E Hënë

613 54 31
                                    

Ah ! Sa zhurme te çuditshme ben ky alarmi !
Duke u rropatur neper mbulesat e shtratit,u kujtova se ku e kisha blere. Ne nje dyqan sendesh te perdorura, ne te cilin parate qe mblidheshin aty nga shitja e objekteve dergoheshin per bamiresi per femijet jetime. Me kujtohet qe nuk me pelqente asgje,por smund tia lejoja vetes te largohesha pa lene ca leke per bamiresi. Femijet jane pika ime e dobet. Ato e meritojne te gjithe dashurine e botes. Tani ,une e di qe parate nuk mund ti falin dashuri njeriu,ama munden te permiresojne kushtet e tyre. Kaq mjaftonte te dija.

Bera te le ca leke tek kutija e dhurimeve ,kur me zuri syri,ne nje qoshe tek rafti perballe,nje ore te verdhe komodine,e cila siper kishte nje koke rosaku plastike. Do e marr mendova,pa e bere te gjate. Arketarja me tha qe kushtonte 10 dollare. Mora oren time dhe u largova qe aty.

Kur vajta ne shtepi hoqa alarmin e vjeter qe mbaja mbi komodinen prane shtratit ,dhe vendosa oren time te re me rosak. E kurdisa,te me zgjonte ne mengjes. E kujtoj mire sa keq jam trembur diten e pare,kur ne oren 6 te mengjesit degjova ca "Quak,quak".

Tani po e degjoja serisht. Thuajse çdo dite per te qene e sakte. Leviza doren qorrazi mbi komodine,deri kur preka koken rrumbullake te rosakut. Duhej ta terhiqja lart qe te pushonte. Deri sa arrita ta beje ate veprim,mu kthjellua truri dhe leviza nga vendi.

E perhumbur vajta ne banjo per te bere dush. Hyra sy mbyllur ,pasi njihja çdo centimeter te shtepise. E bej shpesh kete gje. Vuaj per gjume. Mbase Oliveri ka te drejte kur me thote qe jam gjumashe. Hmm Oliveri... Oliveri!

I hapa syte ,per tu penduar menjeher pasi me hyri shampoja ne sy . Kto solucione djegin si dreqi. Arrita ta pastroj syrin dhe dikur mu qetesua,ama ngeli i skuqur e me bezdiste.

Kisha kaluar nje nate te qete duke harruar çdo gje qe kishte ndodhur gjate fundjaves. Por per fat nuk i shmangem dot realitetit. Nuk e di se çfare me pret sot. Fillova te behem gati per pune,duke ndjekur perpikmerisht rutinen time te mengjesit. Ne fillim bej nje dush te shkurter,thaj floket dhe zgjedh me kujdes rrobat. Me pas i gezohem tasit me drithera dhe filloj pertypem deri sa i mbaroj. Kam nevoje per nje diete te re,te pakten per mengjesin te cilin e anashkaloj gjithmone ngaqe nuk kam kohe te gatuaj. Detyra me therret.

Ne ore 7 e 30 minuta me priste poshte shoferi i kompanise,te cilin Oliveri e kishte zgjedhur qe ne fillim qe te me percillte mua ku do qe kisha nevoje per pune,perfshire ketu dhe transportin nga shtepia ne pune,dite per dite. Edhe Selena ka nje shofer te caktuar posaqerisht per te. Kuptohet qe jo te gjithe punonjesve ju sigurohej transporti me shofer personal,ndaj ndihesha me fat qe e kisha nje te tille. Jo se e doja per tu dukur,por e verteta qendron ne faktin qe jam nje shofere tmerresisht e keqe dhe do me duhet te udhetoja me taksi gjithe kohes.

Arrita ne kompani shendosh e mire ne oren 8 si gjithmone,duke ju kthyer pershendetjet e mengjesit mbi 10 punonjesve. Te gjithe duan te te flasin e te miqesohen me ty ,kur je kaq prane shefit. Ndaj nuk ju besoja dhe aq miresjelljes se tyre te dyshimte. E vetmja shoqe e vertete qe kisha aty ishte Selena. Dhe skerkoja tjeter.

-Miremengjes Dafne !-tha Selena teksa me afrohej me nje dosje ne dore.

-Mirmengjesi Sel ! Hey me fal,nuk arrita dot te te telefonoja mbreme. U kthyem vone dhe vajta drejte e ne gjume.

-Dukesh dukesh. Akoma i ke syte e skuqur.-tha ajo.

-Nga shampoja. Kaq shume vihet re?-pyeta e shqetesuar duke vendosur gishtin instiktivisht tek syri i djathte qe akoma me digjte pak.

-Mos e vrit mendjen,dukesh per bukuri.

-Faleminderit Sel,je me e mira.

-Shihemi pas pak Dafne,me duhet tia dorezoj dosjet zotit Derek. Do beje mbydhjen mujore. Do qendroj gjate ne pune sot,eh!- tha ajo.

-Ta mendosh qe eshte vetem e hene ! Por ti te pakten do e kesh me te lehte se une.-ia ktheva.

