publik qe kishim ishim ne te dy. Nuk do na inkurajonte njeri qe te putheshim. Duhej ta benim vete,por une se kisha kurajon dhe Oliveri akoma po maste temperaturen e ujerave. Pavaresisht deshires sime qe ajo shetitje me makine te zgjaste pafundesisht,nuk kaloi shume dhe pallati ku banoja,zgjaste koken pertej pemeve te larta qe ndodheshin trotuareve. Oliveri ndali makinen ne hapesiren e rezervuar per parking . Erdhi koha qe te zbrisja.

-Pra ja ku arritem.-i thashe me nervozisem te cilin as vete nuk e kuptoja.

-Tani duhet te ndahemi per pak çaste,ama do vi te te marr serisht.-tha ai.

-Po. Shihemi se shpejti atehere.-ia ktheva.

Zbertheva rripin e sigurimit dhe arrita per dorezen e deres. Atehere ndjeva doren e Oliverit te me mberthente me butesi kyçin e dores se majte. Ktheva koken te kerkoja shpjegim dhe vura re qe ai e kishte ngushtuar distancen mes nesh.

-Mendove se do shpetosh kaq lehte nga une ?-tha ai duke me buzeqeshur embel.

Priti nje çast te merrte konfirmimin tim me sy,dhe pasi vuri re driten jeshile qe ndizej nga syte e mi te kafte,buzet tona u bashkuan ne melodine e embel te puthjes. Ne mendjen time perfytyroja çastet kur hidhen fishekzjarret dhe qielli i zi merr ngjyra te qeshura. Fluturat ne stomakun tim shpeshtuan rrahjet e kraheve dhe ndaluan kur ai i shkeputi buzet nga une. E merzitur si nje femije i llastuar,te cilit ia heqin çokollaten nga duart,Oliveri nuk mundi ta permbante te qeshuren.

-Mund te shkosh tani.-tha ai embel.

-Em..Ah ! Po...Ne ketu,shtepia, do iki .Shihemi. -thashe akoma e trazuar.

Dola me te shpejte nga makina,duke e perplasur deren me fort nga ç'deshiroja. Ama nuk e ktheva koken pas. Nuk i degjova as fjalet qe tha Oliveri pasi mbylla deren. U largova duke folur me veten." Dafne ti duhesh te jesh njeriu me i çmendur qe ekziston. Ste kuptoj fare. Edhe do qe te te puthi edhe merzitesh pasi e ben." Ndersa beja me shenja me duar,pa e kontrolluar veten dhe pa e vrare mendjen qe rreth e rrotull kishte levizje,degjova zerin e Oliverit te me therriste :

-Dafne prit pak !

-Po ti ?-i thashe duke u skuqur. Valle sa nga mendimet e mia te shprehuar me fjale kishte arritur te degjonte. Budallaçke ! Si mbaje dot fjalet deri brenda ne shtepi. Fillin e mendimeve te mia e shkeputi serisht zeri i tij.

-Dafne po me degjon?

-E? Ehem..po.-qerova fytin,ne pritje te arsyes qe e kishte bere te me ndiqte nga pas.

-Une,em...kisha frike se nuk me degjove çfare te thashe,pasi dole nga makina.-tha ai,dhe kete here ishte rradha e tij te nervozohej.
E kisha shikuar shpesh Oliverin ta bente ate gjest kur nervozohej apo ndihej ne siklet. Ai ngrinte krahun e tij te djathte ,dhe kruante fundin e kokes. Kjo levizje i nxirrte ne pah muskujt mesmerizues te kraheve. Me kishin hipnotizuar sa e sa here,por çdo here ia kisha dale mbane te permbahesha. Ama tani gjerat ishin ndryshe,un mund tia lejoja vetes te enderroja me syte hapur.
-Te thashe qe... te dua! Por ti u largove aq shpejt sa jam i binduar qe nuk me ke degjuar fare.-tha ai.

I buzeqesha lehte. Ishte e vertete qe nuk i kisha degjuar fjalet me te rendesishme. Me erdhi natyrshem te afrohesha tek ai. U zgjata ne maje te gishtave dhe e putha lehte ne buze.
-Edhe une !-i thashe dhe hyra brenda ne pallat,duke e lene Oliverin perjashta ne kembe edhe per ca çaste. Ai nuk u largua derisa u sigurua qe une ndodhesha brenda zones se sigurte. Ktheva koken pas duke e shikuar pertej xhamit te deres . Ai qeshi dhe me pershendeti me dore,si nje adoloshent germezoi fjalet " Te dua ", gje qe beri qe une te shpertheja ne te qeshura. "Je i çmendur",ia ktheva une. Oliveri ngriti supet,sikur donte te thonte qe s'kam çfare te bej dhe me pas u largua me hap te shpejte drejt makines.

D A F N EWhere stories live. Discover now