-Çdo thuash me kete? -me pyeti ajo.

-Selena ! Ku ndodhen dosjet e mia?-u degjua zeri i zotit Derek qe vinte nga zyra e tij.

-Shko.-i thashe.

-S'kam mbaruar pune me ty.-me tha teksa largohej.

I buzeqesha,por nuk zgjati shume. Tashme ndodhesha perballe zyres se Oliverit. Duhej te hyja te benim planin ditor. Te rishikonim axhenden. Trokita me ndrojtje dhe hyra brenda pa pritur pergjigje.

U perballa me nje pamje jo te kendshme. Mbi tryezen e tij te punes,ishte ulur Samanta White,nje nga modelet qe po perpiqeshim te benim per vete qe te behej imazhi i linjes se re qe do nxirrnim ne treg.

Po qeshte dhe i prekte pellemben e dores Oliverit me gishta. Sa provokuese ! Me e keqja eshte se edhe ai po ia kthente buzeqeshjen ne te njejten menyre.

-Dafne,eja ,hyr !-tha Oliveri sapo vuri re prezencen time.

Une u afrova duke e pershendetur Samanten me nje levizje koke ,nderkohe qe ajo me hodhi nje veshtrim gjithe pertese,sikur i kisha prishur diten.

-Pra do e mendosh oferten tone? Jemi te hapur te degjojme kerkesat e tua. Do deshironim te te kishim ne personel.-i tha Oliveri.

-Menaxheri im do ju kthej pergjigje se shpejti.Shihemi Oliver-tha ajo me nje ton lozonjar,nderkohe qe u ngrit nga tavolina dhe doli nga zyra.

Po e shihja shtrember ,duke ndjekur me sy te ecuren e saj te perdredhur,thuajse do thyhej ne mes. Tipike modele !

-Ngadale se do nxjerresh zjarr nga syte.-tha Oliveri duke me terhequr keshtu vemendjen.

-Oh,hey nuk eshte ashtu siç duket.-i thashe e zene mat.

-Eshte me keq. Mos u bere xheloze Dafne?-tha ai dhe ia plasi te qeshures.

-Jo çne ,pse e thua kete? S'kam perse. Apo kam?-llomotitja pa kuptim.

-Hmmm..nuk ke arsye perse te kesh.-tha ai duke u ngritur ne kembe nga karrikja e duke u afruar tek une.

Sa me shume afrohej aq me teper zmbrapsesha mbrapa,deri kur hasa faqaten e murit. Ai vendosi njeren dore ne mur dhe perkuli pak koken,duke bere qe shikimet tona te nderthureshin.

-He pra...Kete thashe dhe une.-belbezova.

Ne ate moment hyri ne zyre zoti Derek. Pa trokitur. Si hyn njeriu pa trokitur.

-Oliver do i shohim pak bilancet..oh,mos po ju nderpres gje?-pyeti ai nderkohe qe ne u larguam me shpejtesi nga njeri tjetri.

-Jo ! Dafne sapo largohej. Pres kataloget e rinj pas gjysem ore Dafne.-me tha ai dhe me beri shenje me koke qe mund te largohesha.

Dola nga zyra me nxitim,per te shkuar ne zyren time qe ndodhej ngjitur me ate te Oliverit. Me vlonte gjaku dhe me ishin skuqur faqet. Do doja qe zoti Derek te mos na kishte pare fare. S'eshte se po benim gje,ama edhe ai u çudit nga afersia jone.

Freskova faqet me ujin qe ndodhej tek shishja qe kisha mbi tryeze dhe u ula ne karriken time. Skaluan shume çaste vetem deri kur erdhi Selena brenda.

-Dafne a do i tregosh tani shoqes tende te zemres se çndodhi keto dite qe humbe gjurmet?-tha ajo nderkohe qe hyri si ne shtepine e vet,pa pritur ftese dhe u ul ne poltronin e bardhe qe kisha ne zyre.

-Ske ndonje pune per te bere ti?-ia ktheva.

-Jo,tani per tani jam e gjitha per ty. He de jepi,po pres. Me trego ndonje gje. Shuama kureshtjen.-ma ktheu ajo

-Çfare te them?

-Si ia kalove ne Miami? Ndodhi ndonje gje interesante?-pyeti ajo

-Nese me intersante quan,thuajse e mbytesh ne det nga dallget e pastaj ne rrezik nga peshkaqenet,atehere po. Shume interesante fundjava ime.

-Wow ! Moj vajze po ti je per tu bere legjende. Duhet tua them te gjithve bemat e tua.-tha ndersa po largohej.
-Se desh harrova. Kam nje lajm bombastik per te te thene. Por nga darka. Behesh dot te dalim per pije si ne kohet e vjetra?-tha ajo.

-Se di,se besoj . Jam akoma e lodhur.

-Po mire ,si te duash. Ti humbet. Muah!- me puthi ne ajer dhe u largua si era,ashtu siç edhe kishte hyre.



D A F N EWhere stories live. Discover now